Thursday, March 28, 2013

Duart lart...problemeve!


Edhe pse duket sikur nuk do te pushoje me kurre, shiut shume shpejt do ti vije fundi. Jo se une kam ndonje fuqi te mbinatyrshme per te parashikuar motin ne javet qe do te vijne (eshte Luana ajo, akoma s'e keni mesuar? :P), por thjesht edhe shiu e ka kuptuar qe nuk ka nga t'ja mbaje me. Dhe meqe shiut heret a vone (por me shume mundesi ka qe heret sesa vone) do ti vije fundi, une dje vendosa te shfrytezoja per te fundit here xhaketen ushtarake qe aq shume e dua, nje nga trendet me te perdorur te dimrit te shkuar, trend qe do te jete edhe ne vere, por qe ka shume mundesi qe dimrin e ardhshem te jete zhdukukur totalisht per shkak te overdozes qe kemi marre gjate ketij viti. Keshtu qe meqenese egziston mundesia qe ta fus ne dollap dhe mos ta nxjerr me per 10 vitet e ardhshme derisa ky trend te rikthehet, vendosa ta vishja dhe nje here per kete vit. Por nuk ishte vetem kjo arsyeja. Xhaketa ushtarake ishte perfaqesimi me i mire qe mund ti behej se jashtmi, gjendjes time te brendshme. Sepse keshtu ndihem keto dite, nje shpirt luftarak gati per te fituar ccdo beteje qe i del perpara. Mbi te gjitha e gatshme per te fituar me gjithe betejat e vogla te jetes se perditshme, qe ne pamje te pare nuk duken asgje, por qe ne darke kur futesh ne krevat duket qe te kane sfilitur. Sepse e tille eshte jeta, apo jo? Nje lufte e vazhdueshme, nje lufte e perditshme ndaj te ciles nuk duhet te dorezohesh kurre! Sic mund te kisha bere une dje psh, qe mes aq shume angazhimesh dhe nje dite super te ngarkuar mund te kisha zgjedhur te kisha ndenjur ne krevat dhe mos te kisha dale fare nga shtepia me pretekstin se isha semure, por ja qe nuk e bera.
Besoj se te gjitha ju e dini se si ndihesh diten e pare te ciklit, te thuash e derrmuar eshte pak. Deshira me e madhe eshte te qendrosh ne shtepi, ne batanije, me grilat e ulura dhe ta kalosh diten duke fjetur. Por kjo eshte zgjidhja me e lehte. Ne fakt per mua kjo do te thote te dorezohesh! Dhe une zgjodha te mos te dorezohem, por te ngrihem nga krevati te shkoj ne zyrat e Palomes per te mbyllur punet e dites, me pas nje nje ore e 20 minuta ne Zumba per te hequr gjithe stresin dhe per te fituar energjine e nevojshme. Me pas rikthim ne zyre, per te vazhduar me vone me punet per imazhin e ri dhe gjithe ndryshimet e reja qe priten te nisin ne Nitro Shqip nga data 1 Prill. Per ta vazhduar me nje mbasdite shume te merzitshme ne shkolle, te cilen po ashtu mund ta kisha evituar, por zgjodha te mos e beja. Dhe ne fund nje embelsire e mire ne shoqerine e disa mikeshave shume te mira, per ta mbyllur diten duke qeshur, e lumtur qe ate mengjes zgjodhe mos te dorezohesh para nje problemi qe ne pamje te pare duket aq i madh, por qe ne te vertet eshte fare i parendesishem, te cilin e sfidove hapur dhe ne fund e munda! :)
Thoni valle te ishte merite e xhaketes ushtarake? Mbase, asnjehere nuk i dihet! :)

17 comments:

  1. O zemér sa e amél dhe e dashtun je!

    ReplyDelete
  2. Fotoja e katert - my fave, ke dale yll...
    un si pata qejf fare kete lloj trendi per veten time... se di pse sme ngjiti hic kete vit :P

    ReplyDelete
  3. Aulona te falenderoj per keto mesazhe kaq te bukura qe jep dhe per kete blog kaq te bukur. une te kam lexuar qe ne fillim por eshte hera e pare qe te shkruaj se zakonisht te lexoj me celular dhe se kam permbar por me beso qe sle dite pa kontrolluar. je nje vajze e shkelqyerr,me shume nga te gjitha me pelqen thjeshtesia qe ke dhe tregon gjithmone gje qe duhet ta bej cdo personazh publik. me vjen shume inat kur shikoj ca komente ktu, them si ka mundesi qe ka femra te tilla qe ne vend te te vleresojne te shajne, eshte e habitshme sa njerez te keqinj mban kjo toke. me fal se mbase shkruajta gjate po meqe sot jam para nje kompjuteri e shfrytezova rastin ha ha.mezi po pres te te shikoj ne thumb me te rejat qe thua qe keni. te pershendes shume Fatmira

    ReplyDelete
  4. Sa me ka pelqyer ajo qe ke shkruar....sepse kam nje fare periudhe qe po perjetoj nje kaos te verete dhe deshira e cdo dite eshte " Sikur sot te hiqja dore" asnjehere nuk ndodh dhe i them vetes "He se si cdo gje dhe kjo do mbaroj".....te shohim....hhhhmmmmmmmmmmmm
    sa per look-un nuk jam nje adhuruese e madhe e ushTarakes....veshja poshte me pelqen, fundi, bluza....dhe mbi te gjitha me pelqenkan floket...."Balluket u kthen" ....:)....Deni

    ReplyDelete
  5. Aulona ke menduar ndonjehere t'i presesh floket e shkurta? Nga keto foto ashtu te duken dhe ngjake bukur,plus me tipin qe ke ti do ngjaje akoma me garipe :P (na fute friken me kete ushtaraken,hahaha).Ndoshta me ate rast do te rigjeneroheshin komplet floket :)
    Me pelqen veshja,plus qe paske nxjerre dhe shalet ne selamet :P Kam çizme si te tuat,por i perdor vetem ne dite shiu.S'kam asgje ushtarake :(
    M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Edhe une ate do ti sugjeroja, te konsideronte nje model flokesh me te shkurtra sepse e ka formen e fytyres shume te bukur.

      Per te tjerat te kam zili Aulona. Une diten e pare te asaj mikes, ngaqe fryhem komplet si tullumbac, shpenzoj gjithe kohen duke menduar po sikur ta cpoj paaaak fare barkun ndoshta shfryhem :)S'ka shance per palester e verdallosje te tjera.

      Delete
    2. Ehhh nuk do kisha kurre guximin ti prisja floket e shkurtra :( Kam pershtypjen qe duan shume kujdes me make up-in, te jesh gjithe kohen e trukuar dhe kete periudhe une nuk ja kam shume ngene grimit, pervec se kur xhiroj. Aq me shume qe duke patur emisionin, nuk do rrezikoja te eksperimentoja me floket dhe te deshtoja, keshtu qe per momentin le te rrime akoma te ndryshimi qe i bera balukeve :)

      Delete
    3. Po futem mes jush, per te perforcuar idene e vajzave. Brenda 6 muajve po te vjen rrotull nje prerje drastike flokesh Aulon :)

      Delete
    4. E mira me flokun eshte qe rritet. Une e kam mbajtur gjithmon te gjate, biles ne 2010 e lash deri ne mes te kurrizit dhe i kam shume kacurrela. Vjet bera prove dhe i preva me shkallezime (pasi jane kacurrela si pres dot drejt) deri tek veshi. Ishte nje nga gjerat me "risky" qe kam bere ndonjehere me flokun dhe it felt amazing. I preva disa here, me pelqyen shume, po tani po i rris prap se me ka marr malli t'i mbledh. Nese do nje ndryshim drastik, kjo do ishte nje gje e mire :)

      Delete
    5. Fol me ndonje parukier profesionist per ate qe thua qe floket e shkurta duan tualet.I vetmi rrezik per mendimin tim eshte qe do ngjaje me shume garipe se ç'je dhe do ju fusje friken atyre qe te kane inat :P Me siguri edhe do te rigjenerohen (po flas une apo mami im? :P)
      M.

      Delete
  6. Pershendetje Aulona.Rastesisht duke shfletuar neper keto bloget shqiptare,duke hyre sa tek nje blog tek tjetri me kapi dora te klikoja edhe blogun tend diku.Impresioni pare ishte habi qe vijoi me komentin ua Aulona Musta paska hapur blog,si nuk me ka rastisur me pare ta lexoj!! Me pas nuk mbaj mend gje se humba duke shfletuar fotot e lexuar komentet e tua.Te komplimentoj per stilin dhe guximin e ngjyrave te ndryshme qe perdor e qe cuditerisht jane aq ne harmoni me njera tjetren,fale teje :)Spo e zgjas,qe sot ke dhe nje ndjekese te re te blogut tend.Te pershendes.Rezi

    ReplyDelete
    Replies
    1. Rezi mua me behet shume qejfi qe nje ndjekese e re i shtohet blogut tim dhe me behet dyfish qejfi qe ky blog te ka pelqyer :) Ky eshte nje motiv per te vazhduar me tej dhe per te postuar me shpesh. Te pershendes shume!

      Delete
  7. Fundi, cizmet, bluza dhe kombinimi i tyre eshte nje nga me te bukurit qe ke postuar ndonjehere (duke konsideruar dhe angazhimet dhe diten ne fjale). Xhaketa me duket pak si teper oversize, por perdorimi eshte i goditur. Te shkojne shume keto cizme-fund-bluze, dukesh shume e fresket dhe e thjeshte (mendoj prane tipit tend).

    ReplyDelete
  8. Nice post. Ju ftoj te ndiqni dhe blogun tim ;)

    ReplyDelete
  9. Wow aulona faleminderit shum per ket mesazh t'bukur qe na dhurove. Nuk beson sa shum m'ke ndihmu. Po me doket qe e shoh boten tasht me nje tjeter sy. Mami jem thot gjith: qdo pune qe fillon edhe mbaron, dmth qdo stres ose qdo obligim qe e bon edhe e kryn veq duhet me ja fillu se kur nuk e fillon as sun e mbaron. FALEMINDERIT SHUM! Tfala nga nje shqiptar i kosoves me vendbanim ne zvicerr! Tungggg <3

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me vjen kaq mire qe e lexoj kete koment sa ti as nuk mund ta imagjinosh, pasi nje nga qellimet kryesore te ketij blogu eshte pikerisht ky, qe me ane te atyre gjerave qe shkruaj te jap qofte dhe nje mesazh sado te vogel, pozitiv dhe qe ndikon tek ju qe me ndiqni dhe lexoni. Te pershendes dhe te falenderoj shuuume qe me ke shkruar, aq me shume qe shkruesit meshkuj jane shume te rralle ne kete blog :)

      Delete