Mbase për faktin që kjo
është një periudhë dasmash dhe të gjithë njerëzit duket se po martohen, mbase
për faktin që këtë numër kemi një material që flet pikërisht për dasmat,
mbase prej librit që jam duke lexuar, mbase nga një status i një mikeshës time
që lexova pak ditë më parë në lidhje me dasmën dhe martesën ose me shumë gjasë
për të katër arsyet bashkë, më lindi frymëzimi që sot të flas pikërisht për
këtë temë. Do ta filloj nga fundi, nga statusi i mikeshës.
“U gjenda sot me dikë që martohet në një dyqan fustanesh për nuse. Rreth nesh
ndodheshin 3-4 çifte, që mesa dukej do martohen. Çifti nr. 1 po priste të
shihte fustanet të ulur në divan, sikur po prisnin radhën tek dentisti. Ndoshta
edhe tek stoli i radhës së dentistit të qëllon të shohësh njeriun që ke në krah
më shpesh në sy. Tek çifti nr. 2, vajza shfletonte katalogun dhe djali
celularin. Çifti nr. 3 nxitonte dhe ai i thoshte asaj: "Hë më, të pëlqen?
Merre se kam parkuar makinën keq". U
ndjeva shumë e lodhur për të parë çiftin nr. 4 e më erdhi t’u shkoja afër e t'i
pyesja: Pse dreqin martoheni?” – kish shkruar ajo në Facebook.
Sa pyetje e bukur, edhe pse përgjigjja mund të mos jetë edhe aq e bukur!
Përgjigja e parë që i vjen çdokujt në mendje është: Për dashuri! Por protagonistja
kryesore e librit që jam duke lexuar e dinte që nuk e donte bashkëshortin kur
vendosi të martohej me të, por shpresa që dashuria do të vinte pas dasmës e
shtyu mos ta mendonte dy herë dhe ta ndërmerrte këtë hap shumë e vendosur. Dhe
kuptohet që dashuria nuk erdhi pas martese. E nëse jeni kurioz të dini se si
përfundoi historia e librit, po ju them që përveç vuajtjes dhe zbrazëtisë që
ndjenin të dy në atë martesë, përfundoi me gruan duke tradhtuar burrin dhe në
fund erdhi divorci. Sepse nëse martoheni pa dashuri, thjesht sepse ju ka ardhur
ora, se familja ju bën presion apo se keni frikë të qëndroni edhe për ca kohë
vetëm, e sigurt që divorci do të vijë, herët ose vonë. E nëse nuk vjen divorci,
do të vijnë sherret, dhuna - fillimisht ajo psikologjike e më pas ajo fizike,
për të përfunduar deri tek tragjeditë e mëdha që shkojnë deri në vrasjen e
partnerëve nga njëri-tjetri, histori me të cilat jemi të mbushur ne shqiptarët!
Si historia e librit që unë përmenda, ka shumë në jetën reale. Kam përshtypjen
që edhe librat nga jeta reale frymëzohen. Dhe sidomos nga këto historitë me
shpresën që dashuria do të vijë pas martese. Unë dakord jam me atë shprehjen se
shpresa nuk vdes kurrë, por në këtë rastin e dashurisë që vjen pas martese, më
besoni nuk ka qoftë edhe një arsye që ta mbajë shpresën gjallë. Imagjinoni kur
martesa shihet nga një pjesë e madhe si vrasësja e dashurisë dhe shumë çifte që
janë dashuruar si të çmendur i ka bërë të akullt e i ka larguar nga njëri-tjetri,
si mund të shpresosh që pasi ke ndenjur disa vite me dikë pa e dashur, dashuria
të vijë një ditë krejt papritur? Prandaj sa humbni kohën tuaj (ah, kur do të
vijë dita që njerëzit ta kuptojnë se sa e çmuar është koha!) me njerëz që nuk i
doni, e me shpresa që nuk do të përmbushen kurrë, më mirë rrini vetëm dhe
kështu nuk i hiqni vetes mundësinë të takoni personin që do t'ju bëjë me të
vërtetë t'ju rrahë zemra fort, pa i thënë çdo natë vetes, teksa shtrihesh në
një shtrat me këtë njeriun që nuk e do, se dashuria do të vijë pas martese.
Mese e drejte............Me pelqeuuuuuuuuu sh ky artikull ;)
ReplyDeleteAulona P. Musta ky eshte shkrimi me fantastik qe ke bere! Te jap plotesisht te drejte!
ReplyDeleteaulona nuk te heq asnje pike e asnje presje, shume e qelluar! Bravo! N.
ReplyDeletee lexova artikullin te Paloma..po te dal pak kunder kete here..jo domosdoshmerisht sjellja e atij dhenderit te ardhshem tregon se nuk e do nusen apo po martohet kot..jo gjithmone ata qe duken si te vdekur e me nje perkushtim te dukshem sa zilepsen njerezit tregon dashurine e vertete e te duhuren..eshte shume individuale marredhenia dhe vetem ata qe e jetojne e dine..kam pare ketu nje dite nje dedikim dashurie te dikujt mbas te ciles mori qindra like e komplimenta per dashurine e perkryer ,martesen ideale dhe endrren e shume femrave...kur me vinte per te vjelle sepse e di hipokrizine e asaj deklarate per sa kohe nxiton te dashnorja 50 vjec sa here mundet...eshte teme e gjate dhe e veshtire per te vene pikat mbi i...jeta prandaj eshte kjo qe eshte me rremujen ,pikepyetjet dhe gabimet e medha qe mbart
ReplyDeletecompetely agree. Marriage should be about love and celebrating it not about hoping to create it..
ReplyDeletethe honeymoon phase passes fast in the love story, true love is what remains after it.
Aulona me pelqeu kjo qe ke shkruar po ta le thjesht ne kontekstin qe shembujt qe ke perdorur jane thjesht shembuj per te nxjerre mesazhin qe do te nxjerresh dhe kaq. Ama po ta mendosh me thelle nuk mund te mendosh qe kane nje martese te palumtur ato cifte qe jane te paduruar me pritjen dhe pergatitjen qofte edhe te dites me te rendesishme te jetes se tyre. Mbase ai djali ne shembullin qe permende nuk i ka qejf fare dasmat por per hir te gruas qe do martohet qe ajo mbase i ka qejf po e organizon nje te tille. Mbase pikerisht ai njeriu i paduruar me pritjen,i painteresuar per detajet,madje pikerisht ai qe nuk ka asnje deshire te beje dasem mund te jete ai qe e respekton,e do dhe e ben te lumtur gruan e tij.
ReplyDeleteDhe perkundrazi dikush me i kujdesshem per keto detaje mund te jete partneri me i keq. Me ler te te tregoj nje eksperience qe e kam njohur nga afer. Nje mikja ime u fejua. I fejuari i bleu porsch madje diten kur celebruan martesen u nis per itali vajtje-ardhje brenda dites per ti sjelle nga italia unazen e marteses me diamant & oren 10000 Euroshe. Shume i perkushtuar ama kur ajo donte te dilte sbehej fjale do e conte do e merrte vete. Nuk vishte cfare sdonte ai,nuk lyej si nuk donte ai. Madje edhe kur kjo e zbuloi nga tel i tij qe ky fliste me nje tjeter ai e rrahu barbarisht se si guxoi ajo ti kontrollonte tel.
Pra dua te them qe thelle shembulli i atij statusit nuk qendron pasi partner perfekt nuk ka. Rendesi kane gjera me te medha se ato qe permende.
Te pershendes Ola
Aulona, shume i bukur ky shkrim por shembujt e marre nga ana jote nuk jane me vend. Mesa kam ven re dhe i dashuri jot nuk me duket nje tip nga ata qe mund te te presi ty ne nje dyqan me fustane nusesh sa t'i provosh te gjitha, por kjo s'besoj se do te thote qe s'duheni apo jo? Ne ditet e sotme nje cift te shkolluarish nuk martohen me zor pa dashuri, ky fenomen ndodh ne zona te thella rurale dhe martesen e kan zgjidhjen e vetme per te ndryshuar jeten dhe tradite mbi te gjitha, te gjithe te rinjte ne zonat rurale pothuajse martohen me shkuesi ku mungon dashuria e as ka per te lindur ndonjehere me kalimin e kohes... Jo te gjithe kan mentalitetin tend e bejn jeten tende... gjithe te mirat..D
ReplyDeleteTe lumte goje Aulona! Me pelqen shume po shume fare ky post. Eshte nje teme qe e hasim shume shpesh ne ditet e sotme sidomos ne Shqiperi. Nuk e kuptoj se vajzat apo djemte e sotem ndermarrin hapa kaq te nxituara dhe kaq te papergjegjshme per jeten e tyre. Nuk jemi me as ne vitet kur dashur padashur te martonte familja qe ne djep. Me duket si tallje ndaj vetes te besh nje veprim kaq mendjelehte, sikur martesa eshte qellimi i vetem i nje njeriu ne jete, dhe hajde gjejme nje burre/grua dhe martohemi edhe po s'qeme te lumtur s'ka gje...maksimumi do vuajme pak! Thirrini trurit o njerez se late nam! Shembujt qe ka bere mikesha jote ne postin e facebook-ut me duket sikur i kam para syve....ndodh shpesh te shohesh cifte te lodhura qe nuk e kuptoj pse rrine bashke!!!
ReplyDeletehttp://www.theromrom.com/2013/09/long-life-to-couple.html
Po ti aulona pse smartohesh? Apo nuk e do partnerin tend? Ather pse ke qendruar kot me te me shpresen qe do e dush nje dit? Sjam dakory. Shembuj koti.
ReplyDeleteBukur diskutimi. Perëndimi sado ka sjellur edhe anët negative te ne. Perëndimi xhelozon FAMILJEN te shqiptarët dhe atë do ta shkatërrojë. Nuk mund të ketë shoqëri të shëndoshë pa FAMILJE të shëndoshë dhe kjo (e fundit) vjen nga ato burra e gra që dashurinë e tyre e kurorëzojnë me martesë:). Nuk është e thënë Aulonë e nderuar se ndodhin ndarjet në martesë, përderisa ato ndodhin edhe më shumë në lidhje jashtmartesore si fund unē them:
ReplyDeletePse dreqin lexoni ato libra, pse dreqin lexoni ato STATUSA dhe pse dreqin gjykoni njerëzit nga sjellja nē publik nè këto ditë të nxehta raskapitëse, vëreni gishtin në kokë - edhe NE JEMI FRYT I MARTESES -DASHURISE, përndryshe s'do kishim kënaqësinë të diskutojmë nē këtë blog të bukur. A.C
Bukur diskutimi. Perëndimi sado ka sjellur edhe anët negative te ne. Perëndimi xhelozon FAMILJEN te shqiptarët dhe atë do ta shkatërrojë. Nuk mund të ketë shoqëri të shëndoshë pa FAMILJE të shëndoshë dhe kjo (e fundit) vjen nga ato burra e gra që dashurinë e tyre e kurorëzojnë me martesë:). Nuk është e thënë Aulonë e nderuar se ndodhin ndarjet në martesë, përderisa ato ndodhin edhe më shumë në lidhje jashtmartesore si fund unē them:
ReplyDeletePse dreqin lexoni ato libra, pse dreqin lexoni ato STATUSA dhe pse dreqin gjykoni njerëzit nga sjellja nē publik nè këto ditë të nxehta raskapitëse, vëreni gishtin në kokë - edhe NE JEMI FRYT I MARTESES -DASHURISE, përndryshe s'do kishim kënaqësinë të diskutojmë nē këtë blog të bukur. A.C
Aulona, po muaji ne instagram? :P
ReplyDeleteJooooooo...pseeeeeeee....sa po e beja gati dhe kisha shkruar qe kete here u kujtova vete....Pse ma prisheee postin hahahahahaha Do bejme nje pakt? Une do bej sikur nuk e kam lexuar kurre kete mesazh dhe ti sikur nuk e ke shkruar kurre, mire? hahahahahahahaha :P
DeleteAulona cfare ke shkruajtur shume e drejte! Por une nuk kuptoj nji gje, osé u shkoka me burrin me zgjedh fustanin???!!!
ReplyDeleteSikur duhet ta kete surprize !!!
Aulona,
ReplyDeleteDo kisha deshire te shikoja pergjigje per disa nga komentet :-)
D.
E dashur D., une mendimin tim e kam dhene ne shkrim. Nuk shoh arsye per te replikuar me komentuesit, pasi per tema te tilla secili ka mendimin e tij dhe num ka kuptim qe une te perpiqem te mbush, apo ndryshoj mendje :)
ReplyDelete:-) Te kane bere pyetje, dhe mendoj qe nqs disa kane mare kohen te lexojne dhe interacting me ty do ishte mire te lexonin pergjigje. Megjithate, ti e di me mire :-) E lexoj shpesh shkrimet ne blog, sidomos te tilla si ky me siper, por jo shpesh kam comentuar. Shpresoj te lexoj me shume te tille ne kohet qe vijone.
DeleteD.
Me pelqen ky shkrim. Jam teper dakort me autoren e statusit te lart permendur.
ReplyDeletePse dreqin martohen kur nuk jane te lumtur me njeri-tjetrin?
:) Ndoshta Jane te lumtur me veten që e kanë statusin I martuar :*
ReplyDeleteJam shume dakord! Te ne mbizoteron nje mendesi e gabuar, qe pasi arrin nje fare moshe, duhet te martohesh te krijosh familje, pavaresisht se c'plane mund te kete tjetri per veten. Martesat per inerci nuk funksionojne, nuk kane funksionuar kurre dhe fakt eshte qe meqe pjesa me e madhe e prinderve tane jane martuar me mbleseri, nuk na kane edukuar me "kulturen" e dashurise, por me shume na kane injektuar friken e paragjykimit dhe idene se nese pas disa kohesh marredhenie me dike, gjerat nuk shkojne mire, nuk mund te ndahesh, se e zgjodhe vete, e duhen neglizhuar problemet "e vogla". Sado mund te duken detaje te parendesishme, sjelljet e shembujve me lart, tregojne mungese komunikimi, mungese entuziazmi, nderkohe qe dy njerez qe martohen me plot deshire do ishin te emocionuar nga cdo detaj i dasmes. Dikush nga komentuesit tha se mbase dhendrri ne nje nga ciftet, po martohet per t'i bere qejfin te dashures, dhe une mendoj qe nese do ishte keshtu, eshte pikerisht ajo per te cilen flet artikulli. Martesat nuk behen per t'u bere qejfin njerezve dhe as me shpresen qe megjithese atij si pelqen martesa, do t'i pelqeje pasi te martohen. Te "Bride wars", qe eshte e vertete, eshte film tipik Hollywood-ian me plot ekzagjerime,eshte nje fraze interesante, qe mua me duket se qendron: "Menyra si organizojne pergatitjet e dasmes, tregon shume per ciftet, ata qe jane bere per njeri tjetrin ia dalin me se miri, ndersa per pjesen tjeter, kthehet ne stres, e burim zenkash" (shprehja nuk eshte keshtu tekstualisht, se nuk e mbaj mend :p). Njerezit duhet te fillojne te kuptojne qe ne jete, qellimi eshte te jene sa me te lumtur te munden!
ReplyDelete