Monday, September 16, 2013

Zone e lire - Summer Gossip nga gocat e Nitros (13 shtator 2013)



Meqenese jane te shumte ata qe me kane kerkuar si ne faqen time ne Facebook, ashtu edhe ketu ne blog, te postoj videon e emisionit "Zone e lire", ku isha e ftuar se bashku me Fatmen dhe Dasaren te premten e shkuar, une po ja u plotesoj deshiren. Sidomos per ata persona qe jetojne jashte Shqiperise dhe nuk kane patur mundesi ta ndjekin emisionin, mos te shqetesohen fare sa ja u sjell une emisionin direkt ketu. Cani i cili vendosi qe sezonin e kaluar ta mbylle "Zone e lire" me ne, pati idene "gjeniale" qe edhe sezonin e ri ta nise me ne. Tema e bisedes ishte Summer Gossip, lajmet dhe ngjarjet kryesore te veres qe lame pas, komentuar me pak "thumb" nga ne. Per me shume po ju le ne shoqerine e videos dhe te disa fotove, te cilat meqenese jane marre nga ekrani i televizisorit, nuk jane ne maksimumin e cilesise.
Pres mendimet dhe opinionet tuaja! :)











14 comments:

  1. Hahahahhahahaha, do me cmendni ju mua!!!
    Aulona vdes per fytyren tende, kur permendet Bleona qe ka qen topless me familje hahahaha

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ouuuu ja ta shikoj se une akoma nuk kam pare asgje vete :D

      Delete
  2. Aulona shkelqen e gjitha,ke shume prezence ne cdo studio televizioni ku ulesh dhe flet...nuk di te them nese ekrani eshte bere per ty apo ti ke lindur per te qene para ekranit :-) shkelqen...shkelqen..shkelqen !!!! nje fanse e jotja nga Valona :) :p

    ReplyDelete
  3. Aulona kur te pyesesh veten pse Cani iu mori prape per hapjen, mbase do besh mire t'i hedhesh nje sy nje pjese te njerezve qe Cani therret ne emision:). Shume endrra do thyhen me beso

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ohhhhh jo vertet? Mooos, endrrat e mia u ben cope e therrime tani qe e mendova pak me gjate...
      Faktin qe Cani na ka ftuar ne emision, nuk e shoh as si ndonje vlere te shtuar, e as si ndonje vlere te munguar. I kam pare te ftuarit e Canit dhe kam pare qe varjojne qe nga Robert Ndrenika, e Margarita Xhepa, e deri tek njerez totalisht te panjohur e qe s'dine te lidhin dy llafe. Padyshim qe veten nuk e fus as ne kategorine e pare, e as ne te dyten. Cani na fton si gazetare dhe meqe si une, ashtu edhe ti shkruajme e flasim shqip, personazhet dhe ngjarjet qe do komentojme keta jane...Po une ndonjehere harroj qe ne jemi shoqeri shume "elitare" dhe duam te ftohemi nga njerez elitar dhe te flasim vetem per "eliten"...Epo me vjen keq se mbase te thyej edhe ty endrrat, por ne nje shoqeri si ajo e jona ku 30 perqind eshte shoqeri urbane dhe 70 perqind rurale, pretentime te tilla jane, per mua, utopike....Dhe dicka te fundit, televizioni nder tre misionet e tij, pervec informimit dhe edukimit, ka edhe argetimin dhe nese mua njerezit me ftojne ne emision per te argetuar publikun, ftesat do t'i pranoje gjithmone me kenaqesi, pa paragjykime....:)

      Delete
    2. Mua nuk mi thyen endrrat e dashur se persa kohe ka larmi programesh une mund te ndjek lirisht ato "elitare" dhe jo Zone e Lire. Meqe permende Robert Ndreniken, me njerez dhe artiste si ai Cani s'ka prapanice te beje gallate:) dhe kete nuk mund ta them per nje pjese te te ftuarve. Sigurisht ju nuk jeni Lek Plepi por nuk me duket se ftoheni per nga aftesite e medha gazetareske:). Objektivi i tij eshte te perdore te ftuarit dhe me duket se ja del me se miri. Kaq dhe po deshe me kupto ose si te duash;)

      Delete
    3. Ah edhe dicka... Te lutem percillja Dasares/ Desares: e di cfare eshte argetuese ne gjerat qe thote ajo? Fakti qe asaj i duken shume argetuese. Hahaha te lutem iluminoje qe jane sh medioker, flm.

      Delete
  4. Ti je kenaqesi per syte dhe per veshet moj vajz nuk kam cte them me shume une,flet vete video dhe cdo dalje e jotja

    ReplyDelete
  5. Isha shume kurjoze tju shifja ke zone e lire dhe te falenderoj qe e postove ktu videon, se spo e gjeja dot as ne youtube. Kam pak kohe qe te ndjek dhe ke nitro, ty bashke me Fatmen dhe Dasaren por me pelqeni shume. Duke te lexuar edhe ktu ndihem me prane Shqiperise. Te pershendes dhe suksese kudo.
    E.

    ReplyDelete
  6. Un te pashe qe ate dite dhe me kenaqe... nuk e di se si flet aq shpejt... eshte amazing :D

    ReplyDelete
  7. Aulona te ndjek gjithome ne te gjitha aktivitet qe ben,,,,,je sh e shkathet dhe sh tip.Me pelqen qe asnjehere nuk ofendon asnje nga "vip"at tane por i thumbon me lezet:) Sa per kolegen tjeter ne thumb e ekzagjeron fare me ate Tunen dhe pagesen e saj sipas V.Korleonen ,,,,pff batute e ezauruar shpesh :P.Te pershendes

    ReplyDelete
  8. thone,kush di me kcy mire din me bo dhe sene tjera mire :D ske fol fare per keto lajmet e reja

    ReplyDelete
  9. Aulona te xgezoj! Ishit te 3ja sh te mira te zone e lire,si gjithmone. Me pelqen ironia e holle & thumbat tuaj ;-) suksese pafund . Mila

    ReplyDelete