Pak me vonese, por ja ku vjen dhe posti i se enjtes se shkuar te "Top Show Magazine". Ky do te jete nje post i perjavshem tanime, duke i dhene keshtu mundesine edhe atyre qe nuk kane patur mundesine ta shohin live, por mbi te gjitha te gjithe atyre qe jetojne jashte Shqiperise dhe qe, sidomos ne faqen time ne Facebook me kerkojne here pas here nje link ku mund te ndjekin "Top Show Magazine". Per t'ja bere me te lehte une do t'i bej postet gati bashke me link dhe disa foto dhe do t'ja u jap llokum te goja :P Ama ne kete jete asgje nuk eshte falas, keshtu qe edhe ju duhet te me thoni ne pjesen e komenteve mendimin tuaj te sinqerte per cdo puntat :P Sic kam shkruar edhe ne postin e kaluar ne lidhje me Top Show Magazine, ky eshte nje nder ato raste kur une me te vertete do ta vleresoja nese ju do te me dedikonit disa minuta nga jeta juaj per te me shkruar mendimin, pershtypjet, sugjerimet dhe kritikat ne lidhje me emisionin dhe cfare mendoni se mund te permiresohet :) Jam e sigurte qe ne kete blog kam disa mikesha te mira, qe nuk do te kursehen ta bejne kete :)
Ta leme pak permbajten dhe te flasim per formen, e cila per fat te keq shpesh eshte ajo qe merr dhe vemendjen kryesore. Ve re neper rrjetet sociale, edhe gjate kohes qe "Top Show Magazine" eshte live, qe nje pjese e madhe ne vend te perqendrohen te biseda, tek ajo qe eshte duke u thene ne studio, mendjen dhe komentet i kane per veshjen, pamjen, looku-un, make up-i, floket. Nga njera ane e kuptoj shume mire qe kjo eshte mese normale, sepse persa kohe del ne ekran pamja e jashtme luan nje rol shume te rendesishem, por nga ana tjeter do te doja qe ne nje emision qe ne qender te tij ka debatin, biseden, fjalen, pikerisht kesaj te fundit ti kushtohej vemendja me e madhe. Dhe pasi shkruajta gjithe kete, kushedi se sa e cuditshme do te duket fjalia qe vjen tani...qe te enjten e shkuar mua me pelqeu shume vetja ime hahahahaha Ne fakt me pelqeu si forma, edhe permbajtja dhe kete qe sapo thashe mos ma merrni fare si mungese modestie. :P Besoj se secilit prej nesh i ndodh ndonjehere qe te ndihet 100% i kenaqur me veten e tij. E di qe kjo ndodhe rralle, ama ndodh. Dhe mua kjo me ndodhi te enjten e kaluar. Si nje vajze qe gjithmone ka qene e dashuruar me ngjyrat e ndezura dhe qe mendonte se e bardha, apo e zeza nuk i shkonin shume, eshte e habitshme sesa shume ka filluar te me pelqej jo vetem kur e shoh tek te tjeret, por edhe te vetja ime, ky kombinimi bardhe e zi. Dhe pikerisht nje te tille zgjodha te enjten e kaluar. Kuadratat kaq shume ne mode kete sezon, mendoj se ngjajne shume bukur ne bustin qe kam veshur, i cili me pantallonat e bardha me nje vije te zeze ne secilen ane, ka bere qe kombinimi te dale i kendshem. Te pakten une keshtu mendoj :P Por pjesa qe me pelqen me shume dhe per te cilen kam marre dhe komplimentat me te medha jane floket. Edhe vete kur pashe videon ne Youtube nuk me besohej qe ato ishin floket e mi. E gjitha eshte merite e parukieres Jetmira Dushi qe nuk e di se si, por ka bere mrekulli me flokun tim. Shto ketu dhe grimin e grimereve te Top Channel dhe he me thoni ju, kam faji une qe me pelqeu vetja? Hahahahahaha Si per te prishur syrin e keq, jane fotot te cilat kane dal mysybet. Duke qene se jane bere ne nje ambjent te mbyllur, me ca drita jo shume te pershtatshme, shto ketu edhe faktin qe u shkrepen pasi emisioni mbaroi, u beme vone se Fatmen po e priste makina ta conte ne shtepi, mua me dhimbnin kembet nga kepucet dhe kishim ftohte, shkrepjet u bene shpejt e shpejt e shkel e shko. Rezultatin e shikojme te tere! Thuaj shyqyr qe eshte fotografi i Top Channel qe shkrep disa foto te bukura gjate emisionit live....
Kaq kisha une per sot...Tani e keni radhen ju :P :)
te them te drejten mua me pelqen gjithcka un per vete sdo kisha kritik. ti nje mrekulli e vertet, po te them te drejten me shume se gjithshka me pelqej floket. A
ReplyDeleteBardh e zi shoqeruar me buzet e kuqe dhe nje krehje te thjeshte eshte gjithmone nje kombinim i sigurte me shume klas dhe elegance! Kur kesaj i bashkohet edhe eleganca trupore si ne rastin konkret del nje pamje perfekte!! ;) Top Show kete sezon eshte per te mos u humbur! Te pershendes Aulona!!!
ReplyDeleteAulona ti me pelqen shume edhe si flet edhe si vishesh edhe si thumbon..nuk mund te them te njejten gje per Fatmen e cila sikur ka marrE pak kot..dhe behet pak antipatike duke nderhyre edhe duke folur pak si shume
ReplyDeleteFoto e pare eshte nder me te bukurat qe ke. Te kam ndjekur live ate nate dhe me ke pelqyer shume edhe biseda ne pergjithesi me pelqeu me shume sa naten e pare, ishte me e shtruar dhe me e qete dhe personazhet me interesant,pervec atij te filmit porno por e kuptoj qe duhen dhe te tille. Sa per lookun tend vertet qe je permiresuar goxha dhe keto ngjyrat neutrale te shkojne. Me pelqen qe nuk ve me as floke fallco se sikur kane dale nga moda. Tani po pres me padurim te shoh se si do te jesh bere neser
ReplyDelete♡♥♡♥♡♥
ReplyDeleteUne ndoshta do kisha zgjedhur nje pal pantallona te zeza thjesht per faktin qe te bardha nuk me pelqejn shume, por gjithsesi kombinimi ka dal bukur. Kto dy te ejnte qe kam e kam par programin me ka pelqyer dhe ska asgje per te kritikuar. Vetem Fatmes mjaft me zogun e Tunes!! :P
ReplyDeleteBardhe e zi te jepka nji nur qe c'te te them :-)))
ReplyDeletek
Shume po shume bukur :) P
ReplyDeletePantallonat me sh transparente sec duhet.te dallohet fare mire ku mbaron bluza e ku fillojne te brendshmet.ne fytyre je bere si kukull dhe floket te shkojne sh me kete krehje :) sa per performancen ne top show me pelqen ke sensin e mases".Thumbat" i ben me vend dhe kendshem
ReplyDelete