Wednesday, October 23, 2013

Dancing with the stars 4


Te dashura mikesha, sidomos ju qe me shkruani ne Facebook madje edhe ne celularin privat duke me bere verejtje per mungesat ne blog, ju kerkoj shume te falur. Pavarsisht deshires se madhe qe kam per te shkruar cdo dite, ditet e fundit kjo qene e pamundur dhe me keqardhje parashikoj qe keshtu do te jete edhe per javet ne vijim. Arsyeja eshte pjesemarrja ime ne Dancing with the stars, provat e te cilit kane nisur zyrtarisht javen e kaluar. Dhe kur them prova e kam fjalen cdo dite, shtate dite te javes, pa asnje pushim nga 2 deri ne 3 ore ne dite. Plus dhe gjithe angazhimet e tjera, bejini pak llogarite vete se sa e kufizuar jam ne kohe. Megjithate nje gje ju premtoj, qe blogu do te vazhdoje te jete aktiv dhe do te kete gjera interesante :) Si fillim po ju sjell disa nga fotot e para te bera gjate provave ne "Dancing..." Lajmi me i bukur per mua ishte kur mesova qe do te kerceja me Gerd Vason...madje edhe tani qe po e shkruaj nuk me besohet :D Ai eshte nje balerine shume i talentuar dhe bashke me Enada Hoxhen, bashkeshorten e tij, kane krijuar nje cift ne jete dhe ne skene qe gjithmone i kam pelqyer shume. 
Kercimi i javes se pare do te jete nje pasodoble, qe fillimisht kur e mora vesh qe do ta kerceja me tmerroi, por tani me pelqen jashtezakonisht shume. Eshte shume i veshtire si kercim dhe me te veshtire akoma e ben fakti qe eshte disi larg natyres time, por ne te njejten kohe eshte edhe nje kercim shuuume i bukur.
Spektakli zyrtarisht nis ne daten 4 Nentor. Deshira ime me e madhe eshte te arrij te pakten deri ne finale (cudi e madhe eeee :P), keshtu qe filloni kryqezoni gishtat, beni gati lutjet dhe mbi te gjitha mbushni telefonat per te cuar ndonje vote hahahahaha :P







13 comments:

  1. Te uroj shum suksese ★★★ .mezi po pres te te shoh. Mila

    ReplyDelete
  2. suksese.pa dyshim do shkelqesh!Nuk e di nese me pergjigjesh dot po a do jete Jonida Maliqi konkurente apo hoqi dore?dhe ne ca ore fillon dancing?Perqafime ..ANA nga Italia

    ReplyDelete
  3. zemra te uroj shuuuuuuume suksese :) <3

    ReplyDelete
  4. Shume suksese... Jam e sigurt se do arrish ne finale ;)

    ReplyDelete
  5. Sa lezet te ka Aulona, dhe me kete trup te bukur qe ke bere, dukesh si nje balerine e vrt8. :)

    ReplyDelete
  6. Aulona balerina jam me se e bindur per suksesin qe do kesh!! Do te te mbeshtes vazhdimisht deri ne finaleeeeee!!! Fundja cdo gje qe ben ti eshte e bukur sepse ti ke pasionin,seriozitetin dhe perkushtimin e duhur! Dhe padiskutim kete forme kaq te mire fizike!Te uroj me te mirat dhe shijoje kete eksperience te vecante! puthje!!!

    ReplyDelete
  7. Aulona , te uroj te ecesh sa me shume tek Dancing with the Stars dhe me e rendesishmja shijoje spektaklin ! :D

    ReplyDelete
  8. Ok dhe pse jam pak xheloze qe partnerja ime e te gjitha koherave, ne te gjitha kubet, klubet, banaket e gjithe lokaleve te shqiperise do kerceje me dike tjeter, jam e sigurte qe do shkelqesh dhe po te varet vetem nga meritat, do fitosh!!! Nuk njoh ndonje njeri qe kercen me bukur se ti, keshtu qe je ne vendin e duhur!!! :DDDDDDD

    ReplyDelete
  9. Aulonaaaaaaa emri yt në blogun kombëtar të të rejave të fundit: http://disponim.blogspot.com/2013/10/dancing-with-stars-albania-4-2013.html.
    Të uroj fat dhe të kënaqesh, sigurisht që do të arish në finale, jam e bindur.

    ReplyDelete
  10. po live ku ta shohim ne nga Italia?

    ReplyDelete
  11. Sukseseeeeee e shijoje e befsh qef!
    k

    ReplyDelete
  12. Me mungon buzeqeshja joteeeeee....
    k

    ReplyDelete