Wednesday, September 25, 2013

Easy tiger :P


Te them te drejten, nese nuk behet fjale per kepuce, une nuk jam ndonje fanse e madhe e animal print. Kjo eshte pak e cuditshme duke ditur qe nje nder stilistet e mi te preferuar eshte pikerisht Roberto Cavalli, i cili karakteristik te veshjeve te tij ka pikerisht kete print. Por kur behet fjale per nje fustan animal print te vete Roberto Cavallit, ndryshon pak puna....ndryshon aq sa edhe pse me frike, zgjedh ta veshesh per dasem. Frika me e madhe qe kam me kete lloj printi eshte pikerisht frika e te dukurit vulgare. Mbase ngaqe ne syrin tim ne Shqiperi eshte abuzuar pak me keto copa, une vete e para i paragjykoj. Por ky fustan me pelqen aq shume, jo vetem si cope dhe si model, por edhe si me rri mua ne trup, saqe me vota unanime edhe nga dy pjestaret e tjera femra te familjes ishte alternativa qe fitoi mbi dy te tjeret. 
Alternativa e pare ishte nje fustan i bardhe, i ngushte i ngjitur pas trupit. Te ishte per mua do te kisha zgjedhur pikerisht kete fustan, i cili ra poshte per dy arsye. E para, sepse rregullat thone qe ne dasem e bardha nuk duhet veshur duke qene se eshte ngjyra qe i takon nuses. Dhe mua rregullat me pelqen ti zbatoj :) E dyta, sepse mami dhe motra menduan qe ishte pak me shume seksi dhe ekstravagant per nje dasem ne fis, keshtu qe me mire ta ruaja per ndonje rast tjeter :P Alternativa e dyte ishte nje fustan i shkurter ngjyre blu, te cilin do ta vishja me sandalet e mia te reja blu me roze. Te them te drejten fustani eshte shume i bukur, por edhe shume i shkurter dhe shume i ngushte, qe do te thote pak i parehatshem per nje dasem ku e kisha parashikuar qe do te kerceja gjithe kohen, prandaj e hodha poshte edhe kete alternative. Nderkohe qe kur vesha fustanin qe shikoni ne foto, te treja ishim ne nje  mendje: ky duhet te ishte zgjedhja. Mendoj se eshte nje fustan seksi pa qene vulgar, i pershtatshem per dasem, po pa ekzgjerime te kota, prandaj dhe jam munduar ta mbaj shume thjesht pjesen tjeter, duke zgjedhur vetem nje varese, e cila pervecse i shkon modelit te fustani perpara, eshte edhe nje dhurate shume e shtrenjte nga mamja ime. Fustanin zgjodha ta vesh pa recipeta, kuptohet pas nje depati te gjate me mamin e cila mendon se dekolteja ime nuk ka luksin te rrije pa recipeta :D :P dhe argumentave te mi se pikerisht fakti qe kam gjoks te vogel (ose qe nuk kam gjoks varet nga kendveshtrimi :P) me krijon mundesine te beje edhe pa to. Mendimi im eshte se me kete lloj fustani, me kete print dhe dekolte te hapur perpara, nje pale recipeta qe do ta ngrinin qofte edhe fare pak gjoksin do te rrezikonin ta benin te gjithe pamjen te dukej vulgare. Ju jeni dakort me mua, apo me mamin? 
Pres mendimet tuaja. Faleminderit qe me lexoni dhe qe prisni me padurim postet e mia. 

P.S: Po me kercimin si mendoni qe i kam punet? Edhe pse video me poshte eshte shume e shkurter, mendoni se kam ndonje shans te arrij ne finalen e "Dancing with the stars", meqe kete vit jam zyrtarisht nje nder konkurentet e spektaklit qe nis ne date 21 Tetor? (E thashe moooo se plasaaaa :D )

P.S.S: Ata dy djemte qe shikoni ne foto dhe qe i kam hedhur krahet jane "krenaria" e fisit. Dy velinet, njeri brun e tjetri bjond me te cilet mburremi kudo :D Per numrat e telefonit mund te diskujtojme :P:P



24 comments:

  1. Hahahahaha :) E thashe mo se plasaaa :)
    Une per vete te shoh ne finale...nese jo e kane paraprogramuar cmimin e pare ;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Gjithmone e paraprogramojne cmimin e pare. Tipike e televizioneve shqiptare !

      Delete
  2. weeeeeeeeeeeeeeeeeeeee aulona ne dancing with the starssssssssssssssssssssssssssssssssssss ky po qe isht nje lajm..

    ReplyDelete
  3. Pash nje here fotot pastaj lex postin........mendimi i pare ishte si te te pyesja rreth atyre cunave,por e kishe dhen pergjigjen dhe do te te kontaktoj ne inbox :P ...............pastaj lajmi bombeeee per tek Dws ...............sh Suksese :*

    ReplyDelete
  4. Dukesh shume mire,jam dakort me ty dhe jo me mamin! Besoj do ngjaje bukur edhe me kepucet e zeza te postit me poshte.
    Shume shume shume shume shume urime per DWS,do t'i ndjek videot e tua ne youtube meqe s'jam ne al.
    M.

    ReplyDelete
  5. super like ,shkelqen e tera dhe nuk ke shkelqyer ndonjehere me shume se kaq ;) cdo fjale tjeter do ishte e tepert :D

    ReplyDelete
  6. Dukesh e mrekullueshme (besoj me kete e permbledh me mire). Te shkon shume ngjyra, modeli i fustanit dhe jam dakord me ty persa i takon dekoltese :) Jemi mesuar ta shohim plot ekzagjerime animal print sa kishim harruar sa bukur duket kur vishet thjesht e bukur sikur e ke veshur ti. Te trashegohet cifti dhe suksese ne DWS!! :D
    N

    ReplyDelete
  7. E para animal print eshte shume IN kte vit. Ka qene qe para 3 vjetesh dhe do vazhdoje, po per sa kohe sdihet. E dyta ekziston nje proverbe: when in doubt wear leo ! Qe do te thote qe leopard print nuk te zhgenjen kurre. Perkundrazi te ben te dukesh joshese me klas dhe pak terheqese vemendjeje--sidomos ky fustan qe ke zgjedhur ti. Une per vete do zgjidhja me te njejten dizenjo dicka te gjate me nje carje ne fund te kembes dhe me nje menge. Sidoqofte te rri shume mire dhe dukesh sh sexy. Dukesh tamam per dasem! Ma shpifin kur vijne ne dasem me taka 24 cm fustane te ngushta tip akllas :P qe smerr dot fryme dhe sa me shume kembe te duken aq me mire. Pavarsisht se ca jane 1 e 50 :P prap kan shal ato se kshu quhet ahahahhaha.Zgjedhje e mire.Buzet e kuqe ishin goditja e fundit per ta bere lookun me interesant. Sinqerisht nuk mendoj dot nje fustan animal print pa buze te kuqe/vishnje ose si ne te zeze aman nje ngjyre e erret fare.

    P.S. Leri cunat rehat tbejne dhe cik qef beqar :P kur ta ken fatin dhe ata ahahhahaha :P sorry qe u zgjata. Se cka filluar te me pelqeje ky blogu yt. Te kam kritikuar sh shpesh me aq sa kam patur mundesi nrm pa cenuar as ty si individ as blogun qe eshte nje faqe e pare nga cdokush. Por tani me duket sh interesant. Te pergezoj Aulona. Ah& suksese ne DWS!
    -----------------The girl in the green scarf -------------------

    ReplyDelete
    Replies
    1. Aaa sa bukur aaaa :) Kjo pjesa e fundit e komentit tend me pelqeu me shume nga gjithe te tjerat. Me gezon dhe motivon pa mase, kur persona qe fillimisht kane qene skeptik, apo nuk e kane pelqyer dhe kritikuar kete blog, tani e pelqejne dhe i duket interesant...Urra, urraaa, urraaaa....Te falenderoj shume per motivimin :)

      Delete
  8. Si gjithmon e perkryer ...Te uroj suksese ne DWS

    ReplyDelete
  9. sandalet nuk shkojne fare....tmerr....

    ReplyDelete
  10. Shume e bukur edhe ktu aulona. :)

    ReplyDelete
  11. fustani me pelqeu shume..po shume fare e ty te rrinte sh bukur..edhe floket me pelqyen e te shkojne keshtu shume..dmth 10 me yll ne dasem..

    ReplyDelete
  12. Fustani te shkon shume! Don't love it, por me pelqen gjithesesi, i kendshem. Pa recipeta eshte zgjidhja e duhur.^^ Komplimenta dhe per floket kohet e fundit :D dhe sa mire qe nuk paska atllasera dhe sandale me gure :p

    ReplyDelete
  13. Sa x recipetat un se dalloj fare qe si ke veshur :-/ fustani te shkon shummmm.ne teresi dukesh shume e bukur dhe e kendshme. Te trashegkhet cifti dhe 1 her.duket qe je kenaqur pafund ne kete dasem.ne koken tende :-) . Mila.

    ReplyDelete
  14. Sa x recipetat un se dalloj fare qe si ke veshur :-/ fustani te shkon shummmm.ne teresi dukesh shume e bukur dhe e kendshme. Te trashegkhet cifti dhe 1 her.duket qe je kenaqur pafund ne kete dasem.ne koken tende :-) . Mila.

    ReplyDelete
  15. Sa lajm i miiiiiire! Do na kenaqesh te enjteve :)
    Sa per foto e dasmes te gjitha shume te bukura, shume seksi e aspak vulgare. Jam shume dakort me ty per pjesen e recipetave, ka disa prerje fustanesh qe ehste me mire ti eviosh.

    ReplyDelete
  16. zgjillje e goditur, sa shume me plq keto festat familjare, sidomos dasmat, apo keto fotot keshtu te rastit, sjellin me te vertete atmosferen e gezimit e te harrese. Komplomenti per veshjen e make upin. Paka kenduar Elyyyy te dasma e kushurirkes, oooo zottttt sa sh e duaaaaaaaa. Urrime kushurira te trashegihet, e urrime edhe ty sa me shume gjera te mira :) do mundohem te shikoj ndonje video ne you tube.

    xoxo Lulu.

    ReplyDelete
  17. Aulon te te pyes si e ka emrin ky lokali se qenka sh bukur brenda se po kerkoj nje per dasmen e motres?Sa per lajmin e dws flm shume se ne qe jetojme jashte mezi i presim kto raste e per me teper qe do jesh ti akoma me mire.Na zbulo ndonje konkurent tjeter kshu si me stil kur te te vije rasti:-) rrofsh

    ReplyDelete
    Replies
    1. mesa shoh un duket si te jurgen ne dajt.

      Delete
    2. Lokali quhet "Ashik" dhe eshte ne te dale te Ndroqit. Ishte ambjent vertet i kendshem dhe di qe shquhet per dasma :) Po te shuaj dhe pak kuriozitetin...:P Disa nga emrat qe do te marrin pjese jane Nora Istrefi, Aurela Gace, Alberie Hadergjonaj, Arjon Muca, Petri Bozo, etj, etj :P

      Delete
  18. Yll shume suksese per DWS.... kete vit po qe do e ndjek :D

    ReplyDelete
  19. oo sa mire flm qe ma hoqe kuriozitetin!:-)qenka yll fare kete vit!te vizioni apo ndonje stacion tjeter?E kam degjuar kete lokalin po u dukerka sh lezecem brenda.rrofsh ti

    ReplyDelete
  20. ate numrin e telefonit te njerit nga ktyre doja une ahahhahaahah

    ReplyDelete