Ka qene nje periudhe, diku aty nga fundi i femijerise dhe fillimi i adoleshences, ku fjala futboll ishte kryefjala e diteve te mia! Te kaloja ore duke pare futboll ne televizor, duke biseduar per futboll me shoqen time te ngushte Saren, apo duke ndjekur te shtunave ndeshjet e Partizanit ne stadium, ishte kenaqesia me e madhe qe mund te merrja nga jeta ne ate periudhe...hahahahaha E di qe pjeses me te madhe te femrave qe lexojne kete blog mund t'ju duken te cuditshme fjalite qe kam shkruar me siper, por imagjinoni pak si mund t'ju duket po t'ju them qe e gjitha dhoma ime ishte e mbushur me postera te Ronaldos (kuptohet jo te ketij cerrit qe luan sot me Realin e Madritit, por te te vetmit Ronaldo qe njeh historia sic ka thene edhe Mourinho, Fenomenit Ronaldo) Kur babi me kishte sjelle nje poster qe ishte me permasat reale te Ronaldos, 1.84 i gjate dhe une cdo mengjes kur cohesha dhe cdo darke para se te flija e puthja dhe i uroja naten e mire (ju lutem te mos me shihni me nje tjeter sy mbas kesaj qe lexuat), apo kur fluturoja nga gezimi kur me thoshin qe i kam dhembet e pare si te Ronaldos (ok, e di qe pas kesaj fjalie e keni te pamundur qe mos me shikoni me nje tjeter sy).
Edhe sot e kujtoj me dhimbje te madhe periudhen kur Ronaldo u demtua ne gju, lotet qe kam derdhur dhe stresin qe kam kaluar.Se qe thoni ju, dy idhuj kam patur une ne jete Michael Jackson dhe Ronaldo Luis Nazario De Lima :D Po sikur te mos mjaftonin streset e Interit, kisha edhe streset e Partizanit cdo jave. Nje here ndeshjet qe i ndiqja nga ekrani, e nje here ne stadium duke u zene me gjysmen e burrave qe ishin atje, une dhe Sara, respekisht 13 dhe 14 vjece ne ate kohe, kemi qene tifozet cerre me te cudtishme qe besoj se ka pare historia e futbollit shqiptar :D
Ju do pyesni tani, po nga t'u kujtuan te gjitha keto? Po ja meqe te shtunen ishte derbi i famshem Partizani Tirana, mua m'u ringjallen emocionet e asaj periudhe dhe meqe ky blog eshte shnderruar tashme ne nje ditar (jo dhe aq) personal, vendosa t'i ndaj emocionet me ju. Dhe jo vetem, por edhe nje interviste te shkurter qe dhashe per gazeten "Sporti Ekspres", disa ore perpara ndeshjes.
Jam vertet kurioze te di, eshte ndonjera prej jush ndonje fanse e zjarrte futbolli? Beni pjese ne kategorine e femrave qe futbolli i ndan me partneret, apo qe i bashkon? Jam vertet kurioze te lexoj per marredhenien qe keni me futbolli...
Do jesh nesër ne stadium per te pare nga afer
derbin e kryeqyetit?
Për fat të keq nuk do
të jem në staudium. Them për fat të keq, sepse pavarësisht dëshirës së madhe për
t'u ndjerë e përfshirë emocionalisht, si dikur, me futbollin shqiptar në përgjithësi
dhe ekipin e Partizanit në veccanti, nuk eshte me si dikur kur mezi i prisja
ndeshjet e Partizanit per te qene ne stadium.
Ke emocione perpara ketij derbi?
Te them te drejten
kur ndeshen dy ekipe si Partizani dhe Tirana, si nje ish tifoze e cmendur e
Partizanit padyshim qe edhe sot vazhdoj te ndjej emocione. Aq me shume qe te gjithe
i dime vështirësitë që ka patur partizani vitet e fundit dhe që shpresoj që në
këtë ndeshje, përball Tiranës e cila kohët e fundit po ashtu ka qenë shumë në vështirësi,
të tregojë që gjithë problemet janë pjesë e së shkuarës dhe Partizani ka
rilindur :)
Sa tifoze je me Partizanin?
Sic e kam permendur
edhe më sipër, dikur kam qenë tifoze e ccmendur. Mirë që shkoja në të gjitha
ndeshjet që bëheshin në Tiranë, por ndonjëherë shkoja për të ndjekur edhe stërvitjet.
Vitet e fundit, kur besoj që as ata që e drejtonin dhe luanin me Partizanin nuk kanë qenë tifoza me këtë ekip, edhe dashuria ime për
të u zbeh...
E ke par vitin qe kaloi ndeshjen derbi te
vlefshme per kupen e Shqiperise, si t’u duk?
Jo nuk e kam ndjekur.
Kam kohë që nuk ndjek një ndeshje të Partizanit.
Kush fiton neser?
Padyshim që fiton
Partizani :)
Pse?
Jo vetëm si një tifoze
e këtij ekipi, por edhe sepse me aq informacion sa kam këtë sezon Partizani
vjen me një ekip shumë të mirë, ndërkohë që nga ana tjetër kam ndjekur që
Tirana nuk është në periudhën e saj më të mirë.
Si ben tifo nje femer ne stadium?
hahahahaha sa pyetje
interesante. Më beso që një femër në stadium mund të bëjë tifo dhe të shajë
madje më keq se një mashkull. Mbaj mend para shume vitesh kur isha 16 vjecce
dhe shkoja thuajse cdo te shtune ne stadium, bashke me shoqen time te ngushte
Saren, vajzen e Mond Gëzdarit, jemi zënë një herë keq me disa burra që po
shanin lojtarët e Partizanit. Ata shqyen sytë të habitur, si ka mundësi këto
"ccerre" kaq tifoze hahahaha\
Nje mesazh per tifozet?
I vetmi mesazh që kam
për tifozët është që dashurinë që kanë për ekipet e tyre ta tregojnë duke i
respektuar dhe jo duke ushtruar dhunë verbale, apo akoma më keq fizike. Uroj që
periudhës së dhunës nëpër stadiumet shqiptare t'i vijë sa më shpejt fundi,
sepse është një nga arsyet kryesore përse shumë femra i ka larguar nga shkallët
e stadiumeve.
Hahahahahhahahahahha sa kam qeshur,hahahhahahahahhaha,tu befte dita 1000 moj Aulona :D
ReplyDeleteAsnjehere s'do kisha menduar se te pelqen futbolli dhe hera e pare qe mesoj si e paska emrin e vertete Ronaldo,hahahahhaha.S'kam qene asnjehere ne stadium,s'ja them fare futbollit dhe s'me intereson fare fare fare.Madje nje here nje kusherira ime kishte shkruar ne fb nje status me CR7 dhe une qe kujtoja se kishte te bente me naj tip makine,hahahahaha.
Kur jetoja ne Shqiperi ndiqja kombetaren,tani as ate.Me ate Interin na e prishe pak qejfin :P se me sa kam degjuar nga i fejuari im juventin i cmendur,ben shume hile :P
Do doja shume t'i shihja stadiumet plot si dikur apo sic mbushen ketej ne Itali sepse sigurisht me mire te kesh nje pasion e ta ndjekesh sesa te rrish ne kafe.
Me kenaqe me kete post! :D
M.
Hahahahahaha i love you blog, but i hate futboll
ReplyDeleteTashi u kujtova se ku I kisha pare dhembet e tua hahah
ReplyDeleteUne kam qene e fiksuar me Gjermanine :-)))
ReplyDeleteE me Tironen ... Tani ndjenja per te dyja eshte zbehur...
k