Wednesday, September 18, 2013

Me pushime…vetëm!

Shkrimi qe do te lexoni me poshte eshte botuar dy jave me pare ne gazeten Paloma, ne rubriken e perjavshme "Sexy dhe Qyteti". Per fat te keq (dhe me besoni me vjen shume inat per kete) nuk jam une autorja :P Kjo rubrike realizohet nga nje vajze, e cila preferon te mbetet anonim dhe pasi e pyeta, me tha qe nuk deshiron te identifikohet as ne blog. Une padyshim qe respektoj vendimin e saj, nderkohe qe tema qe ka prekur dhe menyra se si e ka trajtuar eshte aq e bukur dhe me pelqen as shuuuume, saqe nuk mund te mos ta ndaja me ju...
Jam e sigurte qe vete tema do te ngjalle shume debat, keshtu qe ndihuni te lira te shprehni gjithe "talentin" tuaj ne pjesen e komenteve...


                                          

  Me pushime…vetëm!
Jo unë, unë do nisem për pushime, por do jem edhe me nja 5 njerëz të tjerë me vete. Ata që më kanë “friend” në Facebook do të mund të informohen vazhdimisht për itinerarin tim, për vendet ku do rri, për pjatat që do ha. Instagramin dhe Facebook-un për çfarë e kemi tjetër?
Për çfarë e kemi tjetër, përveçse për të treguar jetën tonë në një dimension që na pëlqen që të tjerët të shikojnë, që shpesh nuk i korrespondon realitetit, por edhe kjo është diçka njerëzore. Po aq njerëzore sa të kënaqesh duke “vëzhguar” dhe hetuar mbi jetën e tjetrit, që t’i nxjerr të gjitha gjërat vetë në tabaka, s’ke nevojë më as të përgjosh nga vrima e çelësit.
Foto, foto, check-in-e pa fund. Në Turqi, në Korfuz, në Francë, në Itali, në Afrikë, Amerikë, kudo. Tashmë kemi mundësinë të lëvizim dhe të shkojmë kudo që na do kokrra e qejfit. Jo, më falni, nuk po flisja për të gjithë. Vetëm ata që kanë mundësi, ata që kanë mundësi të shkojnë në këto vende…vetëm!
Me siguri edhe ju e keni vënë re, do keni në Facebook-un tuaj ndonjë mikeshë që udhëton shpesh, shkon në vendet më të bukura, plazhe ekzotike, në vende historike, romantike dhe rreshton albumet me nga 40-50 foto, të gjitha vetëm!

Tani po bëhem pak thashethemexhije, por mos u bëni hipokritë, të gjithë e keni menduar. Kujt i buzëqesh kjo zonjushë pas aparatit? Kujt po i ngre dolli? Po atë tabelën “e rezervuar” kujt po ia tregon?
Ups, ja dhe një foto teksa darkon në një restorant shumë të shtrenjtë në Kanë, duken shishet e shampanjës në sfond, deti, një dorë me lesh dhe një orë “Rolex” në të.

Të ndalemi tek kjo dora me lesh (nuk tingëllon shumë mirë, por le të ndalemi pak)! Ka një simbolikë shumë të fortë këtu.
Dhe më në fund kuptuam diçka. Kuptuam që kjo zonjushë nuk qenka dhe aq vetëm nëpër këto vende luksoze. Qenka me një dorë, me një dorë me lesh. Patjetër kjo dorë duhet të ketë edhe një portofol shumë të madh, sepse përndryshe zonjusha dhe dora nuk shijojnë dot këto ambiente ekskluzive!
Pse pronari i dorës nuk dëshiron të shfaqet nëpër foto? Nuk njohim zotërinj kaq të turpshëm. Një arsye ka dhe zakonisht është se ky pronari i dorës me “Rolex”, dorën tjetër e ka me ndonjë unazë.
Jemi në një vend të lirë dhe të gjithë kanë të drejtë të shkojnë me kë t’u teket e të bëjnë si mendojnë, sigurisht unë s’jam askush që t’u jap mend të tjerëve.
Prit njëherë, kush e shkroi këtë fjalinë e fundit? Si qenkam unë askushi? Unë jam z.digjithçka ore dhe mund t’ju jap disa mendime. Po s’i deshët, e dini ç’të bëni me to!
Tani t’i lëmë mënjanë shakatë, por të kthehem tek thelbi, thelbi!
Gjithnjë e më shumë, këto zonjusha frymëzojnë zonjusha të tjera që të mendojnë dhe të sillen në këtë formë. “Carpe diem” - jetojmë momentin! Pse të lodhemi nëpër punë? Kot i kemi këto cica (ndonjëherë s’i kemi, por i bëjmë), këtë trup të freskët? Pse të mos bëjmë ca pushime të hairit nëpër oksident? Pse të mos paguajë diçka ky zotëria me duar me lesh? Kot ka gjithë këtë femër ky në krah?!
Duke harruar që pas disa kohësh mund të jenë ato në vendin e asaj zonjës që ka dorën tjetër, atë dorën me unazë, ndërkohë që dora me orën “Rolex” do të vazhdojë kërkimin për mishin e freskët!
Jo se ka ndonjë gjë të keqe dhe askush nuk do t’i djegë në turrën e druve, por unë s’do të isha dhe aq krenare. S’do të më shijonin aq shumë ato gjërat firmato që prindërit e tyre as një të dhjetën e tyre s’do të kishin mundësi t’u ofronin, jo më t’i blinin vetë pastaj me ato 5 e marra me mik te Shkencat Sociale!

U bëra shumë paragjykuese dhe e keqe tani, por  nëse s’më besoni mua, besojini karmës, ajo është vërtetë një “bitch”.



19 comments:

  1. Aulona me pelqeu shume. Uroje shkrimtaren nga ana ime. Nice to know qe ka njerez qe e mendojne keshtu por dhe i artikulojne kaq mire mendimet e tyre. Parate dhe pushimet "incognito" nuk e bejne lumturine;) dhe kush e mendon keshtu i ka siguruar vetes nje plan afatshkurter...

    ReplyDelete
  2. Sa me pelqeu, sa me pelqeu!!! E kam menduar dhe une shume here dhe nuk me dilnin llogarite e bera (dhe te mendosh qe nuk jam keq ne matematike!). Dora me lesh shpjegon gjithcka plus fotot ne instagram ku shprehin se meritojne cdo gje dhe qe kete e kane arritur me pune dhe perpjekje!

    ReplyDelete
  3. Shume shkrim i bukur dhe realist, ose me mir realiteti shqiptare. Jo se ktej jasht shtetit nuk ndodhin gjera te tilla, e dini shume mire edhe ju qe ndodhin por ama femra nuk krenohet si bejn keto tonat. Kjo gje kurre nuk me ka pelqyer, sidomos per faktin qe nje dite kto do jen ato gra qe rrin ne shpi dhe i rrofte qejfi qe kan ber kur kan qene te reja se me nje martese te tille nuk i ngel gje ne dore. Me vjen keq per kto lloj femra sepse u duket sikur kan arritur cdo gje fal nje Rolex-i.

    ReplyDelete
  4. Po une nuk po kuptoj thelbin e ketij artikulli(nesse mund ta quajme te tille)???? Eshte nje fenomen jo i rralle ne shoqerine tone, por jo me i keqi. Tani ne cfare duhet te bejme , te komentojme se sa keq keto vajza bredhin me burra per nje pale pushime apo per veshje???? secili ka jeten e vet fundja. me duket artikull i nje vajze paksa xheloze :PPP Eri

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te shkosh me burra te martuar per leke nuk eshte fenomeni me i keq? 100 here me shume respekt kam per prostituat, sesa per kete kategori! Xheloze per cfare? Per nje burre me grua dhe me ca leke? Me beso, te gjesh nje te tille ne kohet e sotme ne Shqiperi eshte gjeja me e lehte....Ndersa mua me vjen keq kur lexoj vajza si ty, qe nuk i ben pershtypje ky fenomen dhe faktin qe kur dikush e kritikon, e shikon si xhelozi....Xhelozi mendoj se secila nga ne femrat duhet e ndjeje per nje vajze qe eshte shkolluar, qe punon dhe qe ka arritur cdo gje vete, qe pushimet, veshjet dhe gjithcka tjeter ja mundeson xhepi i vete, jo burri i grave te botes.

      Delete
    2. Te lumshin duart me kte koment. :)

      Delete
    3. Ty mund te te vij keq sa te duash per vajza si puna ime,sme intereson fare, problemi eshte qe cdo njeri zgjedh vete jeten qe do. Me lejo te te them se ky fenomen eshte aq i perhapur ne bote sa ketu te ne nuk eshte gje fare, mos e beni cdo gje per te ulur femrat shqiptare. Edhe ta siguroj une qe nuk eshte fenomeni me i keq, pasi personi e zgjedh vete kete gje. Fenomene me te keqija ne shoqerine tone jane ato qe ndodhin jo ne deshire te personit, por se keshtu eshte mentaliteti i shoqerise dhe menyra se si po zhvillohet ajo, e nderkohe shume persona jane viktime e ketyre. Nderkohe nese flasim per fenomene qe fundja njeriu e ka shume kollaj ta ndryshoj rrjedhen, mua vete do me shqetesonte me shume fakti qe femijet dhe adoleshentet nuk lexojne se sa nje tufe mendjelehtash qe kapin nga nje dore me lesh. Eri

      Delete
  5. Ouu,kaq e perhapur eshte kjo gje ne Shqiperi? Sinqerisht nuk e dija,mendoja se "kingeve" te fb-ut jau paguan babi pushimet (mendoja mos jane goca deputetesh,biznesmenesh...).Mjere familjet thuaj qe ulin koken,se kjo kategori nuk e kane te gjate.
    M.

    ReplyDelete
  6. Shkrim i bukur. Instagram eshte nje vend qe gjithmone me shokon me fotot e disa njerezve sepse ne FB ata qe kam, i njoh dhe e di kapacitetin e tyre dhe e kujt eshte dora me lesh (e bukur kjo). Por kete pyetje ja kam bere shpesh vetes dhe gjithmone kam menduar si parafolsja.. "do kete babin biznesmen e do jete goca e dikujt ne pozite" Kam preferuar te mos mendoj qe "dora me lesh" eshte e pjese e dores me unaze... GJYNAF :(

    ReplyDelete
  7. nice shkrimi. mendoj se keto gjera me teper ndodhin ne zonat urbane, sidomos ne tirane!

    ReplyDelete
  8. Me pelqen qe flitet per kete "ves" te shoqerise, jo vetem shqiptare. Zeri duhet te ngrihet gjithnje, ate kemi si arme per te perdorur, duke shpresuar qe do te arrij ne veshet e atyre qe kete fenomen kaq te ulet e marrin me lehtesi.
    Ekzistojne femra te tilla, sepse ekzistojne meshkuj te tille, sepse ekziston nje shoqeri e ndertuar pa themel. Fasada eshte e bukur, majat kapin qiellin...por kur bie ai shiu me rrebesh, nuk del vetem truku, por gjithe shoqeria rrezikon te shembet. Me vjen keq sepse brazat e rinj po mesohen me kete "model". Sa do doja qe te rigjenim principet e humbura, respektin, korrektesine, NDERSHMERINE.
    Nejse, u zgjova nga endrra dhe po i kthehem punes. Se ajo dora qe kam une afer, ka lesh...po ska ROLEX :P

    ReplyDelete
  9. ky eshte nje shkrim medioker...i shemtuar.Patjeter qe ky fenomen egziston por nuk eshte kaq i perhapur sa te marre keto masa qe thoni ju...Me vjen vertet keq kur lexoj shkrime dashakaqe....Keto vajza qe thoni ju nuk perfaqesojne vajzat shqipetare.....Pastaj Shqiperia tashme ka njerez te pasur qe mund tu lejojne vetes udhetime nga me luksozet...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sigurisht qe ka sh njerez qe mund ti bejne pushimet si ti duan po aq sa c ka dhe njerez te tille si keto ne shkrim. Shkrimi ka prekur nje dukuri, ate te sponsorizimit te pushimeve...madje dy dukuri edhe fenomemin facebook, ti tregojme shokeve ku jemi. Keshtu qe nuk ka asgje medioker persa kohe eshte e verteta

      Delete
  10. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  11. Kjo copez percjell vetem midiokritet per nga ana e te shkruarit dhe stilistikes. Shkrimi nuk ka asnje rrjedhe te lirshme, duket vetem sikur ngec ne cdo fjali. Tema mund te jete e vlefshme per tu diskutuar deri diku, por si menyre e te shkruarit fatkeqesisht le shume per te deshiruar :(

    September 19, 2013 at 6:21 AM

    ReplyDelete
  12. Mua me pelqeu shume permbajtja e artikullit. Lexoj qe ka disa qe kritikojne mesazhin apo menyren e te shkruarit. Nga ana e te shkruarit nuk mund te behem kompetente te jap vleresime nese ky shkrim permbush gjithe rregullat gramatikor, a eshte i rrjedhmesh e te tilla si keto qe disa komentues duket qe i ka prekur. E di qe edhe vete stonoj ne perdorimin e sakte te gramatikes duke jetuar larg per 14 vjet tani. Por nuk mendoj qe ky shkrim u postua qe ne te behemi kritik te gjuhes letrare ne perdorim :-) Por per sa i perket tematikes, mendoj qe eshte shume kritike dhe jam e gezuar qe autorja e ka trajtuar, me humor te zgjedhur mire dhe vjen shume natyrshem. Kete fenomen e shof rregullisht si neper instagram ashtu edhe facebook. Cuditem me larmine e vendeve pushuese qe shume kane mundesine te frekuentojne. Shpesh mendoja qe ndoshta rrogat e pozicioneve te ndryshme mund te kishin diference te madhe ne Shqiperi, por prap nuk bente shume sens per disa njerez qe mendoja se i njihja :-) Nuk perkrah asnjehere arritje te tilla ( nese mund ti quaj arritje ) dhe le me teper qe ti shfalos keto "arritje," dhe te krenohem ne rrjetet sociale :-) Gjerat qe une krenohem per to jane mbarimi nje doktorature me forcat te tuat financiare, nje pune qe ti nuk shkon me merzitje cdo dite, apo dhe planifikimi pushimeve ( dhe pse jo aq te shpeshta, lluksoze dhe te kollajshme sa disa nga kontaktet e mia ne fb apo instagram :-)!

    Aulona, faleminderit per postime te tilla :-) dhe urime autores gjithashtu :-)
    D.

    ReplyDelete
  13. Nuk ka shume qe kete gje po e diskutoja me nje mikeshen time pak dite me pare.Kam dhe une nja dy shoqe ne fb qe e di sh mire nga vijne,ku jetojne dhe cfare u punojne prindrit ama rrobat e tyre vetem firmato,,,pushime gjithe veren neper vende te nryshme dhe neper jahte te vegjel.Epo te gjithe punojne po nuk e arrijne dot kete lux:P Per me teper shesin dhe por** e thene shqiptarce:P me pelqeu shkrimi,i goditur












    ReplyDelete
  14. Ne te vertete e kisha vene re kete fenomen me njerez qe njof mire e gjeja me e habitshme eshte qe kane bere xhiron e botes keshtu!!!
    Po te botes me verte!!! Kane shkuar ne Usa, Ameriken Jugore ne vende si Peru, pastaj Azi, Afrike,, etj ... Gjithe Europen... E vende si Tanzania, Maroku... E vende shume te shtrenjta... E duke ndejtur edhe nja nji muaj rresht, jo vetem nji jave..... E gjithmone keto fotot ne fb vetem e gjithmone me ka bere pershtypje kjo gje ....

    ReplyDelete
  15. Sa te varfër janë disa njerëz. Nuk kanë asgjë tjetër pos PARASË.
    Lexoni edhe më shumë në: disponim.blogspot.com.
    A.C

    ReplyDelete