Tuesday, October 1, 2013

Ne Norvegji e Suedi po, ne Shqiperi jo...E pse kshu?!


"Po ti c'je veshur keshtu?" - me pyeti Tomi kur me pa sot
"Si o shpirt?" - ia ktheva une e buzeqeshur pergjigjen me pyetje, kurioze te dija cfare nenkuptonte ai me "keshtu"?
"Bukur po te ishe ne ndonje Norvegji, a Suedi, po cuditshem per ne Shqiperi" - me befasoi pergjigja e tij, por nuk e vazhdova shume debatin.
Me ate ama, sepse me ju ndryshon puna.
Ne fakt qe njerezit te habiten kur me shohin mua te veshur ne kete menyre, nuk perben ndonje cudi. Nuk jam dhe nuk kam qene kurre ndonje tip rrok ne stil te veshuri, muzike jo e jo, stil jete jo, e jo, e jo. Nese ne kohen time, ne gjimnaz, te beje si metalare ishte trend i nje pjese te madhe te vajzave dhe djemve, une gjithmone e kam pare veten time shuuume larg ketij stili. Por do ti qe nuk thone kot qe ato gjera qe nuk ben ne rini, do ti besh ne pleqeri keshtu ja ku jam sot, e veshur sikur po shkoj ne ndonje koncert rroku :)
Keto gjysem cizmet jane dashuria ime e re, te cilat i bleva para nje jave dhe per te cilat po lutesha te binte shi qe te kisha mundesi ti vishja sa me pare :P Mendoj se ato te japin mundesi pa fund kombinimesh, por nuk e di perse sapo i pashe mendja me vajti te ky fustani qe po ashtu me pelqen shume dhe qe nuk e kisha veshur deri tani, sepse nuk po gjeja menyren e duhur. Dhe ja ku perfundova si nje 16 vjecare 92-shi, gati per te vajtur te disko Albania, ose Refleksioni dhe per te shkundur koken, bashke me lesh e me tru, perpara pasqyres me Metallica e Prodigy :D
E megjithate nga gjithe kjo histori, ajo qe nuk kuptova ishte perse kjo veshja duhet te ngjante bukur ne Norvegji e Suedi dhe cuditshem ne Shqiperi? Meqe po te vazhdoja debatin me Tomin do kishim perfunduar ne sherr hahahahahaha :P pergjigjen e pres nga ju, sepse ne fakt kjo eshte nje fjali qe une e degjoj shpesh kur behet fjala per nje stil te caktuar: po te ishte jashte do ngjante bukur, por ketu tek ne nuk shkon. Prandaj dhe une, frymezuar nga kjo fjali, por edhe nga nje foto qe kam vene ne Instagram (qe meqe u kujtova, ka filluar muaji ri prandaj neser do keni postin e Instagramit per te cilin kete here u kujtova veeeet :D) ku shfaqet nje blogger e famshme e veshur per gustot e mia pak cuditshem, shume komente kane qene qe asaj ne Milano dhe ne javen e modes i shkon., vendosa te hap kete debat. Per inat une kam kopjuar stilin Hannes ne Shqiperi...Po mua a me shkon? :D :D :D
Pres debat te zjarrte :D 


21 comments:

  1. Kjo mund te jete nje nga veshjet me te bukura qe kam pare ne blogun tend! Shume IN per mua! :)

    ReplyDelete
  2. Fustani me pelqen shume! Sa per kepucet eshte e vertete qe ne Europe Veriore i perdorin shume!
    Kjo besoj se qe ditet e fundit te gushtit na duhet me nderruar veshjet! Se na fillon vjeshta e ne Shtator jemi ne dimer :-(((
    Shume bukur! k

    ReplyDelete
    Replies
    1. Fustani stili i dyqanit Disegual .... Besoj se do te shkonin shume ty per trupin e ke :-)))
      k

      Delete
  3. Mendoj se veshja esht kombinuar shum bkr bashk me aksesoret.te xgezoj qe mer guximin te vishesh kaq 'stylish' .edhe un neqoftese ndo1here do vishesha kshu,, ne momentin qe do shihesha para pasqyres do i thoja vetes identik ate qe te ka then tomi ty hahah. Suksese te metejshe.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ah,se harrova... nuk ngjan bkr ne shqiperi kjo veshje se nuk na jan mesuar syte te shohim njerez qe bejne e veshin ate qe duan . Thjesht kopjojme nj-tj... Mila

      Delete
  4. e di qe te shkon vertete kjo veshje "keshtu"?

    ReplyDelete
  5. ua .. me te vertet shume super ...Vertet Aulona duhet te mendosh ta ndryshosh garderoben dhe ta pasurosh me shume me kete stil...sinqerisht je shume cool ...ndoshta nuk eshte teresisht e pranueshme nga mentaliteti shqiptar por qe une me te vertet e perkrah shume kete stil saqe tani do filloj te kerkoj per ato gjysme cizmet e tuaja per ti blere...

    ReplyDelete
  6. cizmet qenka yll....ku i ke bler??

    ReplyDelete
    Replies
    1. "Vicino" quhet dyqani, eshte diku afer Shkolles 11 Janari dhe Pizzeri Juvenilja :)

      Delete
  7. Mua po me pelqen shume ky lloj stili dhe kombinimi qe ke bere ti ndoshta e ndikuar dhe nga preferenca ime muzikore qe eshte rock :) Kombinimi qe ke bere ti eshte shume me i bukur, sesa tek fotoja e fundit majtas qe eshte marre nga ndonje blog tjeter. Sinqerisht ate foton e fundit nuk po mundem ta "kaperdij", me duket sikur ajo goca (dhe ti ne anen tjetr te fotos) eshte "zhytur" ne 1dollap gjigant dhe kur doli nga atje u gjend e veshur me ato rroba :D
    N

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahahahaha fiks ashtu duket, vetem se besoj eshte kuptuar qe e kam bere me shaka dhe nuk me ka "lene mendja" te dale ashtu neper rruge, sidomos ne Tirane ku ""Policet e modes" minimumi do me kishin gjuajtur me domate, maksimumi me Snajper :D :D

      Delete
  8. Une them it's the best outfit so far, mbase ngaqe eshte me shume stili im ose mbase ngaqe shikoj shume stil te tille ketu ku jam une. Nuk me duket se ka ndonje gje te jashtezakonshme kjo veshja keshtu qe them ta perserisesh prape :P

    ReplyDelete
  9. te kjo foto e fundit me ngjan pak si gjyshe mua :/

    ReplyDelete
  10. Dukesh shume mire Aulona,me pelqen ky stil tek ti.Sic ta kam thene edhe here te tjera,je per tu pergezuar qe ndryshon jo thjesht rrobat,po gjithe menyren e te veshurit kaq shpesh.I gezofsh kepucet!
    E vertete qe ne Shqiperi nuk ka shume guxim ne veshje (une e para) dhe sic tha nje komentuese me lart,vetem sa kopjojme njeri-tjetrin.E keqja eshte se ne Shqiperi shikohet dhe gjykohet nje person nga veshja,gje qe s'duhet te ndodhe.Ne Milano ku jetoj une ka nga te gjitha racat,shuuuuuuume punojne ne boten e modes dhe vishen "me uniforma" (xhakete,pantallona te zeza),ka njerez nga me te çuditshmit,por askush nuk i paragjykon dhe rralle here kthejne koken per t'i pare sepse ka kaq shume sa nuk te del koha....Ndersa ne Shqiperi o do jesh me turmen,o do kesh shume lek te blesh vetem firmato.....pakkush e ka ne gjak te jete i veçante.
    M.

    ReplyDelete
  11. Se mire je!!Dhe te shkojne te gjitha stilet dhe gjatesite e veshjeve!!Sepse e ke trupin e rregullt dhe kujdesesh per paraqitjen,kjo reflekton kulture!!Te perqafoj!!

    ReplyDelete
  12. kjo shprehja qe paska thene i dashuri yt tipik mendim injorant, ashtu sic mendojne pjesa derrmuese e shqiptareve thuaj, me pelqen shume veshja, u rock it!

    ReplyDelete
  13. Ne fakt teme goxha interesante ! Dhe pse natyra e njeriut eshte e predispozuar per te gjykuar qofshin keto te quajtura 'mendime personale', un gjithmone eci me parimin : Nese te ben te ndihesh mire, atehere beje pra ne kete rast vishe ! Ne fakt ne veshje apo mode ska asgje te gabuar, nese te ben te ndihesh mire, te ndihesh TI dhe te pelqen si te rri atehere mos e mendo 2 here. E ne fund te fundit njeriu duhet te vishet per veten e tij dhe jo per te tjeret :)
    Sa per pamjen une do ta ndryshoja pak; floket - nje topuz i shpupuritur pak ne maje te kokes, dhe do te zevendesoja varesen me nje unaze te stilit te kepuceve. Por keto jane specifika personale :)

    Come and check my new post whenever you have time :)

    http://kikisbookofdreams.blogspot.com/

    xx Kiki

    ReplyDelete
  14. cizmet ti gezosh..shume te bukura..edhe fustani..edhe ti ;)

    ReplyDelete
  15. nje nga kombinimet qe te shkojne me shume sipas meje me trupin , fytyren e tipin.
    nuk para ndjek blogje mode e moden por futem ndonjehere ne blogun tend se me terheq sinqeriteti ne te shrkuar.
    shpresoj te veshesh me shpesh keshtu kombinimesh:)

    ReplyDelete