Me keto ditet e ftohta qe kane ardhur kete jave, besoj se ky mund te jete nder postet e fundit ku une do te shfaqem kaq e "zhveshur", aq me shume pas gripit qe nuk me kurseu as mua keto dy ditet e fundit. Por edhe pse ftohte, nuk mund te lija pa bere te pakten nje post me fustanin e bardhe, i cili mendoj se eshte nje must edhe me shume se sa diten e dasmes, gjate stines se veres. Gjithmone kam menduar se mes shume kombinimesh, ai ideali per nje fustan te bardhe eshte me xhakete xhins. Fustanet dhe kanatieret si kemisha nate kane qene shume ne mode kete sezon, po hajde thuaja mamit tim kete e cila kur me pa te dera te veshur keshtu, me tha me syte e "shqyer": po ti ku po shkon me kete kemishe nate?!
Ne fakt nuk ka faji mami se ne pamje te pare ky fustan duket vertet si kemishe nate, prandaj mendoj se xhaketa xhins hyn edhe me shume ne pune, duke i dhene komplet nje tjeter pamje veshjes. Nje tjeter gje qe me pelqen ne kete post eshte edhe canta e cila ka nje histori te kendeshme pas. Para disa muajsh, nje gazetare e revistes Anabal me beri pjese te nje rubrike ne lidhje me canten e preferuar, duke me pyetur se cila eshte canta qe me pelqente me shume per momentin. Kjo pyetje me vinte menjehere pasi me kishin mbetur syte ne njeren prej faqeve te modes se revistes Cosmopolitan, nje cante me te cilen ishte dashuri me shikim te pare. Firma quhej Balli dhe ishte pjese e koleksionit te fundit. Ajo qe me terhoqi mbi te gjitha vemendjen dhe qe me pelqeu me se shumti ishte dizajni i cantes, i cili ishte si kashte e punuar me dore. Keshtu kur gazetarja e Anabalit me pyeti per canten qe do te doja te kisha padyshim qe pergjigjja ime ishte Bally Papillon, e bindur qe nuk do ta kisha ndonjehere, duke qene se 2000 euro cante nuk e blej dot. Pooor ja qe ndonjehere jeta te rezervon surpriza te bukura, te cilat edhe pse mund te jene thjesht te lidhura me nje cante, te bejne me te lumtur. Pak kohe pasi mua ende nuk me ishte mbyllur dashuria per Bally-n, tezja ime e shtrenjte e cila here pas here me ben ndonje dhurate te bukur, me sjell ne shtepi nje cante te bardhe e cila dizajnin e saj e kishte kashte te thurur me dore dhe sapo e pashe me kujtoi Bally-in tim te dashur dhe te pamundur. Padyshim qe u gezova shume, sepse, edhe pse ne pamundesi per te patur canten e vertete, edhe nje e ngjashme me te nuk eshte keq. Ne fund te fundit me mire se te rrijme te merzitur e duke vuajtur per gjerat qe nuk i kemi, le t'i gezohemi atyre qe arrijme te kemi dhe te punojme qe e nesermja te na i bej te mundur edhe gjera qe sot na duken te pamundura...A nuk eshte kjo gjeja me e drejte dhe me e mire per tu bere?
Ju uroj te gjithave nje fundjave te bukur!
bukur..mua me pelqen..po ate tatoo te kyci ca e ke ;)
ReplyDeleteTatoo :P
Deleteaulona kur hidhet top show ne youtube?pjesa ku ishte ti me fatmen kuptohet
ReplyDeleteMe aq informacion sa kam une hidhet te shtunen. Une me Fatmen ishim nga pjesa e pare deri tek e fundit dhe do te jemi per gjithe sezonin ne Top Show Magazine :)
Deletepo thonjte gjthm te tute i mban?asnjeher si ben me mbushje?po vija re dhe jonida maliqin qe i kishte te sajat.Ka ikur kjo tendenca e thonjve te mbushur e te gjate apo me duket mua?me informo pak
ReplyDeleteUne thonjte gjithmone te mite i kam pasur :) KURRE edhe atehere kur ishin shume ne mode te vije thonjte fallco, nga 1 meter te gjate nuk i kam preferuar. Per fat te keq thoin nuk e kam shume te mire, ka tendencen te thyet shume shpejt prandaj per te qene me rehat nuk i lyej vete,pasi zakonisht me mbajne vetem 24 ore dhe prishen, por shkoj ne nje sallon dhe perdor xhelin. Gjithsesi po te shohesh vajzat jashte, qofte personazhe te njohura, qofte bloggere thuajse te gjitha jane me thonje te shkurter.Vetem ne SHqiperi nuk e di pse kane "frike" nga thonje e shkurter dhe vazhdojne te zgjedhin thonje fallco te mbushur me gura e xixa :)
Deleteaulona ketu dukesh me femerore se kurre nuk e di pse me dhe iden e nje femre te brishte ndoshta prej fustanit te bardh nejse me pelqen shume detaji i fjongos nga mbrapa ,
ReplyDeletedukesh shume bukur vetem se me duket se prej angazhimeve dhe shfaqjeve televizive po abuzon prap me floket ndoshta me baluket :/
<3 G
Ne fakt, kjo periudha ka qene si me e mire sa i perket flokeve dhe une kam vene re nje ndryshim te ndjeshem. Mbase edhe ai dy mujorshi i veres ku nuk perdora tharese e nuk bera krehje ka ndikuar. Gjithesesi eshte normale qe me rikthimin e angazhimeve televizive do rikthehen edhe krehjet dhe rrjedhimisht dhe floku do demtohet serish. Por nuk eshte se kam ndonje alternative tjeter, keshtu qe le te kryqezojme te gjitha gishtat per floket e mi hahahaaha :P
DeleteME pelqen
ReplyDeleteFaleminderit :*
DeletePo mendoja qe veshja kshu do shkonte shume edhe me gjysem cizmet qe kishe me fustanin e zi, se di pse me shkoj mendja tek ky kombinim. Gjithsesi shume bukur edhe kshu. :))
ReplyDeleteKe shume te drejte, edhe vete po e mendoja kete gje kur po postoja fotot, vetem seeee kur fotot jane bere cizmet nuk ishin blere akoma keshtu qe do mbetet per nje here tjeter :)
Deletepo e them se nuk po rrij dot floket e tua dje te top show kan qen nje mrekulli, se di pse ti ankohesh
ReplyDeletete lutem te lutem me thuaj ku i ke ber, se sme duket si dora e parukiereve te topit se kur shikoj ato krehjet e luanes me marinen jane nje tmerr.
kam nevoj patjeter per nje parukiere te mir
E dashur e kam thene shpeshehere qe floket e mia kane filluar te duken kaq bukur vetem fal Jetmira Dushit. Sallonin e saj mund ta gjesh te Drejtoria e Policise, te pallati ku gjendet dyqani i veshjeve BSB, ne kat te trete.
DeleteNje nga veshjet me te bukura.. plus qe e bardha te shkon shumee :)
ReplyDeleteSa e mir je ber
ReplyDeleteNuk e di ca me pelqen me shume. Kacurelat, qe te kto fotografi duken shume shume te bukura dhe shume kacurela, apo xhaketa jeans qe e kam adhururar qe ne nje pot te hershem. Fustani pastaj, qe mua nuk me duekt fare si kemishe nate, eshte nje must ne dollap. Sandal ne mos gaboj jane nga ato new entry-t e fundit?
ReplyDeleteP.S. Na plevitoseeeee :P
Shume i bukur fustani edhe kombinimi me xhaketen :-)))
ReplyDeleteTi edhe xhaketat jeans po mi ben te me pelqejne ...
k