Wednesday, September 11, 2013

Be happy...


Oh sa shume qe e dua dantelllen si element ne veshje, nje element qe gjithmone me duket se i jep me shume feminiliteti, romanticitet dhe sensualitet pamjes. Nderkohe qe nga ana tjeter, si njeri shume i cuditshem qe jam ne shije, dantella me pelqen edhe me shume kur kombinohet me ndonje detaj dhe element pak agresiv, per ta thyer pak gjithe romanticitetin qe ne menyre te pashmangshme ajo percjell. Prandaj fundin qe kam veshur ne kete post dhe qe ka shume dantelle ne te, vendosa ta shoqeroj me nje rrip lekure ne mes dhe me nje kemishe e cila per nga prerja eshte shume seksi dhe nje nder te preferuarat e mia. Nje dite e zakonshme pune, plote takime e projekte te reja per te cilat po pres me padurim sa t'i ndaj me ju, por qe por momentin duhet t'i mbaj te kycura brenda vetes, edhe per faaaare pak. 
Meqe ne postet e fundit kam shkruar gjate, sot po e mbyll me kaq. Por dua te jap edhe nje mesazh te fundit, meqe sot isha e ftuar ne emisionin "Wake up" per te folur per lumturine, sic ka thene edhe Tolstoi ne nje nder shprehjet qe mua me pelqen me shume: "Nese do te jesh i lumtur, thjesht ji..."

12 comments:

  1. Aulona, kjo eshte nje nder veshjet qe me ka pelqyer me se shumti <3 ty te kam ndonjehere si rolemodel ne veshje :P te dua shume dhe shpresoj te te takoj ne te ardhmen <3

    xo Era nga Prishtina

    ReplyDelete
  2. Kepucet yll po me duket sikur sshkojn me kte veshje. Do propozoja taka te zeza ose cizme deri te kyci ose nga ato sandalet qe mberthehen te kyci te zeza.gjithsesi mendimi im. Ti je prap sh stylish. K.

    ReplyDelete
  3. Looking awesome as always... hugs from mila

    ReplyDelete
  4. New entry kepucet?
    Mua do me kishte pelqyer ta mbaje romanticitetin qe percjell fundi, ndoshta me nje bluze/kemishe tjeter me pak seksi :)

    ReplyDelete
  5. Kombinim interesant!Ma tregon dot ku i ke marre kepucet apo eshte sekret?? :) te pershendes dhe te ndjek cdo dite!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po c'sekrete moooj :) Kepucet i kam blere vjet, eshte nje dyqan i madh ne Laprak, i cili mundeson edhe blerjen me porosi, nepermjet faqes se tij ne Facebook, "Fashion Girl" quhet dhe kjo eshte adresa ne Facebook https://www.facebook.com/pages/Fashion-Girl/371597832884949

      Delete
  6. Aman mi kur do vij njehere aty te te bej ca foto yll... ti je fabulous

    ReplyDelete
  7. Dantella eshte shume e bukur, por ne pergjithesi nje fund dantelle duhet te jete disi i vecante qe te ngjaje bukur (mua nuk me pelqen), une e preferoj dantellen si detaj me teper. Kuptohet qe ka edhe gjera shume te bukura krejt tyl/dantelle por ky nuk eshte rasti. Kepucet dhe kemisha jane pa lidhje me stilin pastaj.... Nuk e di... Me pelqeve shume tek posti kaluar me fustanin me lule...te shkonte...te ndriconte. Ketu s'je gje pet gustot e mia

    ReplyDelete
  8. Shume bukur! k :-))

    ReplyDelete
  9. P.s. Vish edhe ndonje gje jeshile :-))) k

    ReplyDelete