Thursday, October 3, 2013

Muaji shtator ne Instagram

Iku dhe shtatori, tashme kemi hyre zyrtarisht ne stinen e vjeshtes, nje stine qe e dua dhe me pelqen shume. Ne fakt une nuk do te beja dot ndarje ne lidhje me stinet, pasi per mua jane te gjitha njesoj te bukura me vecantite e tyre. Horoskopi me kishte pergatitur qe muaji shtator do te ishte nje muaj i mbushur me gjera te reja dhe projekte profesionale dhe ashtu rezultoi vertet. Ka qene nje muaj shume i bukur, rikthim ne ritmin e vrullshem dhe te ngarkuar te diteve te mia, dite sa te lodhshme, aq edhe te bukura. Ja disa nga fotot e shkeputura nga Instagrami im, me te cilat mund te permblidhet muaji qe lame pas. 

Foto e preferuar nga te gjitha ato qe kam realizuar deri me sot. Falenderoj Dorian Bushatin qe e ka realizuar

Sa qejf kur je vetem ne zyre, se pasi ke 8 ore e ulur ne karrige pa levizur fare, i lejon vetes edhe ndonje kembe siper tavolines per shplodhje 

 Na ishte nje here nje vajze...ajo ra shume keq ne dashuri me dike qe e bente te vuante...Ishte nje nga ato dashurite e dhimbshme shih me sy e plas me zemer, nje dashuri e pamundur...nje dashuri qe nuk mund te zgjaste. Por dashuria ishte shume e madhe dhe e forte, prandaj vajza edhe pse e dinte qe po gabonte nuk mund te mos ta takonte te pakten nje here ne muaj dashurine e saj...Dhe cfare takimesh se, te mbushura plot pasion, plot epsh, plot kafshime si e babzitur...dhe kur gjithcka mbaronte ndjenja e fajit ishte si gjithmone aty, duke e pushtuar te teren...Mund te shkruhen shume rreshta per kete dashuri te pamundur, por po e le me mire me kaq, pasi plaget jane ende te hapura

Na ishte sec na ishte, na ishte nje here Aulona e vogel e veshur me rroba cunash e bluz me motorra :D

Nje meme dhurate nga "burri"....ja si jam une ne syte e tij :D Kam qeshur me lot kur e kam pare :D

"Thumb"-i i preferuar i muajit....flet per shoqet ;) Kush e ka humbur ben mire ta shohe direkt :D

E ftuar ne emisionin "Wake up" per te folur per lumturine...

E kush kercen naplonin...Qejf i madh ne dasem kete muaj...ta mbaj mend mire se tani kushedi kur e kam dasmen e radhes :'(

Shume fytyrat e dashurise...:) <3 <3

Te cmendurat u kthyen serish..."Thumb" sezoni i ri, ne "Nitro Shqip, Youtube... :D

Nje nga ato kenget me te cilat nuk ngopem kurre se degjuari. Eshte thjesht dashuri!

Ne puntaten e pare te "Zone e lire", Cani e mbylli me ne sezonin e kaluar dhe vendosi ta hape po prape me ne...Kur e shikoja Canin me pare nga shtepia e kisha shume "frike" dhe thoja nuk do shkoj kurre, tani eshte gjithmone kenaqesi dhe fun te behesh pjese e emisionit te tij :)

Gjeje vete ne cfare grupi futesh....:D :P



Ka shume njerez qe pyesin vazhdimisht "Ato historite personale, ju i shkruani apo jane te verteta?!" Jo vetem qe vijne letra, po vijne bashke me foto, kartolina, euro per te na qerasur etj etj 



Na bashkoi Interi....nese nuk do te kisha qene interiste qe ne djep dyshoj qe Tomi do me kishte pranuar ne familjen e tij "cmenurisht interiste" :D


Who wore it better Hanne ne Milano, apo Aulona ne Tirane? :D :D


Dy vjet me pare, photoshooting per kopertinen e Revistes Mapo me nje mikeshe shume te mire dhe qe e kam shume xhan, kengetarja Orgesa Zaimi

Pse vetem motrat Vjollca dhe Spiro do jene njera bjonde e tjetra brune? Ja dhe motrat Musta :P :P

Pushimet e fundit per kete vit...Budva! Edhe pse e dua shume edhe vjeshten dhe dimrin, me ka marre malli qe tani per detin :(

"Top Show Magazine" dhe duart e mia qe nuk qendrojne kurre "urte" teksa flas....mire kjo po bejne dhe shenja te cuditshme :D

Nje pamje e zakonshme e pallateve ne Tirane...Cfare lloj njerezish jane keta qe I lene plehrat poshte pallatit? Ku jane rritur? A nuk meritojne sharjet me Te ndyra? E kane kthyer pallatit ne kosh plehrash gjigand

Thone qe prindi nuk i ndan dot femijet e tij dhe se i do te gjithe njesoj, por me thene te drejten ky numri i gazetes Paloma eshte i preferuari i ketyre muajve te fundit. Paloma vazhdon te jete me e mira ne treg dhe kete e them pa pike modestie :P

My one and only....ura e te dashuruarve ne Paris


3 comments:

  1. Aulona,kam vite qe s'e lexoj Palomen meqe s'jetoj ne TR,por te komplimentoj se pavaresisht se eshte "thjesht gazete gossip" nuk me duket e lehte ta nxjerresh jave per jave ne treg me te reja gjithmone.Revistat e mezi po i mbushin faqet,jo me gazetat e perjavshme.Ja Anabeli p.sh.qe ka nja 3 muaj qe s'e kane nxjerre a thua se po bejne naj shpikje.
    Gjithsesi kur ta lexoj Palomen,po pati naj gje per tu share mos ki merak se do ta them :P
    M.

    ReplyDelete
  2. PERPOS te gjithave fotove qe ishin shume te bukura edhe me shpjegimin perkates pse e mban instagramin e mbyllur xhanem ta shikojme edhe ne ? ela ko

    ReplyDelete
  3. Sa bukur ti permbledhesh keshtu momente te caktuara, te gjitha fotot jane te bukura por ajo e pare eshte super. :)

    ReplyDelete