Wednesday, October 30, 2013

Pune qejfi...qejfo pune :D

Nje nga gjerat per te cilat une e quaj veten me me fat ne kete jete, eshte fakti qe ne cdo ambjent pune ku kam qene, jam perballur me nje ambjent dhe njerez te jashtezakonshem te cilet ma kane bere ta shoh punen me shume se sa si pune, si qejf. Duke filluar nga eksperienca ime e pare te Paloma, ku pervec shefave te cilet me shume se sa shefa, i kisha shok e shoqe, edhe stafi ishte i perbere ne pjesen me te madhe ne ato qe i kam mikesha te ngushta edhe ne jete. Imagjinoni pak vete se ccfare ambjeti simpatik...ku cdo dite cohesh me qejf per te vajtur ne pune. Per te vazhduar me pas me radio NRG, ku stafi, duke filluar nga drejtoret jane njerez te jashtezakonshem me te cilet ke kenaqesi te punosh. Ne "Thumb" po ashtu, ato pak bashkepuntor qe jane, me te gjithe kam nje marredhenie te shkelqyer, per te ardhur deri te stafi i "Top Show" me te cilet edhe vete jam habitur, sepse i kane kaluar te gjitha pritshmerite dhe parashikimet e mia. Fillimisht kisha shume droje se si do te pritesha ne nje ambjen te ri, ku nje pjese e madhe e stafit ishte e konsoliduar tashme, por me mjaftoi vetem nje jave per t'u ndjere si ne shtepi. Eshte nje ambjent shume miqesor, njerez me te cilet ti ke qejf te punosh, por edhe te argetohesh, sicc edhe beme fundjaven e shkuar, ku vendosem qe mbledhjen e zyres ta spostonim ne nje lokal shume simpatik, te cilin te gjithe e njohin "Te Shaba", per te cilin kisha degjuar shume, por nuk kisha qene asnjehere. Kuptohet qe ne "mbledhje" u fol per gjithcka pervecse per pune :P, qeshem shume, patem edhe ndonje debat te vogel per tema te nxehta si marredheniet femer mashkull :P dhe ne fund une per vete, por jam e bindur edhe koleget e mi, po presim me padurim "mbledhjen" tjeter. Tani, une shpresoj qe mbas ketij posti "xhelozet mos te na marrin me sysh :P dhe mbi te gjitha uroj qe deri sa te dale ne pension, ne cdo ambjen ku do te punoj te jem e "bekuar" nga njerez dhe staf sic i kam pasur deri me sot :D
Kuptohet qe nuk mund te lija pa shkrepur edhe ndonje foto me veeshjen, e cila ishte pak vitet 70, pantallona me belin lart, model cowboy qe une e kam deklaruar tashme qe i dashuroj dhe nje kemishe me kuadrata e lidhur ne mes. 


16 comments:

  1. Veshja jote me pelqen shume shuuummmeeee....Komplimente :)

    ReplyDelete
  2. Me pelqen mesazhi qe transmeton ne kete post. Edhe une kam qene fatlume ne kete drejtim. Koleget i kam te gjithe ndjeshem me ne moshe se une dhe pata shume ndroje ne fillim. Tani pas 3 vjetesh ndihem aq mire sa me shaka them se kam 4 nena , nje ne shpi dhe 3 ne zyre. Eshte vertete fat i madh....tani po mendohja ehde une sot xhinse me kemish me kuadrata, ta lidhe kete kemishen apo mos do me shohin shtrember grate e zyres....:P

    ReplyDelete
  3. Lum si ti,edhe une ja kaloj mire me ata te punes,por gjithçka ngelet te respekti reciprok.Tek e fundit jane italiane......dmth te sjellshem e te kujdesshem per gjithçka,po mbrapa kraheve i marrin te gjithe neper goje....kushedi ça thone edhe per mua :P
    Shefi perhere na sjell dhurata kur kthehet nga udhetimet e punes,duhet te mendoj t'i sjell edhe une naj shishe raki nga Albania :PPPP
    Me pelqen veshja,por kemisha do me pelqente me shume e palidhur :)
    M.

    ReplyDelete
  4. aulona <3 smendoj se ngado qe shkon gjen staf aq miqesor sa thua,per mua je ti ajo qe je miqesore qe adoptohesh nga cdokush nga cdo nivel.. edhe une qe ste kam takuar as1here (qe uroj me shpirt te vije nje dite) me duket sikur kam nje jete qe te njoh... je e thjeshte e sinqerte e hapur e zgjuar tgjitha i ke,,cfar duhet me ?te :* fort <3

    ReplyDelete
  5. Aulona sa shume me pelqeka ky kombinimi. Yll fare.sa per ate qe ke shkruar nuk di cte them se nuk kam qene ndonjehere ne pune se jam ne shkolle akoma :P ishalla kam dhe une fatin tend :P

    ReplyDelete
  6. Sa shume miresi dhe pozitivitet ke brenda vetes Aulona!! Dhe kur je e tille,rrjedhimisht ben edhe gjera te bukura dhe ke marredhenie te mira me njerezit! Kam pershtypjen se eshte merita jote qe pershtatesh kaq mire dhe duhet te ndjehen me fat koleget e tu per nje bashkepunetore si ti! Sa per veshjen,ty te shkon ky stil.Keto pantallonat te rrikan shume bukur.Si gjithmone e kujdesshme ne zgjedhjet e tua!! Te puth !!!

    ReplyDelete
  7. Aq shume sa punon, besoj se do ta mohosh dalien ne pension.
    Kombinimi shume i bukur dhe peisazhi mbrapa shume i goditur :)

    ReplyDelete
  8. ...edhe ne mes te gurve, ne maj te takave ...apo cfaredo quhen ,,,edhe pse nuk duket ca jan nga kembet
    serish te japin pershtypjen e dickaje sikur je ne stol dmth taka ose platform gjithsesi ne maj te gurit edhe ne maj te takave......

    ReplyDelete
  9. Lum ti qe ngado ku punon gjen staf miqesor! :) Une nuk e kam patur kete fat edhe pse si tip jam miqesore .... gjithsesi kam ruajtur marredhenie konstante vetem brenda punes, pa kafe, dreka, darka jashte orarit. Veshja me pelqen, me duket tip country dhe me pelqen detaji kemishes lidhur ;)
    Te pershendes
    N

    ReplyDelete
  10. Ti mund ti dashurosh moj te keqen pantallonat cowboy por a shihesh ndonje here ne pasqyre para se te dalesh nga shtepia????? Nuk e besoj se ne te kundert do tmerroheshe se sa keq te rrine, te lutem disa veshje te '93 edhe mund ti hedhesh se sje as nga Gjirokastra

    ReplyDelete
  11. kemisha eshte sh ne mode sivjet,sa per pantallonat snuk fare.

    ReplyDelete
  12. aluna lexoje icik kete hahah.shyqyr kemi byth e po na nderon:-)
    http://www.balkanweb.com/metropol/2693/femrat-me-prapanica-t--m-dha-jan--m--t--zgjuara-156493.html

    ReplyDelete
  13. Sa bukur sfondi mbrapa ne foto !!! Paske kenaqur edhe smirushet ;-)))
    Sa per ambjentin ne pune ke kaq shume pozitivitet qe besoj di vazhdosh te gjesh ambjente keshtu :-)))
    k

    ReplyDelete
  14. snuk per pantallonat :S

    ReplyDelete