Friday, September 20, 2013

LBD me ngjyra


Duke qene se ju me keni kritikuar aq shume per sfondet e zgjedhura per te bere fotot, une kam vendosur te bej kthese...te pakten per postin e sotem :D Si fillim dua te them qe verejtjet tuaja jane te gjitha me vend. Mua te pares nuk me pelqejn shume nga vendet ne te cilat bej fotot, por me besoni qe pavarsisht deshires se mire dhe te madhe per te gjetur vende te tjera me simpatike, shpesh eshte e pamundur. E para, sepse Tirana nuk ofron shume vende te tilla. Ti duhet te mendosh per nje vend qe me pare, ta zgjedhesh dhe te shkosh te besh foto atje, por mundesite nuk me lejojne ta bej nje gje te tille. E para sepse kjo kerkon kohen e saj dhe une kohe pjesen me te madhe te diteve nuk kam, e dyta sepse kerkon nje njeri ne dispozicion qe te vije me ty nga pas per te te bere fotot dhe une nje njeri qe te me ndjek mua me vete per te bere fotot nuk kam. Kane pune njerezit, nuk kane kohe te merren me fotot e mia. Prandaj vendet ne te cilat une bej zakonisht fotot jane ose kur dal nga shtepia dhe shfrytezoj mamin, ose motren. Ose te lagjia ku kam zyrat e Palomes dhe shfrytezoj Tomin, ose shoqen time te ngushte me te cilen punoj, Edin. Por sicc e keni pare, lagjia nuk eshte nder me te mirat. Ose kur kam xhirimet e Thumb, ose emisionin Sillikon dhe shfrytezoj Fatmen ne ambjentet perreth.
Por sikur te mos ishte vetem mungesa e kohes dhe e njerezve ne dispozicion, ka dhe nje problem tjeter, te cilin une e kam cekur edhe me heret, ne fillimet e blogut, por qe tani eshte shnderruar edhe ne nje problem  edhe me te madh. Syte e njerezve qe ndjej mbi vete sa here qe bej foto. Mund te duket e habitshme per nje njeri si mua qe nje pjese te punes e ka te lidhur me ekranin dhe qe dukem aq e lirshme sa here jam ne ekran, por ja qe shikimet e njerezve teksa bej fotot me vene shume ne siklet dhe me kontraktojne. Prandaj edhe nese ka ndonje vend te bukur, me gjelberim, zakonisht eshte i mbipopulluar dhe pavarsisht deshires se mire qe kam per te shkrepur ca fotot ne vende te tilla, sikleti i syve te njerezve behet aq i madh saqe une heq fare dore dhe rikthehem serish ne skutat me te errta, te pista dhe te shketerruara te lagjeve te Tiranes :( E di qe nuk eshte gje e mire dhe me vjen shume keq per kete, por me besoni qe e kam te veshtire. 
Tani qe ja u sqarova gjithe situaten si eshte, me jepni fjalen qe do te kem mirekuptimin tuaj :( :) Gjithashtu kerkoj edhe ndihme prej te gjithave jush, nese keni ndonje sugjerim per kete "shqetesim" qe eshte i tille jo vetem per mua, por edhe per ju sic e keni shprehur shpesh, do te isha e lumtur ta lexoja.
Gjithsesi per te kompesuar fajin e posteve me sfond te shemtuar, sot kam zgjedhur nje vend te kendshem dhe qe nuk do t'ja u vrase syrin. Fotot jane shkeputur nga paraditja e djeshme, gjate nje takimi me tre mikeshat e mia te ngushta, Edin, Erten dhe Banen, me te cilen edhe pse kohet e fundit takohemi rralle, per shkak te gjithe impenjimeve qe secila nga ne ka, ato vazhdojne te jene nder njerezit me te rendesishem dhe me te dashur per mua. Fustani eshte new entry, nje little black dress (LBD) qe motra e kishte blere gjate pushimeve te saj ne Greqi dhe qe mua me pelqeu pa fund si model. Megjithate si nje ngjyra dashese qe jam, nuk mund te lija pa i shtuar disa detaje plote ngjyra, sic jane rripat, canta dhe kepucet qe mendoj se i kane dhene nje tjeter pamje, me pak serioze dhe me interesante fustanit. Po ju si mendoni?




12 comments:

  1. Dukesh shume-shume mire; veshja,trupi,drita qe te paska rene.... Kepucet bekan shume figure.
    Fotot e tua ne sfonde "te shemtuara" me pelqejne akoma me shume sepse kjo i ben akoma me te veçanta.Te gjithe perpiqemi te dalim neper vende te bukura,asnje s'guxon te nxjerri nje pamje te shemtuar... Eshte si neper ato ekspozitat e fotove qe rralle here sheh peisazhe te bukura,te pastra....me teper sheh jeten reale,njerezit e varfer..... Kshu qe per mua dil ku te duash,kushtoji rendesi drites se diellit qe te bie se ajo o te nxjerr yll o te zbeh keq.Per sfonde te bukura le te ndjekin Chiara Ferragnin.
    E zgjata shume,dukesh shume mire!
    M.

    ReplyDelete
  2. yll yll yll :p me pelqen shuuumeeee ky postim,XH :)

    ReplyDelete
  3. cdo gje perfekteeeeeee :)) fustani yll por mbi te gjitha te shkon sh.me pelqen idea e 2 rripave me ngjyra.nje nder postet me fantastike te tuat

    ReplyDelete
  4. Shume bukur cdo gje, nga fustani e deri tek floket te mbledhura! Dy rripat bashke ngjajne shume yll. Sa per vendin mua sme intereson shume sinqerisht, jam me e interesuar te shof kombinimet dhe veshjet e tua.

    ReplyDelete
  5. shume bukur.shkelqeni ti dhe flutura :) tatuazhi tjeter nuk dallohet shume se cfare eshte,sta kam pare.<3

    ReplyDelete
  6. Une mendoj se sfondet jane interesante e jo te shtirura! Shume urban Style sic eshte Tirana....
    Sa per stilin je ti! Eshte i larmishem, plot ngjyra, here seksi, here Lolita Style ;-), here serioz.... Sipas humorit qe ke :-)))
    Shume bukur!
    k

    ReplyDelete
  7. shume i bukur fustani,kepucet..per sfondin mire e ke se te shemtuara ato cepat e lagjes..po kur e mendon ke te drejte..edhe po te daush te besh foto ke dynjane qe ste lene rehat me ca shikime,,i kjo la nam ;)pastaj keto jane lagjet tona fundja..ky eshte realiteti yne..po se mos kur je ne vende te bukura i ke lene mangut fotove ti..;)keshtu qe ngado ta rrotullosh je ok.

    ReplyDelete
  8. shume foto te bukura me pelqen & mua shume ky fustani sepse eshte edhe praktik psh si e ke veshur ti por edhe klasik besoj me taka , me pelqeka shume pjesa e mbrapme e tij !

    foto te bukura aulona :)

    ReplyDelete
  9. Veshja shume e bukur, renditet ne kombinimet me te bukura tuat :) e vetmja gje qe nuk me pelqen eshte ngjyra e buzekuqit.Ti ndoshta je perpjekur ta kombinosh me ngjyren e kepuceve, por mendoj se ngjyrat e lehta te shkojne me shume :)

    ReplyDelete
  10. Mjaftojne dhe 2 foto per ta kuptuar veshjen... E cila eshte nje veshje qe ua sheh 90% te grave ne TR , seshte se ka ndonje gje te vecante per tu reklamuar. Po qe njs

    ReplyDelete
  11. Mjaftojne dhe 2 foto per ta kuptuar veshjen... E cila eshte nje veshje qe ua sheh 90% te grave ne TR , seshte se ka ndonje gje te vecante per tu reklamuar. Po qe njs

    ReplyDelete