Monday, September 9, 2013

E shtune = pune


Pershendetje mikesha! Si fillim dua t'ju uroj te gjithave nje fillim jave sa me te mbare, te mbushur me momente te bukura dhe sa me shume energji pozitive. 
Vure re qe posti i fundit ka shkaktuar mjaft debat dhe eshte shoqeruar me shume komente. Kjo gje patjeter qe me gezon shume. E kam shkruar edhe ne nje nga komentet e postit, por duke qene se atje e di qe shume prej jush nuk do ta lexojne, po e perseris edhe ketu. Dua t'ju falenderoj te gjithave per mendimet tuaj. Me behet pa fund qejfi kur shoh qe nje post i caktuar, qofte per shkak te fotove, por, po ashtu edhe per shkak te tematikes qe kam trajtuar ngjall kuriozitet dhe debat. Ne fund te fundit kjo eshte dhe aryseja kryesore e ketij blogu, nje hapsire per t'u mbledhur dhe per te ndare se bashku mendimet dhe eksperiencat, per fenomene te ndryshme te jetes se perditshme. Ne menyre te vecante dua te falenderoj te gjitha ato komentuese te cilat edhe kur kane nje mendim kunder, ose nuk ju pelqen dicka ne postet e mia dine si ta argumentojne mendimin e tyre. Sa per ate pjesen tjeter, ato qe "urrejne kete blog, por ama prape nuk shkulen dot prej ketej" :D, qe me mesazhet e tyre mesa kam vene re acarojne edhe nje pjese te madhe te komentueseve, mos e vrisni mendjen, do te kete gjithmone ca dele te zeza qe vijne rrotull, por qe nderkohe e bejne edhe me argetues kete blog apo jo? Kjo eshte edhe arsyeja perse une vendosa te heq serish kontrollin paraprak te komenteve, pasi kur i kontrolloja me pare do t'i qe nuk vinte me asnje koment negativ. Keto "trimet" qe shajne pas anonimatit, kishin frike se mos i censuroja, prandaj sapo une e bera serish te lire komentin e mesazheve, u dynden :D Por e gjitha kjo eshte argetuese, pasi e ben blogun edhe me interesent, sepse sic shkruani edhe ju here pas here, nje nder pjeset me interesante te ketij blogu jane edhe komentet, apo jo? :D Kam vetem nje kerkese, mos i merrni shume seriozisht komentet dhe mos filloni luften me njera-tjetren, pasi nuk ka kuptim!
Une ju dua shume dhe ju falenderoj nga zemra, qe e keni shnderruar kete blog ne nje nga kenaqesite dhe dashurite me te medha te diteve te mia :) 

Pasi u bene dhe sqarimet e radhes, kalojme te posti i sotem, fotot e te cilit jane shkrepur diten e shtune. Me ne fund ju njoftoj qe nga sot rikthehet "Thumb", si gjithmone ne YouTube. Me kishte marre me te vertete malli te xhiroja per kete emision te cilin e dua shume dhe mesa kam vene re, po aq shume e doni dhe mezi e keni pritur edhe ju. Me nisjen e xhiremeve te "Thumb", te cilat per shkak te impenjimeve te shumta qe kemi dhe do te kemi, si une dhe Fatma gjate javes do te behen gjithmone te shtunave, mund te them qe i thashe perfundimisht lamtumire veres dhe fundjavave argetuese. Tashme e shtuna do t'i rikthehet ritmit te saj te zakonshem, pra jo pushime dhe argetim, por pune. Duke qene se te shtunen e kaluar paradite dhe dreken e kalova me xhirime, pasdite dhe ne mbremje isha aq e lodhur saqe i anullova te dy planet dhe eventet ne te cilat isha e ftuar. I pari kishte te bente me Albania Fashion Week, i cili organizohej ne Pallatin e Kongreseve, ndersa i dyti me inagurimin e Pizza Wine Lounge Berlusconi, lokali me i ri ne pronesine e kengetares Ciljeta. Deshira ishte shume e madhe te isha prezente ne te dyja eventet, por ne fund pertacia dhe lodhja fituan mbi deshiren per t'u argetuar, keshtu qe mbremja kaloi ne shtepi duke luajtur me letra dhe duke pare filma. Po ta mendosh mire, nuk ishte aspak nje mbremje e keqe!
Por ne raste se do te kisha vajtur ne secilin prej tyre, veshja do te kishte qene kjo qe shikoni ne keto foto. Gjithnje e me shume po me pelqejne keto prerje fustanesh, stil i viteve 50-60, trecereksh, jo te ngushte por veref, deri pak poshte gjurit. Sa per printin e copes, e cfare tjeter pervec luleve te mia te dashura :) Varesja qe kam ne kete post eshte gjithashtu nje nder te preferuarat e mia. Po ashtu edhe sandalet qe m'i keni pare disa here, por qe duke bere pjese e dy kategorive "te preferuarat" dhe "komodet", besoj se do t'i shikoni dhe here te tjera. 
E vetmja gje qe i prish pak bukurin e fotove, eshte ai astari qe ka dale te pjesa e bustit dhe qe fotografja kishte harruar fare te me thoshte qe ta rregulloja :P


18 comments:

  1. nje perle krifi sa me shume floket te shkojn shume kshu

    ReplyDelete
  2. Aulona te lutem me ndriço pak! Cili eshte kuptimi i "Pizza Wine Lounge Berlusconi" (kjo pjesa e fundit me çudit) ?! E di Berlusca (keshtu e therrasin Milanezet :P) qe i eshte perdorur mbiemri ne AL :P ?!

    ReplyDelete
    Replies
    1. P.s- Fustani shume yll, po me shume me pelqejne floket! Mendoj se eshte modeli qe te shkon me shume :D

      Delete
  3. buur me pelqen fustani po me shume me pelqen ajo varsja *.* dashuri me shikim t par :p haha Xh.

    ReplyDelete
  4. Ah ky fustan te shkon shume bukur, yll...yll!

    xoxo

    www.disicouture.com

    ReplyDelete
  5. Ylli ty te shkon shum cdo gje... me pelqejne edhe mua keto lloj fustanesh por deri tani skam guxuar ti vesh :-/ .shuuum suksese me thumbin. Jave te mbare x ju... Mila

    ReplyDelete
  6. stili qe te shkon me sh yll yll :)

    ReplyDelete
  7. Uau sa e bukur je ber! Ste kisha pare ndonjehere kaq te mire.rrezaton embelsi dhe bukuri.fustani te rri perfekt a thua e kan dizenjuar posacerisht per ty. Do ishte mir ti beje fotot pa syzet po crendesi ka. Je si yll ne kte post aulona.I preferuari im! K.

    ReplyDelete
  8. Aulona ngjyrat jane bere per ty te lutem mos i hiq nga trupi se te shkojne qamet. Ne kete post je e mrekullueshme

    ReplyDelete
  9. aaa sa qefff me ne fund serisht rikthehet "Thumb-i" :)) kisha degjuar lart e poshte qe sdo behej me nejse tashme mezor po pres tju shoh ;) ju ndjek gjthm me kenaqsi :) Suksese, nje sezon i mbare :)

    sa per veshjen me pelqen shumee :) edhe une vdes per te tille fustane por duke qene se nuk bej pjese tek trupat e gjate nuk guxoj ti vesh se me duket vetja si lilipute :P lol

    ReplyDelete
  10. wauuu si shpirt aulona me e bukur nuk behet , perfundimisht & une bashkohem me ty ky stil te shkon shume fare...
    keto fotot ndoshta me duken mua por ja me te pastra se zakonisht nejse ndoshta eshte vetem impresioni im ...
    <3 G

    ReplyDelete
  11. Iiiiii kete fustanin me keto ngjyra e dua edhe uneeeeee!!!
    Sa per varesen, te ngjashmen me tenden e kam!
    Sandalet mbaji vete (se nuk mbaj dot taka :-)) )
    shume bukur! Te pershendes! k

    ReplyDelete
  12. Pse s'ma fal mua kete fustanin si lexuese te rregullt te blogut qe me ke? Dhe te sjell nga Milano çfare te duash ti ;)
    Te ka rene nje drite shume e bukur dhe ngjan per mrekulli! Suksese per Thumbin!
    M.

    ReplyDelete
  13. Sa te bukura duken vajzat kur shkruajne fjale te mira si me lart,pa inate,mllef,meri,zili!! Aulona ngjan yll!!Edhe une kam flluar ti perdor keto lloj fustanesh,me kete gjatesi dhe me lule,me pelqejne shume,jane mjaft femerore!te pershendes!

    ReplyDelete
  14. ky fustan me pelqen shume... si barbie... love it

    ReplyDelete
  15. Ky set me pelqen pa fudn shume, u be i preferuari im. Shendrin e gjitha :)
    te gjitha detajet jane shuuume te kendeshme dhe en harmoni me njera tjtren.
    Suksese per sezonin e ri te thumbit :)

    ReplyDelete