Tuesday, September 17, 2013

Kujdes...demin!


Ne pergjithesi dita me e qete e javes per mua, eshte e hena, dite ne te cilen aktiviteti im eshte kryesisht i lidhur me gazeten Paloma. Te henen nuk kam as emision ne radio, as regjistrime per Thumb dhe pervec rasteve kur mund te kem ndonje takim te rendesishem, ne pergjithesi diten e kaloj ne redaksine e gazetes duke vene perpara punet per numrin e radhes. Prandaj dhe veshja ne pergjithesi eshte casual, sa me e rehatshme dhe ndonjehere madje mund ta kaloj diten edhe e veshur me tuta. Ka dicka te mire puna ime te Paloma (pervec 1 milion te mirave te tjera qe me kane mbajtur per 8 vjet pjese te saj), duke qene ne zyre vetem me Edin qe ne te njejten kohe eshte edhe shoqja ime e ngushte, mund te shkoj edhe me pizhama po te dua :D Keshtu qe, duke lene menjane pizhamat, e hena eshte e perbere ose nga shapka, ose nga balerina, ose nga atlete, ose nga kepuce te sheshta. Keto te fundit qe kam veshur ne kete post i kam blere gjate veres, ishin dashuri me shikim te pare dhe mezi po prisja te vinte vjeshta, te uleshin pak temperaturat dhe t'i vishja. Po aq dashuri eshte edhe kjo bluza, pjese e telenoveles "t'ja boshatisim dollapin burrit dhe te mbushim tonin" :D sapo e kam pare per here te paren direkt e bera timin, me ultimatumin qe ai duhet te heqe dore perfundimisht prej saj. Me pelqen shume dizajni dhe fakti qe eshte shume e rehatshme, pikerisht per dite te tilla ku e vetmja gje qe do eshte te ndihesh rehat. Sa per xhinset, i kam patur gjithmone qejf pantallonat trecerekshe, apo sic jemi mesuar t'i themi ndryshe pantallonat e peshkatarit (ose te pakten une keshtu i them, nuk e di, mbase ja fus edhe kot :D) Me pak fjale, kjo eshte "uniforma" e nje dite te zakonshme dhe pak te merzitshme pune.
Po ju keni ndonje uniforme per ditet te tilla? Me shkruani, ose ja u sula demin...ha ha ha


18 comments:

  1. do te kafshoje qeni ty moj qene :)

    ReplyDelete
  2. kepucet ylll
    dua dhe uneee :P

    ReplyDelete
  3. Aulon me pelqen,rehatshem.E interpreton bukur veshjen sepse edhe kjo eshte e rendesishme,pasi ndonjehere vajzat veshin gjera super te bukura dhe moderne po nuk ndihen mire me to,rrjedhimisht kete e reflektojne edhe ne portret,ne menyren e te ecurit apo te te qendruarit.
    Kurse ti je ok,cdo veshje te shkon sepse ia pershtat me se miri trupit,dhe kjo eshte shume e rendesishme.Shume vajza sot,bien ne sy per KEQ sepse nuk pershtasin veshjen me trupin. Prandaj ti dukesh bukur sepse ndjehesh mire me ate qe vesh,dhe ajo qe vesh te pershtatet ty!! Ky eshte thelbi i te paturit nje stil personal,mendoj une!!Te pershendes!

    ReplyDelete
  4. Aulonaaaa ato kepucet jan yyyyyll!! *-*

    ReplyDelete
  5. Edhe une jam dakort me nje koment me siper,,,,pavarsisht se ato qe ke veshur nuk me pelqejne vec e vec(pervec kepuceve qe jane yll)ty te rrine sh bukur.Nuk e di ndoshta nga ajo qe shkruan apo nga qendrimi si pozon por cdo veshje e ben te duket interesante mgjths shijet e mia nuk perputhen me ato te tuat :)

    ReplyDelete
  6. vehsje lezeteshme vtem sme pelqen qe zgjedh vene jo shume te bukura , ti ke mundesi te zgjedhesh vende te bukura ke dhe makin anyway ti e di

    ReplyDelete
  7. Une punoj nga shtepia nje dite ne jave, dhe i shftrytezoj ne kulm " garderoben, " tuta dhe pizhama te rezervuar posacerisht per ate dite:-) E kuptoj plotesisht rehatllekun qe te sjell dhe ty kjo uniforme per dite te tilla :-)
    D.

    ReplyDelete
  8. Kjo bluza bashke me te kuqin e buzeve te japin shume gjalleri. Me pelqejne keto ngjyra tek ty, po edhe stili rinor i veshjes. Xhinset i ke mase e e vogel sec duhet

    ReplyDelete
  9. Kepucet dhe xhinset shume te bukura, kurse bluza nuk me pelqen fort. :)
    N

    ReplyDelete
  10. gjeja qe ne pergjithesi me bezdis ne gjithe fotot e tua eshte sfondi qe zgjedh perreth teje. te keshilloj ta zgjedhesh pak vendet ku pozon pasi dhe sfondi ka rendesine e vete.

    ReplyDelete
  11. Ndersa per mua kjo bluza qenka nje <3 e vertet,mbase ngaqe eshte dhe stili im se une keshtu vishem zakonisht shume casual. ah edhe floket Aulona sa mire e drejta

    ReplyDelete
  12. O sa bkr! Me kenaqe syt me kte stil aulona. Ajo canta dashuri me vete ndersa kepucet superrr. Ky eshte stili yt aulon. Se di pse po me dukesh si 18 vjec e veshur kshu.shum origjinale! Bluzen mir ke ber qe e ke `privatizuar` haha :p. Sinqerisht ky ka qen posti me I bukur qe ke ber.bashkohem me dike tjeter per sfondet ku pozon.kuptohet qe lagjet e tiranes kaq ofrojne po perpiqu me sh tpozosh ne ndonje vend te vecantr. Je sh yll. You got style.k.

    ReplyDelete
  13. Aulona na nxirr ndonje histori personale qe dergohen te Paloma ktu meqe ju i perzgjidhni historite,jo te gjitha publikohen. Ato qe ngelen na i nxirr ktu,me kete rruge i rrit edhe shikueshmerine blogut tend.
    PS:Mfal qe dola nga tema. Te puth,Paola

    ReplyDelete
  14. Hajde letra bizhozi,patatina, bakerollsa,stilolapsa,amc, vodafone, eagle, misra te pjekur...vetem canta me keto aksesore te mungon se pjesen tj te veshjes e ploteson me se miri

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ik mi idiote meso te shkruash nje here pastaj hajde komento te ky blog. O Aulona zhduki me keto debile femra nga blogu se na acarojne edhe ne. Ela

      Delete
  15. Pantallonat te rrine shume keq , habitem se si ju duken bukur shumices se komentuesve ��, kepucet yll , bluza hajt mo

    ReplyDelete
  16. Aulona dukesh si 18 vjecare! Shume bukur! U ktheva una :-))
    k

    ReplyDelete
  17. Sinqerisht se kuptoj se cfare ju duket bukur? Ka 2 mundesi ose jeni miqte e Aulones ose nuk merrni vesh fare po fare se cfare eshte e bukura. Pantallonat skandaloze trecerekshe te viteve 2000, me nje ngjyre tipike tregu dhe imitimi i temershem I Juicy Couture tek xhepat, dhe voltat e temerrshme ne fund dhe menyra si rrin me rrudha. :O Sa per kepucet nje tmerr i vertet, pa lidhje ajo pjesa kafe siper. Nga bluza hajd mo mund te dilte dicka e bukur po te kombinohej me nje pal panatallona skiny lekure, kepuce te zeza me take te larte ndoshta tip jeffrey dhe nje cante celine te zeze. Ndersa kjo veshje qe ke ber ti eshte sikur po shet perime ne treg, dhe veshje te tilla nuk reklamohen ne blog. Hidh nje sy neper bloget e ndryshme apo ne lookbook dhe do e kuptosh vete ndyshimin. klb

    ReplyDelete