Monday, September 23, 2013

Dasem....dasem....daseeeeeeeem!!!


Me ne fund momenti i shumepritur erdhi...ne fisin tone kishte dasem. Mbaj mend qe dasma e pare dhe e fundit ne te cilen kam qene ne fis, me rezulton rreth 15 vjet me pare. Nuk e di cila eshte arsyeja, ose ne jemi fis shume modern, ose shume te zhgenjyer nga dasmat, por tek ne te gjithe bashkejetojne dhe martohen, por asnjeri nuk ben dasem :D Prandaj kur disa muaj me pare u planifikua qe ne shtator se do te kishte dasem, mua per vete nuk me mbante vendi. Sepse pavarsisht qe dasma nuk bejme, si fis jemi shume qejflinj dhe sa here qe mblidhemi per te festuar ndonje gje (kryesisht ditelindjet se ato i kemi fiksim, edhe 90 vjetoret i festojme :D) behet  shume qejf! Dhe pritshmerite e mia nuk ishin aspak te gabuara! E gjithe dita e shtune kaloi me festime. Duke qene se cifti jane te dy te besimit ortodoks, pas ritualit tradicional ku dhendri vjen e merr nusen ne shtepi, vajtem ne kishe per te kryer kurorezimin. Ishte hera e pare qe merrja pjese ne nje ceremoni kurorezimi ne kishe dhe mund te them qe ishte nje emocion i vecante. Me pelqeu shume dhe meqe burrin e ardhshem e kam ortodoks, me ate rast mesova edhe cfare me pret :P
Per nje ceremoni te tille, veshja qe zgjodha ishte nje fustan qe mendoj se i shkonte shume pershtat rastit: sa i thjeshte, aq edhe elegant, sa me ngjyra e lule, aq edhe serioz. Ne fakt kisha dy jave qe mezi po prisja te vinte dita e dasmes edhe per arsyen qe ta vishja fustanin, i cili eshte dhurate nga stilistja Jona Muca. Kur para dy javesh me erdhi dhurata ne zyre, te them te drejten mbeta teresisht e surprizuar dhe e mallengjyer. Nuk ma merrte mendja qe kishte njerez qe bejne ender dhurata te tilla :P Aq me shume kur mesova se Jona kishte "studiuar" me pare pasionin tim per lulet dhe ngjyrat, prandaj dhe printi qe kishte zgjedhur ishte i tille. Per fat te keq nuk isha veshur me pare asnje veshje te Jona Muces dhe kur mora ne dore kete fustan te them qe mbeta e mrekulluar eshte pak. Keshtu qe pasi e falenderova personalisht, po perfitoj nga rasti ta falenderoj edhe publikisht me ane te ketij posti :)
Sic thashe me siper keto jane fotot e shkrepura gjate paradites ne shtepine e nuses, Inesit dhe ne kishe. Fotot e mbremjes, ku veshja ime ishte jo kaq "serioze", por pak me sexy, do ti vendos neser ne nje tjeter post. Nderkohe pres mendimet tuaja per fustanin. Ju pelqen edhe ju po aq sa mua? :)

30 comments:

  1. Aulona me pelqen dhe shume. Fustani eshte i thjeshte por me shije dhe printi shumeee i bukur. Te shkon pafund, ta gezosh dhuraten.

    ReplyDelete
  2. Goxha i bukur fustani, dhe te shkon shume. Gjithashtu edhe nusja shume yll, te trashgohet cifti.

    ReplyDelete
  3. Shume e bukur Aulona :)
    Fustani te shkon shume dhe me pelqen ne teresi thshtesia e mengjesit. Do me kishte pelqyer shume me nje pochette te kuqe.

    P.S mezi po pres postin e ardhshem :)

    ReplyDelete
  4. ooo sa po me pelqen, tka ra nji nur ty mi goc, kto kohet e fundit floket i ke shume bukur me pelqejn shume fare, po e cuditshme qe motra jote paska goxha floke, por une mendoj se duhet te ndryshoj ngjyren pse se ke cuar te parukierja jote.
    te them te drejten po me prishet dhe mua mendja te shkoj atje, sepse ti ke nje ndryshim shume te madhe nga floket

    ReplyDelete
  5. Fustani shume i bukur! Me pelqen shume!
    Biles me pelqen edhe fustani i nuses :-)))
    k

    ReplyDelete
  6. fustani i nuses shume klas, me pelqeu shume dhe ti gjithashtu! N.

    ReplyDelete
  7. po ku ben gje te shemtuar Jona!dhe ksaj rradhe ka goditur ne shenje.ty te perfaqson si fustan.Sa per nusen floket sme pelqyen shume dhe fustani jo ndonje gje.Ja kishe marre gjithe bukurine te them te drejten dhe jam e sigurt qe kur te behesh ti nuse do shkelqesh!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Aman ca femrash jeni. Po kafshoje ate gjuhe edhe nese ste pelqen. Po shahet nje nuse...ne nje nga ditet me te rendesishme te jetes se saj, kur fustani, make up dhe floket i ka planifikuar prej muajsh??? Thuaj ndonje gje te mire se ta kthen karma mbrapsht;). Nusja sh fine dhe elegante, me pelqen!

      Delete
  8. si kukull je ber aulona ...cdo gje ne harmoni me njera-tjetren me pelqen shume...
    mezi po presim "anen" tj te aulones sa me shpejt ate postin mos e vonooo ;) :p ;D

    ReplyDelete
  9. Duam postin sexyy:p

    ReplyDelete
  10. Si fillim fustani te shkon shum.jona muca e ka bere posacerisht per ty.sjam dakord me canten qe ke perzgjedhur.cmon !po shkon ne dasem dhe jo ne pune mqns fustani mund te vishet dhe per perdit.pranfaj une do te zgjidhja nje cante te zeze tip *clutch* & jo nje si kjo qe ti e mban ne sup. Kjo eshte keshilla e pare.porr e theksoj :je ber sh e mir prandaj e kompenson :p vec ksaj u them ktyre komentueseve qe dasma behet per qef te nuses dhe dhendrit dhe nusja ka diten e saj prandaj nqs duket nare me makeup te renduar e kshu sic e quani ju ka qefin e vet&mqs kjo dit eshte per te le te duket si tdojr.mua me duket perfekte sic I ka hije nje nuseje te bukur.po ne shqiptaret smsojm kurre qe sado inate/preferenca tkemi nje nuse ne diten e dasmes dhe nje grua shtatzene nuk shahen kurre prandaj ju lutem qytetrohuni pak. Kaq kisha :) po pres ato fotot tip sexy hahaha tbrjme ndonje koment pikant :p P.S. ceremonia me knaqi syt! Tani do sdo ti aulon ti e ke rradhen hahahah ;) klm K.K. ;)

    ReplyDelete
  11. Fustani shume i lezetshem dhe ty te shkon shume ne fakt! Me pelqen performanca jote ne total te ky post, komplimente!! :))

    ReplyDelete
  12. Aulona, jemi duke pritur ne xD

    ReplyDelete
  13. Thjesht,bukur,paster,pa gabime!! :) E ke respektuar eventin dhe i ke kushtuar vemendjen e duhur paraqitjes tende!! Cdo femer qe shkon ne dasme,pervecse vishet bukur per tu kenaqur me veten,respekton edhe ciftin dhe ceremonine me veshjen qe zgjedh,sidomos ceremonine ne kishe qe eshte nje dite shume e rendesishme per ne ortodokset. Te pershendes!!

    ReplyDelete
  14. Perderisa fotot jane pjese e nje bloggu na lejohet te komentojme kedo qe eshte ne blogg,qofte nuse apo jo.Ska lidhje as me qytetarine e as me fshataresine.Ky eshte nje mendim i imi dhe ju qe e mbani veten per qytetare duhet ta respektoni.Sa per ty Aulonaaa ku posti tjeter qe na premtove?have fun and can't wait for the new post.Hurry up!

    ReplyDelete
    Replies
    1. mir moj shoqe mir po dhe ty besoj te vjen mire qe ne dasmen tende dikush te komentoj: sa e shumtuar kjo nusja. Floket si nare dhe fustani s ishte gje. e kishte marr borxh??? aman mi goca sju vjen cik turp? kur i thu dhe aulones: ja kishe marr gjith bukurine. mendoje veten ne vend t asaj ose me t t thon ty diten e dasmes; ta ka marr gjith bukurine kjo shoqja, ti si nuse kot fare -.- ! Po kur e shifni te vetja ju dhemb cik apo jo ^___^

      Delete
    2. Shumeee dakortt. i ke rene pikes me kte koment.

      Delete
    3. Vajza jam shume dakort me ate qe keni shkruar. Ka dicka qe eshte keqkuptuar me duket mua, fakti qe je bere pjese e nje blogu, apo nje shkrimi nuk do te thote qe ai qe e shikon, apo lexon duhet te tregohet i pamishershem dhe te ofendoje. Aq me shume qe vajza ne foto eshte rastesi ne kete post, sepse une kisha qejf ta nxirrja. Ajo nuk eshte as personazh publik dhe as nuk ka perse te komentohet, aq me shume negativisht. Nusja (Inesi) ishte vertet e bukur, ashtu sic duhet te jete nje nuse ne kendveshtrimin tim, e thjeshte ne make up, por e bukur. Me kete rast perfitoj per t'ju kerkuar dicka qe kam dashur ta bej prej kohesh. Njerez te ndryshem qe behen pjese e posteve te mia jane rastesisht atje, sepse kane "fatin e keq" te jene miq, apo te aferm te mi, prandaj ju lutem mundohuni te mos i beni pjese te komenteve tuaja. E sa per mua....e dini vete, me masakroniiii se ja kam marre doren tashme :P

      Delete
  15. Nusja sh elegante:) sa per ty aulona je yll me kete fustan .buzekuqi I kuq te shkon sh, floket po ashtu;) mos na vono kaq sh ate postin e shumepritur :p

    ReplyDelete
  16. sdi nga ta nis nga ty,nga mami bardha apo nga nusja.. :) ti ishe yll Jones i lumshin duart se qenka futur ne psikologjine e njerezve edhe ta ka bere kete fustan kaq te pershtatshem me stlin tende :) presim postin e radhes ela ko

    ReplyDelete
  17. sdi nga ta nis nga ty,nga mami bardha apo nga nusja.. :) ti ishe yll Jones i lumshin duart se qenka futur ne psikologjine e njerezve edhe ta ka bere kete fustan kaq te pershtatshem me stlin tende :) presim postin e radhes ela ko

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ela mos me thuaj qe ke qene edhe ti ne dasem? Se meqe qenke nga Korca, meqe njihke mami Bardhen dhe meqe thua ti ishte yll, do te thote qe me ke pare nga afer? :D Apo ja futa kot? Nese eshte e vertete, tani me ka mbetur hatri qe nuk me ke folur :P

      Delete
    2. ja ke futur kot plako ahahah te te shikoj un ty edhe mos te flas po eshte enderr mojjj pastaj me fal qe fola ne kofidence po je bere aq e shpise per mua sa i njoh familjaret e tu vetem ngaqe i ke permendur ti vete ne post :D

      Delete
  18. Ngjan per mrekulli,fustani shume i bukur (copa sidomos).Nuk me pelqejne shume gjerat qe ben Jona Muca sepse nuk duket si dore stilisteje.Fustani eshte shume i bukur,po duket sikur e ke blere ne nje dyqan,nuk ka asgje qe te tregoje doren e saj,firmen e saj....s'di si ta shpjegoj.
    Edhe nusja nje yll i vertete,urime! Aulon,me mire mos bej dasem se disa prej nesh ketu (une e para),mund te duam ftese,rrezikon te dalesh defiçit :P

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahahahahahaha per mua do jete kenaqesi e madhe te kem sa me shume njerez ne dasem.....Por po e bera ama hahahahaaha :P

      Delete
  19. Dukesh pafundsisht e bkr ne kete post Aulona.shkelqen e tera... fustani yll,,sandalet gjithashtu, floket, e gjitha.koplimenta dhe te trashegohet cifti .xoxo Mila

    ReplyDelete
  20. Dukesh pafundsisht e bkr ne kete post Aulona.shkelqen e tera... fustani yll,,sandalet gjithashtu, floket, e gjitha.koplimenta dhe te trashegohet cifti .xoxo Mila

    ReplyDelete
  21. Aulon pse nuk hap nje teme ne blog ja vlen apo jo te besh dasem ne kohet e sotme?dhe cilat do te ishin modelet e tua te preferuara per nje fustan nuseje?

    ReplyDelete
  22. Bukur Aulona. Te shkon fustani dhe te rrin mire. Nderkohe qe dhe nusja me pelqeka, e thjeshte dhe fine, keshtu ka lezet. :)

    ReplyDelete
  23. Ines na ke mrekulluar edhe na ke lene pa fjale!! Rrezellin :) Aulona ne kete rast cdo kompliment shkon per nusen :) meqenese ka qene edhe dita e saj !! URIME!!

    ReplyDelete