Monday, October 7, 2013

Pantallonat/tuta po, apo jo?


Teksa jam duke uploduar keto foto dhe duke pergatitur postin e sotem, nuk me besohet qe ato jane shkrepur vetem pak dite me pare dhe une jam me menge te shkurtra, nderkohe qe sot jam e veshur me cizme, bluze me menge te gjata, xhakete dhe nje shalle te trashe. Si gjithmone moti ndryshon ndjeshem brenda 24 oresh ne Tirane, aq sa shpesh as rrobat qe ke bere gati nje nate me pare nuk ke mundesi ti veshesh te nesermen ne mengjes, sepse nga kanatieret perfundon te xhaketat, e nga sandalet te cizmet. Gjithsesi besoj se kjo eshte hera e fundit per kete sezon qe do te shfaqem kaq hollshem ne nje post. Hera e pare dhe e fundit qe do mi shihni te veshura, te pakten deri pranveren tjeter, jane edhe keto pantallona/tuta te cilat me pelqejne aq shume dhe qe per fat te keq nuk kisha mundesi t'ja "nxirrja bojen" me te veshur, duke qene se porosia e bere te Asos me erdhi pak vone dhe materiali i tyre nuk eshte i pershtatshem per ditet e ftohta, apo ato me shi.Megjithate e rendesishme eshte qe te pakten nje here i vesha. Ky model pantallonash, te cilat fare mire per dike mund te shihen edhe si tuta, mua me pelqen shume. Nga sa kam vene re vajzat jane te ndara ne dy grupe kur vjen puna te kombinimi i tyre, disa pelqejne atletet ose sandalet e sheshta, te tjerat zgjedhin takat. Une, sic shihet edhe nga keto fotot, bej pjese ne grupin e dyte. Po ju? Dhe perpara se te me jepni pergjigjen e kesaj pyetje, me thoni fillimisht ju pelqen ky model pantallosh, qe kete sezon ishin shume ne mode, apo nuk jeni fanse te pantallonave/tuta?


13 comments:

  1. shume i bukur ky post :) jeni nje cift jo vetem te bukur,por dhe te kombinueshem me ngjyra :)

    ReplyDelete
  2. Kjo koha edhe ktej ne Milano le per te deshiruar. Mua personalisht kto pantallona/tuta nuk me pelqejn shume per mos thene hic fare por ka nje por nuk me pelqejn per menyren si tregojn vithjet. Ke vetja ime i kam provuar shpesh here dhe i kam nje pal po asnjehere skam patur mundimin ti vesh. :D Psh ke ty me pelqejn, ka dicka ne kte veshje qe me pelqen jashtmase. Me vjen keq qe po mabrojn kto poste ''verore'' por mezi pres te shoh dimrin ne tirane by aulona! :)))

    ReplyDelete
  3. wouuu aulona shume stylish po me dukesh dhe nuk e di per cilen ngjyre mendon ti qe te shkon por une per vete te them mos hiq dore nga bluja se te shnderron komplet
    <3 me pelqeu canta shumeee por edhe thonjte e kuq ;) hahahaha
    :*

    ReplyDelete
  4. Personalisht sme pelqen tuta me taka po tek ty duken super! Lum si ti moj aulona sa e gjate qe je dhe ctrup ke ne 1 e 62 e ca mbeten duke u var pemeve per ato 4 cm hahaha. Njs sh yll po dukesh dhe pantallonat tuta sh te rehatshme. Thuaj tutat I vesh po atyre bluzave me meng t shkurtra thuaj ADIO! :P Sinqerisht blogu jot esht antistres kur ke maru detyrat e mat. Ahahah e rekomandoj si kur per gjith shkollaret/studentet e ardhshme qe do na ndrisin shqiprin. Me brezin ton do ecet para ahahah. Ke stil ,mos e vej ndyshim.

    ReplyDelete
  5. Tomi ketu mu duk fiks si ai Temuzi te Ezeli ;) veshja jote cool

    ReplyDelete
  6. Hmmm,per mua jo,sorry Aulona.Ngjyra eshte shume e bukur po modeli s'me pelqen dhe as si te rrine ty.Provoji nje here me atlete tip Converse ;)
    M.

    ReplyDelete
  7. do sugjeroja ti ulje pak me poshte. ky model nuk duhet te mbahet aq larte sepse supozohet mos te rrij te pas trupit :)

    ReplyDelete
  8. A Aulon sa te bukura qenkan. Ku i ke marre se gati gati po me mbushet mendja ti blej nje pale te tille

    ReplyDelete
  9. sorry nuk dua te tregohem rude por takat jan out of this style , mendoj se atlete balerina te tipit puma por me ngjyra mund te dukej me nice , si mendon?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mendoj qe jo :) Dhe mesa kam pare si une e mendojne dhe shume te tjere. Edhe ne faqen ku i kam porositur pantallonat, vajza i kishe veshur po me taka, keshtu qe e gjitha eshte ceshtje shije personale. A nuk eshte dhe stili nje koncept shume personal? :) Te pershendes!

      Delete
  10. Kur lexova titullin u tremba.... Kur pashe foton u kujtova qe edhe une i kam nji pale keshtu, Po ngjyre tjeter :-)))
    Shume bukur te rrine. k

    ReplyDelete