Tuesday, July 30, 2013

Na ishte nje here "LEJLA"...





Ka disa poste ne te cilet nuk kam shume per te thene, pas te cileve nuk ka ndonje histori qe kerkon fjale te shumta. Ky I sotmi eshte njeri nder ta, nje post I cili eshte bere vetem per te treguar dy blerjet e mia te reja qe I kam me shume qejf. Te parat jane keto kepuce/balerinat, te cilat qe kur I pashe per here te pare online rashe ne dashuri dhe I porosita me njehere. Me pelqen gjithcka ne to, modeli, ngjyra dhe pervec kesaj ishin edhe shume te rehatshme. E dyta eshte canta, te cilen po ashtu e porosita online dhe me terhoqi per ngjyren dhe modelin. I treti eshte fustani, por ate e keni pare edhe me pare ketu
Nuk e di nese e kam thene me pare, por ka qene nje periudhe (e gjate) kur une isha e fiksuar mbas ngjyres roze dhe lejla. Kete te fundit madje e kisha ngjyren e preferuar, keshtu qe rrjedhimisht gjysmen e garderobes e kisha ne kete ngjyra. Me shaka disa miq me therrisnin Lejla :D Sot nuk e kam me nje preference te tilla per lejlan. Kam pershtypjen qe jam velur shume dhe me ka dale nga qejfi, nderkohe qe rozen vazhdoj ta preferoj. Por nje kombimin qe me ka pelqyer dhe vazhdon akoma te me pelqej eshte ai I rozes me lejlan. Kete kam bere edhe ne kete post, ku dy nuancat e rozes, ajo me e forte e fustanit me ate me te lehte te cantes I kam kombinuar me lejlane e kepuceve. E di qe ka shume njerez qe nuk e preferojne shume rozen dhe lejlane dhe aq me teper kombinim e te dyja ngjyrave bashke, por bota eshte e bukur sepse ka mendime dhe shije te ndryshme, apo jo?


Monday, July 29, 2013

Nje hudher per fundjave...


Perpara se te nis me postin e sotem, dua t'ju falenderoj te gjithave ju qe keni qene te shumta me keshillat tuaja, ne lidhje me problemin e flokeve per te cilin kisha shkruar ne postin e meparshem. Nga te gjitha keshillat e marra vendosa ta filloja nga ajo me hudher (nuk e di c'me tha mendja). Nderkohe qe jam ne pritje te rezultatit magjikberes te hudhres ne floke, i vetmi rezultat qe kam marre deri me tani eshte qe i dashuri me la, familja me nxorri nga shtepia dhe ne zyre nuk me pranojne me...kuptohet e gjitha kjo per faj te hudhres! Pertej shakave, uroj vertet qe era e tmerrshme e hudhres t'ja vlej mundimin dhe te shoh ndonje rezultat! Dhe duke qene se kete fundjave kisha vendosur t'ja dedikoja hudhres, per te miren time, por edhe te ambjentit publik, vendosa ti evitoj ne maksimum daljet. Ne fakt, me kete vap te tmerrshme te kesaj fundjave, qe sic e quajten mediat ishte i nxehti afrikan, kategorizim ky qe i bejne cdo vit asaj vale te nxehti shume te madh qe vjen ne vendin tone dhe qe mua me duket fare pa fantazi, me besoni qe as deshire per plazh nuk kisha. Te qendroja ne diell ne ate te nxehte te tmerrshem me dukej si mundimi me i madh, prandaj vendosa te abandonoja Vloren dhe te rrija ne Tirane, e strukur ne shtepi. Dhe me ato qe na pane syte e degjuan veshet te dielen, bera shume mire. Madje nje mendje ma thote te futen me shtepi, e te mos dal deri andej nga shtatori, sa te ndryshojne pak gjerat...Nejse, se d'ua te flas per gjera te trishtuara ne blog.
Diten e marte pervec nje kafeje te shpejt paradite e kalova gjithe pjesen tjeter ne shtepi, duke lexuar. Per momentin po lexoj nga Haruki Murakami, "Kronika e zogut kurdises" nje liber qe me ka terhequr shume. Nderkohe qe eshte duke me pritur nje tjeter liber i ketij autori, "Pylli Norvegjez". Dhe meqe jemi te librat, mirepres me kenaqesi sugjerimet tuaja per tituj librash, te cilet me kenaqesi do t'ja shtoj biblotekes time.
Edhe dita e diele kaloi pak a shume njesoj, ne pjesen me te madhe te kohes ne shtepi, poshte kondicionerit me liber ne dore. Eshte e cuditshme, por keto javet e fundit jame bere shume pertace. Praktikisht nuk me behet asgje, dua vetem te rri ne shtepi duke lexuar, ose duke pare filma! Besoj keto jane pasojat e nje viti te cmendur dhe me shume angazhime! 
Pjesa me e bukur e se dieles ishte kur, se bashku me partnerin tim, vajtem per dreke ne shtepine e re qe shoqja ime e ngushte ka marre bashke me te dashurin e saj. Ndryshe nga une, Edi (shoqja ime e ngushte per te cilen kam shkruar edhe nje post qe e gjeni ketu) eshte shume e apasionuar pas gatimit. Per te eshte e rendesishme jo vetem te gatuaj gjera te mira dhe shume te shijshme, por po aq rendesi i jepe dhe pamjes dhe arredimit te pjatave. Nderkohe qe ajo gatuante, kuptohet qe une vija verdall me aparat ne dore, ndersa djemte pinin puro e konjak Skenderbeu ne shoqerine e Monica Bellucit :D Qe thoni ju, ai libri qe shikoni ne foto eshte nje dhurate qe Edi i ka bere te dashurit te saj me rastin e ditelindjes, duke qene se ai ka nje debulese per Monicen. He thoni po deshet qe nuk eshte nje partnere shembullore :D 
Meqenese pamja e asnjerit prej nesh nuk kishte shume e kendeshme, sepse te gjithe ishim me look-un "si per shpi", ne kete post pjesen kryesore e zene pjatat, meqe ato ishin shume me fotozhenike se sa ne :D Si perfundim mund te them se kjo fundjave pertace sa ne njeren shtepi ne tjetren, per mua ishte nje alternative shume e mire ndaj detit, apo pishinave. 
Jam kurioze te di edhe alternativat tuaja te ketyre fundjavave te nxehta. Kur nuk shkoni ne plazh, apo pishina, si e kaloni kohen?

P.S: Uroj qe me gjithe ate era hudher qe kisha me vete ne fundjave, te pakten te kem largaur syrin e keq :D

Friday, July 26, 2013

Bald and beautiful....


E keni vene re besoj qe ne te gjitha postet e fundit une jam me floke te kapura? Apo c'pyetje bej dhe une, sigurisht qe e keni vene re, ju vini re gjithcka, e jo me nje gje kaq te dukshme. Prandaj perpara se te filloni nga"bombardimet" (qe habitem si jane vonuar kaq shume), po ju sqaroj vete e para. :D
Si fillim, te gjithe ju qe me ndiqni qe nga fillimi i ketij blogu, e dini qe nje nder problemet e mia me te medha jane floket.  Pak abuzimet me ngjyrat dhe krehjet, pak genetika, e pak #nukedicfaredreqarsyetjeter, une nga nje vajze me nje krife luani ne koke, kam mbetur ne nje vajze me dy qime si bishta miu. Por besoj se kjo eshte nje gje e qarte dhe e dukshme per te gjithe dhe nuk ka nevoje per shume koment.
Mbasi kisha vite qe tregohesha shume e kujdesshme dhe nuk vija as tharese dhe as piaster dhe mbi te gjitha as boje ne koke, ky viti i fundit, per shkak te angazhimeve me te shpeshta dhe xhirimeve te perditshme te "Thumb", kerkuan qe une te shkoja shume me shpesh te parukieri dhe te isha thuajse cdo dite e krehur. Rezultatin po e ndjej tani. Floket me jane demtuar dhe rralluar me shume. Prandaj une kete periudhe vere, ku ne po bejme pushim edhe nga "Thumb", po e shfrytezoj edhe per t'i lene floket te marrin pak veten. Nuk ka as krehje dhe as boje. Aq  me shume qe ne kete vape, ne flokun tim totalisht te pabindur krehja nuk do te mbante as nje ore. Keshtu qe kam zgjedhur ti le me ato ondet e cuditshme dhe te pakuptimta qe kam dhe qe nuk me pelqejne fare, prandaj preferoj ti mbaj te kapura. Pervec kesaj, tani ne vere, meqe jam dhe me e lire nga angazhimet, kam shtuar dhe dozen e Zumbes, shkoj pese here dhe ky eshte nje tjeter faktor qe me detyron qe floket ti mbaj te kapura.
Kjo eshte arsyeja e madhe perse kete periudhe ne cdo post jam me floke te kapura. Edhe pse mundohem qe here pas here ta thyej pak monotonine me ndonje aksesore si shall, lule, apo kapse. Une uroj qe mos t'ju bezdisi shume ky fakt :P E them kete, sepse dikush ne instagram me kishte shkruajtur ne nje foto: "mire dukesh, po beji derman atyre flokeve aman." A thua se ti besh derman flokeve eshte kaq e lehte. A thua se une e gjeta dermanin dhe nuk ja bera. Gjithsesi nese ndonjera nga ju njeh ndonje derman qe ja vlen dhe qe i ka bere efekt, mos u beni kerrnace po ndajeni edhe me mua. Cili eshte dermani qe ju sjell ju ne terezi floket?
Sa per fotot e ketij posti, jane bere ne kushte shumet te veshtira duke qene se prej disa ditesh me eshte djegur ekrani i aparatit dhe kushdo qe i shkrep fotot i ben me hamendje se nuk sheh asgje :D Por mua prap me pelqejne, sepse keto kohet e fundit ka filluar te me pelqej shume ky look-i dhe stili i viteve 50-60. Pervec ketij fakti mendoj se me shkon. Apo ja fus kot? Po me dhate ndonje mendim nuk do benit keq :P
Ju uroj te gjithave nje fundjave shume te bukur. Bashke do te takohemi neser, ose pasneser, ose te henen. Dhe po ju kam ardhur ne maje te hundes me thoni e, se e bej pushim une per ca kohe :P


Thursday, July 25, 2013

Kam nje sekret...


Deri me sot, i vetmi mashkull te cilit kisha guxuar t'i merrja rrobat dhe ti vishja ne trupin tim, ishte Tomi, partneri im 35 vjec. Dhe deri ketu nuk ka asgje te jashtezakonshme, apo per t'u habitur, sepse edhe vete "trendet" kane nja dy - tre vjet qe na lodhen koken me sugjerimin e stilit boyfriend. Na kane bere hajdute me zorr, duke na keshilluar te "vjedhim" gjera nga garderoba e atij :D
Por qe do vinte dite qe do "vidhja" rroba nga garderoba e nje tjeter mashkulli, per me teper 9 vjec, kete nuk e kisha menduar kurre. Por ja qe ajo dite erdhi! :D Behet fjale per djalin e tezes time, Skadi, i cili eshte nje nder femijet (dhe njerezit) me me shije qe une njoh, me nje aftesi te jashtezakonshme per te bere kombinime te shkelqyera dhe me nje garderobe te pasur, aq sa ja kam zili. Duke qene se familjet tona jane shume te lidhura dhe sidomos Skadin, qe eshte dhe me i vogli e kemi pike te dobet, ai vjen here pas here per te ndenjtur tek ne. Ne nje nga ardhjet e fundit, kishte harruar te merrte njeren nga bluzat me vete. Kaq me mjaftoi qe kur ta shikoja aty, mbi karrike, nga syte e mi te dilnin xixa. Kisha rreth nje jave qe e kisha nxjerre kete fundin dhe doja ta vishja, por asnje kombinim nuk ma mbushte syrin. Sapo pashe bluzen e Skadit me dragonje, akrepa dhe mostra, diiiing nje llamb e vogel ndricoi brenda kokes time. E mora, e provova gjithe frike nese do ta kalonte proven e pare, ate te mases. Per fatin tim te mire, prova kaloi me sukses dhe pervec kesaj une u gezova shume qe arrij te futem edhe brenda bluzes qe nje 9 vjecari, pas asnje problem :D
Prova e dyte ishte, si do te dukej kombinimi me fundin. Pasi vesha dhe fundin, vura bizhute, vesha kepucet, mora dhe canten, dola para pasqyres dhe pasqyra me tregoi qe edhe prova e dyte kaloi me sukses. Te njejten gje ma konfirmuan dhe njerezit e ndryshem qe takova gjate asaj dite dhe qe ma pelqyen shume look-un, sidomos bluzen. Disave ja tregova sekretin e bluzes, disa te tjereve ja mbajta te fshehte, por duke e ditur shume mire qe behej fjale per nje sekret qe do te zbulohej brenda pak ditesh per te gjithe...:P
Po ju c'mendim keni per sekretin tim te ketij posti? :D Po per veshjen ne teresi? Jam vertet kurioze te di, se cili eshte personi me i "cuditshem" te cilit i keni marre ndonjehere ndonje veshje? Hajde me tregoni, mos i mbani sekretet per vete...:)