Monday, March 11, 2013

Te iubesc mult!


Duke u nisur nga nje post i fundit, ku permendja Rumanine dhe nje pjese te femijerise time te kaluar ne ate vend, u frymezova per te realizuar postin e sotem. Sic kam premtuar, edhe pas kerkesave te disa prej jush per te sjelle here pas here ne blog disa foto nga udhetimet qe kam bere nder vite, sot eshte radha e Rumanise.
Ne fillim te viteve 90, kur Shqiperia ishte ne nje periudhe te veshtire post komuniste, ku shume gjera mungonin dhe nuk shkonin ashtu sic duhet, une pata fatin e mire te largohesha qe ketu dhe te jetoja per tre vjet ne Bukuresht, kryeqytetin e Rumanise. Per shkak te profesionit te tim eti, futbollist, ne u shperngulem familjarisht si pasoje e nje kontrate qe ai firmosi per te luajtur atje. Per fat te keq, per mungese kohe dhe mundesisht nuk arrita te skanoja ndonje foto nga ajo periudhe, qe ti vendosja ketu ne blog, por gjithesesi fotot nuk do te mungojne, pasi do te jene fotot e rikthimit tim ne Bukuresht pas 15 vitesh.
Ato tre vite qe kam kaluar atje, mund te them pa frike qe jane nder vitet me te bukura te jetes time. Ende femije (nga mosh 7 deri 10 vjec), une kisha dhe perjetova gjithcka qe ne Tirane nuk do te kisha patur mundesi te perjetoja kurre. Ende sot i kujtoj me nostalgji oret e kaluara neper parqet gjigande te lojerave, qe kur ja tregoja shoqeve te mia ne Tirane, mendonin se tallesha dhe shpesh nuk me kane besuar. Kujtoj me nostalgji dhe mall te madh, qendrat gjigande tregtare, te mbushura me dyqane te ndryshme, duke filluar nga ato me veshje per femije, e deri tek dyqanet me lodra dhe kuklla Barbi ne te cilat perhumbesha per ore te tera. Kujtoj kukllat e para Barbi, qe me dukeshin nje enderr edhe kur i kisha te miat, ne shtepine time dhe cohesha naten nga gjumi per ti kontrolluar ishin akoma aty, apo jo. Kujtoj oret e mesimit qe zhvilloja nga cdo dite, nga e hena ne te premte, nga ora 8 deri ne 12, ne shtepi, vetem me mamin tim, qe per ato kater ore shnderrohej ne nje mesuese te rrepte dhe shume te dedikuar. Edhe sot ka nga ata qe nuk e besojne, qe tre vitet e pare te shkolles, nga klasa e pare ne te treten, une mesimin e kam zhvilluar me mamin, e cila u shnderrua ne mesuesen me te mire qe mund te kisha deshiruar. Kujtoj veshjet e para (dhe te vetme deri me sot :D) "firmato" per femije qe kisha ne ate kohe. Kujtoj pushimet e kaluara ne Costanza, hotelin e pare me pese yje, me pishine brenda dhe jashte, me diskoteka gjigande. Kujtoj emocionin me te madh qe kam marre deri me sot ne jete, ngjarjen me te bukur, eksperiencen me te jashtezakonshme, qe vazhdon ende te mbaje vendin e pare, mundesine per te pare live Michael Jackson ne koncertin qe ende sot mbahet si me i madhi dhe me i bukur i dhene ne Europe, ai ne Bukuresht. Kujtoj.....eh sa shume kujtime qe kam! Cfare nostalgjie e jashtezakonshme!
Gjate gjithe ketyre viteve kam patur nje mall aq te madh per kete vend qe me ka dhene disa nga kujtimet me te bukura te jetes time, saqe deshira me e madhe qe kisha ishte te rikthehesha edhe nje here atje per ti perjetuar si e rritur te gjitha ato emocione. Mbaj mend qe shpesh i thoja mamit qe edhe vendin me te bukur ne bote, nuk do ta zgjidhja per ta vizituar, perpara nje rikthimi edhe nje here ne Bukuresht! Dhe per fat te mire, kjo mundesi m'u krijua tre vjet me pare, ne 2010-en ku serish, bashke me familjen time, i hypem makines (te cilen te gjithe e preferojme para avionit) dhe u nisem per ne Bukuresht! Fotot qe kam vendosur ne kete post, jane shkeputur nga ai udhetim. Per fat te keq nuk kam shkrepur shume foto, sepse ate tre ditesh qe ndenjta, si rralle here nuk e kisha mendjen te berja e fotografive, por te shijimi i cdo sekondi ne vendin qe aq shume e dua. Me shpresen qe do te rikthehem serish atje, kete here pa pritur 15 vite te tjera...













14 comments:

  1. me ke lumturuar pa mase :) mund te them se pata nje fillim jave te mbare...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ehh Carmen me beso qe nuk do ti kursej kurre fjalet e mira per ate vend. E dua shume :)

      Delete
  2. Menyra se si ke treguar cdo gje me renqethi aq shume e me mbushi me shume emocion. me vjen mire qe kane qene vitet me te bukura per ty dhe qe i kujton me kaq shume nostalgji

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj Jonki, me vjen mire qe te ka percjelle emocion pershkrimi im

      Delete
  3. Aulon pse kaq e dobet ti ketu???
    Ehhh femijeria,edhe ne fshatin me te humbur po ta kesh kaluar,ke kujtime te bukura :) Me vjen mire per ty!
    Personalisht Rumanine nuk e kam ne listen e vendeve te preferuara apo te deshiruara per te shkuar,ndoshta ngaqe ketej romet sillen shume shume keq (ata me rulota e kam fjalen qe nuk jane aspak si jevgjit tane),po ky shkrim po ma zbut pak "inatin" :P
    Si ishte puna e te zgjuarit naten per te kontrolluar Barbit?! hahahhahaahahahahahah
    M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pse duket qarte dobesia ime e? :P Ne fakt kjo ka qene periudha ku une kam qene me e dobet se kurre ne jete, 55 kile. Ka ardhur si pasoje e shume arsyeve, pak pa deshire e pak me deshire, per t'u ndjere nje here e dobet ne kuptim e plote te fjales. Por pasi e provova dhe pasi te gjithe njerezit me pyesin: "Mos je gje semure?" :P vendosa qe te qenit e dobet nuk ben per mua, keshtu qe shtova serish ca kile.
      Sa per Rumanine dhe rumunet, e di qe nuk kane reputacion shume te mire neper Europe, madje na e kane kaluar edhe ne shqitpareve thone, por kujtimet e mia me vendin dhe sidomos njerezit jane jo te mira por te shkelqyera. Te dashur, mikprites, te thjesht, te edukuar, te sjellshem, gjithe te mirat i kishin. Te mira qe me beso, shume nga ne ne Shqiepri duhet te marrin shembull. Pastaj keta ciganet (se mesa di keshtu quhen romet e Rumanise) jane tjeter muhabet, edhe pse edhe te te tille kam njohur ne Bukuresht, madje nje vajze e kisha shoqe dhe ishin njerez shume pozitiv.
      Sa per Barbin....ehhhh s'te beja, ku kishim pare ne ne ate kohe lodra aq te bukura (viti 92). Zgjohesha se kisha frike mos ma merrnin Ufo-t (sapo isha njohur ne ate periudhe edhe me kete terme dhe naten mendoja se ufot vinin ne toke dhe merrnin njerez. Une s'e kisha problem le te me merrnin mua, vetem Barbit jo :D)

      Delete
  4. aawww sa lezetshem. Kishin ndryshuar shume apo jo?? Duket vend i lezetshem.

    ps. ashtu si ty dhe un kam jetuar jashte ate periudhe por po kalon viti i 16te dhe un akoma skam shkuar ta vizitoj si vend :(

    ReplyDelete
    Replies
    1. E habitshme Chriseda, por nuk kishte ndodhur thuajse asnje ndryshim ne keto 15 vite :)Po cfare pret akoma ti? Ne cfare vendi ke jetuar? Gjithesesi ti tani je ne Amerike keshtu qe te falet :P

      Delete
  5. E lexova postin me nje fryme, pak a shume edhe un si ti, femijrine time e kam kaluar jasht Shqiperise, i kujtoj shume m nostalgji ato vite, por edhe si ka thene dikush vitet e femijris jane te bukura sikur edhe ne fshatin me te humbur te jen kaluar.

    Aulonaaa ti tani ke nje trup perfekt, nje keshille te sinqert "edhe pse nd fotot te tregojne akoma me te dobet se sa 55 kg" je perfekte keshtu si je, mos mendo te dobesohesh me plsssss :)

    xoxo Lulu.

    ReplyDelete
    Replies
    1. E diiii...dhe mua nuk me pelqen fare vetja kur e shikoj ne fotot e bera gjate asaj kohe, perfundimisht jam bindur qe te qenit e dobet nuk ben per mua :P keshtu qe nuk ka me shanse te dobsohem aq :)

      Delete
  6. Lonush,

    Me ke emocionuar jashte mase. Me ke kthyer pas ne kohe dhe me ke ringjallur kujtime nga me te bukurat e jetes sime.
    Do te ishte mire te skanoje fotot e asaj periudhe dhe ti postoje krahas ketyre te 15 viteve me vone
    Jane foto te realizuara ne njejtat vende, (pasi ne viziten e fundit ne Bukuresht, nuk besoj qe e ke harruar, ne pozonim ne ato vende ne te cilat kemi albume te tera me foto te femijerise tuaj)
    Nuk kam kohe se do te shkruaja me gjate per kete teme.....

    te falenderoj
    mami

    ReplyDelete
  7. me pelqeu posti yt, dhe te them te drejten me bere edhe mua pak nostalgjike pasi mu kujtuan muajt e mrekullueshem ne vere dhe ne dimer te kaluara ne bukuresht ...kam edhe un aq shume kujtime me kete qytet te cilin pa frike do e quaja qytetin e dashurise time...tirana krahasuar me bukureshtin sikur me mbyt ,dhe te mendosh mikeshat e mia cuditen kur me degjojne te flas per kete qytet...tani qe po shkruaj me kujtohen kampionatet e tenisit ku ulesha dhe shikoja ne qetesi lojen ashtu sikurse plot tifoze te qete e te kulturuar ne stola,pushimet ne mal ne dimer ,konstanca ne vere dhe udhetimet me tren ....ehhhh once upon a time .....gjithesesi te pershendes!!jola

    ReplyDelete