Monday, September 30, 2013

Top Show Magazine


Pas lajmit per pjesemarrjen time ne "Dancing with the stars" kete sezon, projekti i radhes per te cilin ju kisha folur por pa mundur t'ju thoja konkretisht per cfare behej fjale, u zbulua te enjten e shkuar: per gjithe sezonin une bashke me Fatmen do te jemi pjese e "Top Show Magazine", ku se bashku me Alban Dudushin do te diskutojme, analizojme dhe padyshim thumbojme ngjarjet dhe personazhet kryesore te showbizit, artit dhe kultures ne Shqiperi. Thjesht fakti qe do te jemi ne krah te Alban Dudushit dhe te nje emisioni si "Top Show" eshte nder dhe kenaqesi e madhe, per te mos folur pastaj per formatin e "Top Show Magazine" i cili mendoj se na qendron shume per shtat si mua, edhe Fatmes, duka na ardhur si nje oferte te ciles, pavarisht angazhimeve te shumta qe kemi, nuk mund t'i thoshim dot jo.
Lumturia me e madhe per ne ishin reagimet pozitive qe morem nga audienca, gjate dhe pas perfundimit te puntates se pare. Pjesa me e madhe e publikut e ka kuptuar si format dhe e pelqen "Top Show Magazine", si dhe rolin qe ne kemi ne te. Nje rol i cili nuk eshte ai i policit te keq dhe as ai i te berit te personazheve te ndihen keq. Mendoj se eshte roli qe cdo gazetare duhet te kete, jo vetem te beje qejfin, te komplimentoje dhe te beje furca, por edhe te guxoje ndonjehere me pyetje qe te gjithe i bejme me njeri tjetrin neper tavolina, por qe askush nuk ka kurajon t'ja drejtoje ne fytyre personazheve. 
Une nuk dua te zgjatem shume me fjale, por ajo qe pres ng ju sot eshte te me shkruani dhe te me shprehni mendimin tuaj, si ju duk "Top Show Magazine", cfare ju pelqeu dhe cfare jo, cfare do te deshironi te shikonit ndryshe, cfare verejtjesh dhe sugjerimesh keni? Do te isha me te vertet mirenjohese te lexoja komentet tuaja, si per mua personalisht, ashtu edhe per formatin ne teresi. E kush nuk ka patur mundesi ta ndjek, ne fund do te gjeni edhe videot e emisionit.
Jam e sigurte qe edhe me skeptiket dhe te pakenaqurit, thelle thelle brenda vetes do ta ndjekin dhe do ta pelqejne "Top Show Magazine" kete vit ;) :)









25 comments:

  1. Nuk mund te gjenin me mire se ju ne kete emision te ketij formati..Urime!! :)

    ReplyDelete
  2. Perdhendetje Aulona.
    Ju ndjek me kenaqesine me te madhe si ty edhe Fatmen ne cdo angazhim qe merrni. Nuk kam humbur asnje puntate tek Nitro Shqip tuajen, asnje puntate ku keni qene te ftuara ne cdo emision te mundshem (Tek Zone e Lire, Kasketa, etj) Jeni me te vertete te zonjat ne ate cka beni dhe ky rol qe keni ndermarre ju shkon me se miri qe te dyjave. Do ju lutesha jo vetem si dikush qe ju simpatizon por dhe si nje dikush qe ndjek rregullisht televizionin, sidomos mbremjeve qe te vazhdoni dhe kete dyshe te fuqishme qe keni konsoliduar tashme ta coni perpara dhe me progarame te tjera. Ju te dyja keni goxha varacion dhe nuk mendoj kurre se mund te beheni ndonjehere monotone. Tek Top Show Magazine, shkelqyet si gjithmon! Keep up the great work. Kemi nevoj per te tille nivel ne gazetarine dhe Showbizin shqiptar. Ju pershendes.
    P.S: Meqe eshte hera pare qe shkruaj (por kurresesi hera e pare qe shoh blogun tend) te pergezoj, sepse eshte kthyer tashme ne nje faqe qe e ndjek perdite. Urime!

    S.M

    ReplyDelete
  3. Sandalet I ke ylll dhe vet je bere sh sh e mire.si karamele ngjan.sdua te flas po spo rri dot pa e thene kjo fatma vishet sh po sh fshatarce

    ReplyDelete
  4. Se harrova, fotoja e katert eshte e preferuara!! ::D

    ReplyDelete
  5. Sandalet jane shume te bukura, ne kompleks je shume e kendshme! Jam shume dakort me mendimin e parafoleses per veshjen e Fatmes, dhe i thuaj te permbahet nje cike se si shume llafazane eshte bere :) Eshte shume e stisur dhe jonatyrale ne te berit te shpotiteses.

    ReplyDelete
  6. si gjithmone sh e thjeshte dhe teper e kuruar,,, je sh e mire <3

    ReplyDelete
  7. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  8. Ne radhe te pare te uroj suksese ty dhe fatmes, per projektin e ri. Si format per te kaluar kohen, apo ku di une, nese ske cfare te besh Top Show Magazine, eshte OK. Ajo cfare sme pelqeu radhen e shkuar edhe qe smunda ta shikoja me tutje emisionin, ishte fakti i disa personazheve qe sinqerisht une se di se ca bejne....nuk e kuptoj ku qendrojne vlerat e tyre ne artin dhe kulturen shqiptare, dhe do sdo formati i emisionit orientohet drejt ketyre personazheve, pasi keto personazhe jane dhe ata qe bejne me shume thashetheme. Por ju te dyja brenda formatit vertet ishit shume ok. Keshtuqe juve po ju uroj suksese te metejshme. Eri

    ReplyDelete
  9. Mua ne pergjithesi me pelqeu. Ishte emision i kendshem, argetues, por megjithate mendoj qe ne disa raste ekzagjerohej pak me batutat, ne kuptimin qe gjithmone sipas meje, kalohej disi ne banalitet e besoj qe per cdo lloj formati duhet ruajtur nje lloj etike.(nuk mund te sjell shembuj konkret se nuk i mbaj mend dhe pertoj te shoh videon :p) . Sidoqofte, ishte vetem puntata e pare, jam e sigurt qe do permiresoheni me kalimin e kohes se jeni vertet te zonjat! Ju uroj suksese! :)

    ReplyDelete
  10. sinqerisht bravo ...lart e me lart...
    persa i perket puntates se pare keni shkelqyer me vertete..asaj Danieles ia treguat vendin ...Menyra qe i THUMBUAT ishte me te vertete sic duam ne ..ju uroj shume shume shume suksese ..

    ReplyDelete
  11. Mirembrema Aulona (Dhe Fatma) si fillim : Urime per punen e re te dyjave!
    Nuk habitem qe filluat pune aty,dhe e di pse?Sepse jua di te dyjave vlerat qe keni!Ty te kam ndjekur qysh ne fillimet e tua,nga "Kafazi",me pas si gazetare tek "Paloma" e me rradhe,sikunder dhe Fatmen nga "Paloma","Vizion Plus" e deri tek "Thumbi" juaj i famshem plot humor e thumbues!Kerkon kritika ti tani??Po bjerini moj akoma me shume,,thumboni thumboni thumboni :D :D!Ska rezerva,e ska hatermbetje ne te tilla gjera!Njerezit duan "skupe",duan gjera "funny",te tilla jane formatet qe ju beni! "Hallet" dhe "Paqen ne bote" do i shohim ne disa emisione te tjera..:P :P :P!
    Goca ju uroj shume suksese dhe beni qefin tuaj sa me shume aty.Po e bete ju qefin,kenaqemi edhe ne qe do ju shohim (ceshtje zinxhiri kjo pune :D ).
    PS: Un ende skam kuptuar si funsionin kjo gje,hera e dyte qe te shkruaj..:P (Nga nje mikesh qe ju do te miren..:D :D :D )

    ReplyDelete
  12. Komplimente te merituara! Ja keni rritur audiencen dhe nivelin e Top Show Magazine,pasi ishte bere pak monoton sezonin e fundit.Ju jeni shembulli me i mire ne televizionet shqiptare:Te thumbosh me finese,pa ofenduar,pa cenuar askend dhe pa kaluar ne vulgaritet!! Me duket se sot gazetaret,apo moderatoret televizive jane shume te" varfra" ne formulimin e mendimeve,dhe shpesh nuk dine te artikulojne as fjalet.Pershtypja ime.
    Kurse ju perfaqesoni nje "fryme" te re konceptimi qe i nevojitej ekranit shqiptar! Vajza te reja,me energji dhe intelekt te admirueshem dhe qe DINI TE FLISNI! Per mos u zgjatur me,suksese kete sezon! Ju uroj qe ti rezistoni gjithmone ekranit duke sjelle gjithmone risi!!!

    ReplyDelete
  13. Urime e dashur Urime.. lart e me lart te pafsha... xoxo

    ReplyDelete
  14. Nga e gjithe garderoba jote,me ckam pare duke ndjekur blogun tend, pika me forte eshte padyshim kembmbathja ,sandalet dhe kepucet :) Me pelqen shumllojshmeria e me gustas tu :)

    ReplyDelete
  15. shiko ju kudo ku shkoni shtoni dicka nga vetja dhe padyshim dhe top show e ken bere me te bukur...
    ta siguroj qe vetem prej faktin qe ju jeni aty shikueshmeria do te rritet...
    sa x alban dudushin spo flas me mire se sja vlen , une them ta heqin fare se eshte kot (my opinion)
    sidomos me ate shprehjen "sa eshte ora , ai perpiqet te jet ne trend me keto gjera qe thote por eshte shume fallco)
    me mire do ishte tjua besoj ju te gjithe si format dhe ta zhduknin ate...nejseeeeeeeeeeeeeeeeee
    aulona veshja shume e bukur , shkelqeje <3

    ReplyDelete
  16. Per vlerat , ciltersine , natyralitetin , thjeshtesine dhe bla bla bla dhe gjthc tj qe ju percillni ska nevoj per koment besoj se tashme kto jane vlera dhe cilesi tuajat qe dihen ;) ajo qe mua me pelqen dhe qe me cudit cdo dite e me shume eshte forca apo guximi me mire te them qe ju keni :) Mendoj se nuk mund te ndertosh dicka e te kesh sukses duke patur njerez kunder apo duke i sulmuar,,"thumbuar" ata por ju ja keni dale me se miri :) Suksese vajza ju ndjekim me kenaqsi kudo qe ju shkoni :)

    ReplyDelete
  17. Uaaaa sandalet..yll..fustani..komplet dmth

    ReplyDelete
  18. Meqe tani nuk kam kohe te shoh videot,po te komplimentoj per fotot,dmth fustani shume i bukur,sandalet akoma me te bukura,edhe ti vete shume e mire! Edhe per Fatmen kam simpati,te fala edhe asaj dmth :P
    Te uroj shume suksese ne kete angazhim te ri.Ta kam shkruar edhe njehere tjeter,do doja qe te merreshe edhe me tema te tjera,jo vetem me gossip,sepse duket sikur showbizzi i heq pak pregatitjes tende (shkolles,masterit....).Por meqe je akoma shume e re,do kesh kohe t'i besh ndoshta me vone ;)
    M.

    ReplyDelete
  19. O zottt! Te lutem bej dicka qe Aulona ta mbylli kte blog bode dhe te mos na e shpifi me ne. Per te miren e te gjitheve e dashur Aulona, TI NUK KE STIL * stili do te thote hijeshi* do te thote qe kur dikush kalon te kthesh koken jo nga bukuria e robave jo nga cmimi jo nga pamja fizike po nga menyra e kombinimit menyra si e mban veshjen - TI NUK I KE KETO! rrobat qe blen jane te shpifura, me shume se te shpifura madje. Vec kesaj kombinimet te cmendin pastaj. Mire moj vajz sdi te vishesh po pse sblen dicka qe e rekomandojne te gjithe, pse sblen nje fustan te zi te shkurter dukesh dhe me klas & te pakten tregon qe : kam dhe une dy rroba te mira. Po shkon kshu n emison? jo vetem ne emision, ti kshu vishesh kudo. T rroft trupi, e ftyra dhe blogun qe ke hap mqs ` e kane te tere 1 blog`. Nuk vjell vrer ndaj teje. skam asgje personale.Her tjeter kur poston ne blog dicka mendohu 2 here te kesh te postosh ndonje rrob me pak te shpifme. Hajt klm dhe fjala ime ne vesh te perendise. AMIN! :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ty ta shpif kaq shume blogu, sa e lexon cdo here e komenton!!! Te pakten ji e sinqerte me veten!!!!
      Mire Aulona i rrofte trupi, ftyra a ku di une?!! Po ty moj vajze c' te te rroje ty, truri qe nuk ke!!!!

      Delete
  20. Pershendetje! Eshte hera e pare qe shkruaj, por jo e para here qe te ndjek :) Komplimente dhe suksese te metejshme :)
    Emisioni me pelqeu shume, por ka raste qe ndoshta, per mendimin tim (e theksoj kte te fundit) qe juve, per te qene sa me te drejperdrejta kaloni caqet! Vertete qe gazetaria eshte bere nje corbe e, dhe nuk perdoren me furca po rrula :P po dhe juve qe doni te beni anen tjeter te medaljes, harroni dhe kaloni ne ate ekstremin tjeter: e te berit gazetaren llafazane. Konkretisht me shume Fatma, qe shpesh me duket pak e egzagjeruar dhe vetem flet, flet, flet... Ishte thjsht 1 keshille, se une ju ndjek me dashamiresi... ;)
    PS: Keep up on your great work!

    ReplyDelete
  21. Te dashura mikesha, e kam te pamundur t'ju shkruaj te gjithave nje nga nje sepse jane shume komente, por dua t'ju falenderoj te gjithave nga zemra per kohen qe me keni dedikuar, duke shprehur mendimin tuaj, urime, verejtjet dhe sugjerimet. Me besoni qe per mua do te thote shume dhe patjeter qe do marr parasysh gjithcka qe keni shkruar. Faleminderit qe me ndiqni dhe jeni bere pjese e ketij blogu!

    ReplyDelete
  22. Kur pash tabelen e 'The Voice' te fotot e para nuk e di pse e mendova qe do ta kishe bere nje foto me te :) e nuk u gabova.
    Si karamele, sandalet super te bukura dhe floket i ke shume shume mire.
    Do ndjek videon me kenaqesi sepse emisionin per fat te keq e humba :(
    Ne qofte se edhe 'Dancing with the stars" do jete te ejnteve do kemi dileme te madhe :)

    ReplyDelete
  23. Aulona kam sh simpati pee ty.top show e pash tashme ne youtube vetem pse ishit bere ju te dyja pjese e tij.me duhetta pranoj qe fatmen nuk e kam simpatizuar ndonjehere ,ama dhe une ashtu si sh nga parafolset jam e mendimit qe duhet te frenojet pak me ate qe thote kohet e fundit.fakti qe ju ftojne ne emisione te ndryshme duket sikur e ka dehur pak dhe e tepron me komentet.nga ana tjeter ti e dashur aulone tregon sh qytetari.te pergezoj dhe uroj te vazhdosh keshtu.

    ReplyDelete