Thursday, September 12, 2013

Thumb is back....shoqerohet me shume dashuri dhe pak urrejtje...


Uh cfare dite ka qene kjo e sotmja, e mbushur me pune, me takime, me disa oferta surprize nga ato te bukurat, qe te lene pa fjale dhe qe duhet ta pickoshe veten disa here, derisa te nxihesh qe te kuptosh qe nuk eshte enderr, por realitet :D Ne fakt keto ditet e fundit kane qene te gjitha te tilla, dite te mbushura me lajme pozitive, dite qe parashikojne nje sezon super te mbushur, nga ato qe besoj se do te me lene kohe per te pushuar vetem ne mbremje, kur te jem duke fjetur, por qe ne te njejten kohe, pervec lodhjes, do te me japin dhe shume gezim, e sadisfaksion. Gjithsesi, do te flasim kur te vije momenti. 


Sot dua t'ju le ne shoqerine e videos se pare te "Thumb", e cila u publikua diten e hene dhe shenon keshtu nisjen e sezonit te ri "Youtubor". Edhe kete vit formati do te jete pak a shume i njejte, me disa ndryshime te vogla. Une jam shume e lumtur qe reagimi per rikthimin tone, mesa kam pare ne rrjetet sociale, ka qene shume pozitiv. Nuk me besohet kur ka njerez qe me shkruajne se i ka marre malli per "Thumb", me duket sikur tallen. Megjithate ne te njejten kohe eshte dhe ana tjeter e medaljes, ka dhe nga ata njerez qe na "urrejne" dhe qe neveriten nga ne. E megjithate vazhdojne na ndjekin. Ky koment me erdhi pak dite me pare ne njerin nga postet e blogut dhe une vendosa ta ndaj me ju: 


"Nese do e dije sa patetike dhe shum hipokrite je do te te vinte neveri nga vetja ! 
Nje person qe nxjerr jetesen duke u marr me thashetheme per te tjeret nuk besoj se ka te drejt te indinjohet thell kur personat neper komente ja kthejn me te njejten monedhe .
Besoj se ne fakt gjith kjo "hate" neper kto komente do te ishte shum e mir per ty dhe ndoshta do te ti hapte pak syt per te kuptuar se si ndoshta ndihen edhe te tjeret sa her qe ti hap ate gojen tende per te nxjerrur vrer NUk kam aspak respekt per nje person qe nderton karrier dhe suksesin e vet duke neperkembur ate te dikujt tjeter .
Ajo shprehja "GET A LIFE " sikur esht shpikur per ty . 
Edhe para se te shkruash komente te tipit meqe ste pelqen blogu avullo , lerm te te them qe esht hera e par qe e shof dhe sinqerisht smendoj te kthehem me . hahahahaha kohet e fundit profesioni i gazetares esht beri si ajo loja te luajme shtepirash . Mendon se ke nje ze dhe je ndryshe nga kjo shoqeri koti qe na rrethon ? kam nje lajm per ty e dashur you are just as bad as them . ti nuk sjell as risi , as frymezim , as shpres tek shikuesit e pseudo emisionit tend . Ti thjesht perhap vrer dhe me shum vrer . pyetja esht vertet jeta jote esht kaq e trishtushme :( sa nuk ke ca ben dhe meqense asnje televizion nuk te puneson thua po hap nji channel ne youtube ? Nejse , secili ka zgjedhjet e veta ne jet , dhe lerm te shtoj se komenti im ska asnje gram dashkeqesie ndaj teje si person sepse as te njoh , thjesht ajo qe ti pasqyron tek njerzit esht shum e shemtuar ! kur nisi ne fillim thumb mendova se kto 2 vajza te reja do eperdornin lirin e tyre per te ber ndryshim , po sa per ate qe transmetoni ju ? jo faleminderit me mir degjogj thashethemet qe ben motra ime gjimnaziste me shoqet e saj ... c'humbje."


Lexoj nje koment te tille dhe them me vete: "Sinqerisht ka njerez me te tilla mendime?" Sinqerisht ka njerez kaq te ceket qe bejne nje arsyetim te tille? Nese pak kohe me pare kur lexoja dhe degjoja mendime te tilla habitesha dhe prekesha, prekesha nga paaftesia e njerezve per te kuptuar, per te arsyetur, sot nuk me bejne me pershtypje, sepse pikerisht me kete emision kam kuptuar qe ata njerez qe kane dy tru ne koke, qofte publik, qofte personazhet qe permenden, e kuptojne qe eshte e gjitha nje shaka, nje formate qe zhvillohet ne cdo vend te botes. Dua ti them personit qe e ka shkruar komentin me siper (edhe pse tha qe nuk do ti rikthehet me ketij blogu, e dyshoj shume, ashtu sic jam e sigurte qe i ka pare edhe te gjitha videot e Thumb me radhe ;), qe une nuk e ndertoj jeten duke u marre me thashetheme, as duke share dhe ofenduar njeri. Une, nuk i kam thene askujt deri me sot, ti je debile, ti je idiote, ti je katunare, ik vrit veten, etj, etj, fjale simpatike qe perdoren here pas here ne kete blog. E sa per thashethemet te jesh e sigurte qe shume here kam hequr dore nga scoope dhe lajme bombastike, duke ja "falur" ne kete menyre gazetave te tjera, vetem sepse i kam premtuar qe nuk do ti botoja une, apo sepse me ka ardhur keq te prish pune. Gjithsesi, eshte totalisht e pavlere cdo gje qe une them, sepse ti bashke me shume te tjera si puna jote, jeni shume te "verbra" per te pare dhe mbi te gjithe per te kuptuar "Thumb"
Ju kerkoj ndjese te dashura mikesha nese ju lodh dhe bezdis ndonjehere me keto nderhyrje, por e ndjej per detyrim te sqaroj kedo nga ju, qe i keni dedikuar qofte edhe nje minute nga koha juaj ketij blogi, qofte edhe vetem per te nxjerre dufin...
Nderkohe po ju le ne shoqerine e videos se "THUMB". Pres me padurim mendimet tuaja te sinqerta...


16 comments:

  1. Aulona une te ndjek ne facebook ne instagram dhe te Paloma sigurisht edhe ne Thumb..dhe ta them me gjithe sinqeritet qe ti me jep optimizem te vazhdoj te eci perpara, ti me gezon sa her cohem ne mengjes dhe lexoj ato statuset e tua te mbushura plot energji dhe 'vjedhurazi' marr pak nga energjia jote..me ben per te qeshur me vidiot e Thumb dhe me beso i shoh perseri , perseri ,perseri sa her ndihem e merzitur..
    Me pelqen shuuume tii! Jo vetem si gazetare , po si nje femer (mos me keqkupto ee :P ) si nje femer qe ka arritur cdo gje me forcat e veta, nje femer me karriere e cila synon prap lart e me lart..nje femer me nje zemer dhe pamje te bukur , me nje bashkshort dhe familje te mrekulluesheme! Per mua je perfekte ne cdo gje. Je ajo cfare dua te jem une ne te ardhmen ndaj vazhdo keshtu dhe mos ia ver veshin 'gojeve te liga' :)
    Shumeee suksese dhe fat!!

    ReplyDelete
  2. Aulona une te ndjek ne facebook ne instagram dhe te Paloma sigurisht edhe ne Thumb..dhe ta them me gjithe sinqeritet qe ti me jep optimizem te vazhdoj te eci perpara, ti me gezon sa her cohem ne mengjes dhe lexoj ato statuset e tua te mbushura plot energji dhe 'vjedhurazi' marr pak nga energjia jote..me ben per te qeshur me vidiot e Thumb dhe me beso i shoh perseri , perseri ,perseri sa her ndihem e merzitur..
    Me pelqen shuuume tii! Jo vetem si gazetare , po si nje femer (mos me keqkupto ee :P ) si nje femer qe ka arritur cdo gje me forcat e veta, nje femer me karriere e cila synon prap lart e me lart..nje femer me nje zemer dhe pamje te bukur , me nje bashkshort dhe familje te mrekulluesheme! Per mua je perfekte ne cdo gje. Je ajo cfare dua te jem une ne te ardhmen ndaj vazhdo keshtu dhe mos ia ver veshin 'gojeve te liga' :)
    Shumeee suksese dhe fat!!

    ReplyDelete
    Replies
    1. E frikshme??!!! Aulona eshte rreth te 30-ave, me shkolle te larte, me master, drejton nji reviste, ka nji program ne youtube,
      ka mundesi ekonomike te mjaftueshme, nje lidhje te qendrueshme, gjithmone e edukuar, e thjeshte, e sinqerte.....
      Ku qendron frika ketu???!!!!
      Me habisni me negativitetin ne pergjithesi....
      E thashe se Po plasja!!!
      k

      Delete
  3. Mezi po pres te shof Thumb

    http://www.theromrom.com/2013/09/celine-who.html

    ReplyDelete
  4. Aulona,

    Une hyj ke nje pjese e lexueseve qe e ndjek kete blog per shkrimet, jo domosdoshmerisht per veshjet, apo moden (jo se mendoj me pak per veshjet qe prezanton, po nuk jam shume e dhene pas botes se modes :-) E verteta eshte qe ka gjithmone njerez qe nuk puthiten me mendimet e njeri tjeterit, ose nuk u pelqejne, paragjykojne, apo gjera te tilla. Ky nuk eshte problemi. Behet problematike kur shprehen ashper me ofendime dhe synojne qe mendimi tyre te triumfoje apo mbizoteroj, ose te bejne tjetrin te ndihen me poshte apo me keq se vete ata. Per ndjekes te blogut qe hyn ke grupi qe duan te lexojne postimet per kenaqesi, meqe stili qe ti perdor te shkruash eshte i kencem, do doja vetem te percillja qe shpresoj te lexoj sa me shume shkrime vijuese, dhe te shpresojme qe dale ngadale komentet e shprehur ne menyre kaq dramatike sdo e gjejne me veten ketu :-)
    D.

    ReplyDelete
  5. bota prandaj eshte e bukur..gjithkush mendon sipas menyres se vet..po vreri dhe dashakeqesia nuk i ben mire as personit vete...nese ste pelqen dicka kaloje dhe ler rehat dhe veten..mendime kunder mund te kemi plot po jo neveri apo injorimi per punen e dikujt nuk eshte pozitive..une ju ndjek edhe pse shume here bej debat mendimi,po i vleresoj njerezit punetor,perpjekjen e gjithkujt ne jete dhe pse jodomosdoshmerisht punen apo profesionin..ashtu sikurse shumekush nuk eshte dakort me ate qe bej apo them une..pse kaq shume mllef kemi ne si komb..ka njerez qe skane bere asgje ne jeten e tyre vetem se kane spiunuar jeten e te tjereve e bota i adhuron e i quan vipa..kjo qe beni ju ska lidhje me kete gje..pak gallate i ben mire mire shpirtit ;) me pelqen fakti qe nuk e ke fshire kete koment po e ke ribere publik...perballja hyn te vlerat..vazhdoj te them qe floket e drejta jane ok ;)

    ReplyDelete
  6. persh. Aulona, une ketyre njerezve qe bejne si te edukuar e te mirinformuar do tju thoja hargjojeni kohen tuaj te cmuar duke lex info ne internet, shikoni njhere cbehet nga anet tjera(kuptojeni tamam cfar do te thote fjala thashethem dhe se cfar vlere merr ajo kur perdoret per entertainment), sdua te bej si e zgjuar por ketu ku jetoj une u shqyen gazetat, revistat, entertainment shows, websites etc duke bere thashetheme, duke thene cdo gje per vipat ketej po asnjeri se vret mendjen, nqs seshte e vertete ndonje tek tuk e pergenjeshtron lajmin ne twiter, fb etc dhe kaq mbaroi, sme besohet akoma qe ka kaq njerez te trashe qe skuptojne se kur perdoret dicka per shaka dhe kur flitet serjozisht. Nejse maaaa, keshtu jemi ne, duam te merremi me te gjithe dhe pse sna interesojne fare. Go on haters.....hate as much as you can, Aulona po te ishte nga ato persona qe prekej nga ju sdo ishte ketu ku eshte sot( dhe mos kujtoni se me ka thene ajo ta shkruaj kete sms se sme njeh fare, sja ka idene kush jam). Aulona keep up the good work,suksese per sezonin e ri te THUMB, te pershendes Jona.

    ReplyDelete
  7. Inati eshte si acidi qe gerryen dhe demton me shume enen qe e mban sesa vendin ku derdhet!! Jane njerez per tu mershiruar dhe per te ardhur keq ata qe arrijne te shkruajne te tilla ligesi! JU uroj suksese ne punen tuajJeni gjihtmone OK!!!!Aulona kam vendosur te te shkruaj vazhdimisht sepse te admiroj shume!!!

    ReplyDelete
  8. U trishtova me çfare lexova, edhe pse jetojm ne nje bote te lir, e te japesh opinionin tend vleresohet edhe ne te mire edhe ne te keq. Por ekziston nje linje e holle midis te dhenit mendim apo kritikime per te ecur perpara e sharjes e ofendimeve personale.

    Nuk me plq keto komentet negative, pa nje keshill qe te ndimon te analizosh ndryshme apo te shofesh me sy tjeter cfare realizon. Thjesht fyerje pa asnje prespektiv!!!!!!!
    Gjithsesi ne teresin e tij thubi eshte nje emision e arritur, shume argetus, edhe ka dy personazhe fantastik si puna juaj, sot kemi nevoj per gjera te lehta argetuse, sepse besoj qe analiza e filologjira e gjera te ndryshme politik apo ctu them. jan te afta te bejne shume ire si Fatma e AULONA.

    URRIME PER SEZONIN E RI, UROJ QE TE JET AKOMA ME I SUKSESESHEM SE SA I PARI. SH FAT E SA ME SHUME PROJEKTE POZITIVE.


    ps: mos eshte gje komenenti i Rovenes ky????? po behem e keqe.

    xoxo Lulu.

    ReplyDelete
  9. Ohuuuuuu... Une gjithmone qesh me Thumb. Dhe kjo ndoshta eshte gjeja me e mire qe mund te bejme, ne si "popull i thjeshte" qe e lexojme dhe aq me teper vete personazhet qe ju beni pjesetare te THUMB. Le te themi qe atyre ju behet edhe pak "publicitet" gratis, por shpesh me pak thumba brenda. E mettiamola sul ridere... Te qeshim! Pikerisht ky eshte qellimi.
    Faleminderit per Thumb! Faleminderit per buzeqeshjet, qeshjet me ze (qe shpesh here harroj qe jam ne zyre... deri tani ka shpetuar heqja nga puna... :P)
    Suksese!
    Ps. Aulona mos ma publiko Thumbin e pare pas veres, me 5 dite vonese...se te griva... :P
    Suksese per te gjitha!

    ReplyDelete
  10. gjithsesi duhet thene Aulona qe nga ju te treja ti je me simpatikja,me fashion dhe thua gjerat me interesante(ky eshte mendimi im te pakten).Dasara eshte sh e ekzagjeruar ndersa Fatma nga ana tjeter perpiqet por aha s eshte gjekundi.Sa per thumbin kam nje vrejteje,postoni me shpesh vidio :))

    ReplyDelete
  11. Gjuha nuk ka kocka por kocka then...dua te them qe disa njerez nuk e kuptojne as vet se ajo qe thone lendon njerez. Edhe un te ndjek ne thumb ne instagram e ne kte blog shum te bkr ku na jep kaq shume kenaqesi... je shum e mire .te uroj gjith te mirat.Mila

    ReplyDelete
  12. Sezon te mbare! Paci sa me shume suksese :-)))
    Sa per negativitetin .... Qente le te lehin, karvani te shkoje perpara!
    Duhet me prit kur ta vejne ne you tube programin e Canit, meqe jam jasht :(((
    Suksese e pres ftesen ;-))) k

    ReplyDelete
  13. Une sperceptoj dot nje gje: Keta njerezit qe bezdisen kaq shume nga "Thumb", si ia dalin? Dmth, une jo gjithmone jam dakord me cdo gje qe thuhet, po ama qesh, me percjell pozitivitet, eshte realist, keta si e shohin? Ngulen para ekranit te kompjuterit, me vetulla te ngrysura, nje pako kokoshka dhe nisin shajne? xD Une iu sugjeroj te konsultohen me psikologe, se kjo duhet te jete ndonje shenje crregullimi :D

    ReplyDelete