Të gjithëve ne, në
momente të caktuara, na ndodh të kthehemi pas në kohë me kujtime. Fatmirësisht,
si qenie njerëzore, e kemi fatin ta bëjmë këtë gjë; t’i “hipim” makinës së
kohës dhe të kthehemi pas në të. Të paktën me kujtime, mendime, imazhe e
ndjesi...
Stacioni në të cilin
më pëlqen të ndaloj gjithmonë është ai i fëmijërisë. Nuk e di përse! Mbase
sepse kujtimet për atë periudhë nuk janë shumë të qarta. Imazhet që vijnë në
mendje janë të ngatërruara me njëra-tjetrën dhe filtrat nëpër të cilat kalojnë
lënë jashtë çdo ngjarje apo histori negative që mund të ketë ndodhur në atë
periudhë, duke sjellë vetëm momentet e bukura dhe të lumtura. Prandaj periudha
e fëmijërisë kujtohet gjithmonë si një ndër më të bukurat e jetës.
Kujtimet e fëmijërisë
janë speciale për këdo. Zakonisht ato janë të bukura dhe risillen në mendje me
një vello nostalgjie dhe keqardhjeje. Keqardhje që bashkë me vitet që ikin ato
kanë marrë me vete dhe gjithë pafajësinë dhe naivitetin që karakterizon një
fëmijë. Ç’ka m’i solli në mendje të gjithë këto ishin disa foto te femijerise dhe adoleshences qe me duhet te skanoja per nje emision ku jam e ftuar, nje pjese te te cilave po i ndaj edhe me ju. Por jo vetem, ishte edhe një lojë e thjeshtë që u
përhap në Fb para disa kohesh. Sugjerohej që për një javë të gjithë të mbanin të
vendosur në foton e profilit heroinën e tyre të preferuar të filmave
vizatimorë.
Filmat vizatimorë -
një tjetër kujtim i lidhur ngushtësisht me fëmijërinë e secilit prej nesh.
Madje për disa (si puna ime) edhe me periudhën e adoleshencës apo rinisë. Orë e
orë të tëra të “ngujuar” para televizorit duke shijuar e adhuruar idhujt tanë.
Ah, sa do të kisha dashur edhe unë të bëhesha e fortë si Sailor Moon-i, e bukur
si Sailor Mars, inteligjente si Sailor Merkuri
apo çapkëne si Sailor Jupiter! Lumturia e ndjerë
gjatë atyre minutave, përfshirja me aq pasion në çdo ndodhi të episodeve,
diskutimet të nesërmen me shoqet dhe identifikimi me secilin personazh, të
gjitha këto janë më bëjnë që edhe sot kur e kujtoj atë kohë të ndiej po të
njëjtin emocion.
Po ajo rrahja e parë
e zemrës ju kujtohet? Zakonisht dashuritë e para të të gjitha vajzave të vogla
kanë qenë sërish për personazhet e tyre të preferuar të filmave vizatimorë. Unë
u dashurova me Milordin dhe ashtu si unë, 90% e shoqeve të mia. Por kjo nuk
përbënte asnjë problem dhe nuk ndikonte aspak në marrëdhëniet tona. Sa ndryshe
nga 10-12 vjeçaret e sotme, për të cilat dashuritë platonike, pa kontakt fizik,
janë kaq demode. Për të mos folur pastaj për “dashuri” me personazhet e filmave
vizatimorë. Kjo u duket qesharake! Ndërsa brezi ynë, i vajzave që ndjesi të
tilla i kemi provuar vërtet, është i dalë mode.
Po ato gabimet e
para, të bëra pa dashje, të cilat shoqëroheshin me gënjeshtra të vogla dhe
totalisht të pafajshme ju kujtohen? Vetëm e vetëm për të mos zhgënjyer dhe
mërzitur prindërit. Dhe padyshim për të mos provuar ndonjë shkulje veshi apo
“dackë” të lehtë faqeve. Edhe për këto kam mall e nostalgji.
E ndërsa vitet
kalonin, mbaj mend të kem thënë shumë herë: “Unë nuk dua të rritem. Nuk dua,
nuk dua, nuk dua...”. Por ja që, ndryshe nga ata filmat e famshëm vizatimorë,
në të cilët mund të ndalosh kohën, ta kthesh atë pas apo të vdesësh e të
ngjallesh sërish, në realitet duhet t’u dorëzohesh viteve që ikin, por duke u
zhytur herë pas here në kujtime aq të
bukura të një kohe për të cilën do të kemi nostalgji…
sa e embel qe je mi <3 :* (na perlote me ate materialin qe ke shkruar :'( )
ReplyDeleteAh ai vend dhe ai pozicjon ne foto...sec me kujton..:D
ReplyDeleteMe ke kenaqur me kete Post. Me ka mare malli aq shume per ato kohe..
ReplyDeleteCuteness overload...
ReplyDeleteSa kujtme te bukura, sa fjale te bukura, sa foto te bukura
ReplyDeleteSa me pelqen ajo gropa te mjekra jote... sh femije i embel paske qene.me pelqen pafund foto e pare & posti ne teresi.e ke nuk ka mar malli x kohet e femijerise... Atehere kur cdo gje dukej aq e bukur,kur ishim aq te pafajshem,te padjallezuar... te xshendes e te falenderoj x postet e bukura .Mila
ReplyDeletengjyrat i paske vdek edhe femije ;) me e gjata ne foto.;) kujtime te bukura...me pelqen shkrimi e ne pergjithesi te gjitha shkrimet e tua..renditja e mendimit,qartesia dhe rrjedhshmeria ne te shkruar jane talent se jo kushdo arrin te shprehe cka mendon e ndjen..fillo shkruaj nje liber..
ReplyDeleteEdhe mua cuditerish dje me kapi nostalgjia germova neper fotot e femijerise, madje dhe ato pa ngjyra me pelqejne akoma me shume.Cdo njeri mendon se koha e femijerise se tij eshte me e bukura sepse eshte kohe pa mendime pa shqetesime qe halli me i madh eshte konfiskimi i pultit te TV nga babi.Sa me pelqen ajo foto e adoleshences ne divan,buzet e lyera gjunjet me shenja hahahahaha .Te gjithe kemi foto aty te sheshi para Skenderbeut.O zot cfare kujtimesh(Edhe zysh Aida sa elegante) Elvi.M.
ReplyDeleteSa kujtime te bukura me erdhen ne mendje nderkohe qe po lexoja :(, me pelqen pafund foto e pare, sa e embela. :)
ReplyDeleteTe ajo fotoja ne divan duket sikur ka ndaluar koha per ty,me poza,me buze te kuqe,floket pak a shume gjatesia qe ke edhe sot... :D Ajo me floke te shkurta si çun shume gallate,hahaha,kurse ajo e para e vogel fare,me e bukura! Po Celesten e ke pas pare apo te ka zene ne Rumani ajo periudhe? ;)
ReplyDeleteM.
Ke thene nje fjali shume te bukur: "Stacioni në të cilin më pëlqen të ndaloj gjithmonë është ai i fëmijërisë". Eshte vertete stacioni me i bukur ku mund te ndalojme me makinen e kohes!
ReplyDeleteMy surprise birthday party: http://www.theromrom.com/2013/09/orjolas-moroccan-birthday-party.html
ca floku qe ke pas mi aulona
ReplyDeleteShumë i ëmbël ky post :-)
ReplyDeletek