Sunday, September 30, 2012

Nje mbremje frymezuese...

Kjo fundjave per mua filloi ndryshe, por bukur! Diten e premte ne mbremje isha e ftuar ne nje event shume interesant, i cili me sa di une nuk ndodh shume shpesh ne Shqiperi, per te mos thene qe ishte hera e pare. Zonja Maja, pronarja e nje butiku te njohur ne Tirane, "Angelo Di Neppi" (http://www.angelodinepi.it/) dhe se fundmi edhe "Persona" (Marina Rinaldi), kishte organizuar nje feste shume te kendeshme per te nderuar te gjitha kilentet e saj, te cilat nder vite i kane qendruar besnike. Ambjentet e lokalit qe nga te gjithe ne njihet me emrin "Rovena", prej pronares se saj, kengetares se famshme Rovena Dilo, ishte arreduar ne menyre shume te ngrohte dhe mikpritese, por ne te njejten kohe elegante dhe plot shije. Te ftuara ne kete evnt ishin personazhe te njohur dhe gra te nje shtrese te lart te shoqerise (duke qene se veshjet e kesaj firme nuk jane lehtesisht te perballueshme nga kushdo....po, po dhe une vazhdoj ende ta pyes veten: po une c'doja aty :P) Ne fakt ftesa me erdhi nga personi qe po merrej me organizimin e eventit, Ilda Lumani e cila kishte menduar qe krahas klienteve te rregullta te butikut, per nder te te cilave organizohej edhe festa, te kishte edhe personazhe te njohur, si dhe gazetare (u hoq dhe meraku pse une isha pjese e te ftuarve :P). 
Ajo qe me pelqeu vertet ishte ideja shume origjinale qe zonja Nini kishte menduar, jo vetem per t'i patur si spektatore, por edhe per t'i perfshire klientet e veta, duke organizuar nje sfilate ku modele do te ishin vete ato. Dhe duke qene se Angelo Di Neppi dhe Persona (Marina Rinaldi) jane dy marka qe target grup kane me se shumti grate mbi 40 vjec, ajo qe e beri te vecante sfilaten ishte pikerisht fakti qe nje pjese e zonjave qe sfiluan ishin rreth dhe mbi kete moshe. Une u mundova te beja fotografi te zonajve duke sfiluar, por ky aparati im, edhe pse eshte gjysem profesional kur subjektet jane ne levizje nuk i nxjerr fare te qarta pozat, keshtu qe ato nuk kane ndale ndonje gje kushedi se cfare, gjithesesi une po postoj disa, vecanerisht te "dy modeleve" te mia te preferuara Xhixhi, nje zonje me floke te bardha, shume e fisshme, qe sfilonte si te ishte 20 vjecc. Dhe Mirela nje zonje me nje bukuri, fizik dhe nje postur qe edhe modelet me profesioniste do t'ja kishin zili. Nje inspirim i vertete, per ate se si do te doja te shihja edhe une veten time kur te isha ne ate moshe!
Cfare tjeter me shijoi ate mbremje ishin dhe embelsirat e mira qe servirnin, te gjitha me cokollate qe, sado ti te mundoheshe dhe ti mbushje vetes mendjen se cokollata eshte e keqe, se ajo te shendosh, se ajo eshte mikja me e mire e celulitit dhe rrjedhimisht armikja jote me e madhe, nuk i rezistoje dhe nuk i thoje dot jo. Aq me shume qe ata kamarieret na e kishin bere me hile dhe e prodhonin direkt ne vend cokollaten e shkrire, qe ta bente me sy...hajde me haaa, hajde me lepiiii, hajde me perpiii...:D
E vecanta e mbremjes ishte partnerja ime, te cilen besoj te gjithe ju e njihni tashme, Fatma, e cila nuk humb rast per te treguar se sa "intelektuale" eshte dhe merr liber me vete ne nje feste dhe nis e lexon qe t'i tregoje "botes" qe eshte shume e zgjuar. Vetem pas 5 minutash erdhi kamarieri dhe i tha qe e kishte librin mbrapsht...:P
Disa nga te ftuarat VIP te asaj mbremje ishin Rovena Dili, Eranda Libohova, Ornela Bregu, Marjana Kondi e cila me surprizoi shume me look-un e saj, qe e tregonte nja 10 vjet me te re. 
Per ate mbremje, une nuk e di se si, por e bera zemren gur dhe hoqa dore nga ngjyrat e ndezura dhe zgjodha ngjyrat kafe dhe bezhe, per t'u bere pak serioze. Lekura dhe ari jane dy nga trendet e ketij sezoni (nder me te preferuarit e mi)dhe pikerisht nje kombinim te ketyre te dyjave ishin zgjedhja ime.
Ne fund dhash dhe nje intervsite te vogel per "Takimi i Pasdites" ne TV Klan, por as vete nuk e di se kur do te transmetohet, keshtu qe po e pate ndonje nga keto mbasdite me beni nje ze :PP



















Saturday, September 29, 2012

Dilema: A duhet të shtirem si “1 million dollars baby”?



Më në fund koncpeti i blog-ut po futet dhe në Shqipëri. Kam dëgjuar shumë të flitet për blogjet dhe blogging në vendin tonë. Kohët e fundit shoh që i janë dedikuar emisione të posaçme kësaj teme dhe është diskutuar shumë, gjatë, por ndonjëherë edhe pak gabim (gjithmonë sipas këndvështrimit tim).
Kam dëgjuar shpesh shprehjen “kur u bë dhe ajo të hapë blog” dhe të them të drejtën më ka ardhur për të qeshur. Madje këtë po bisedoja dhe me një miken time që ka jetuar për shumë vite jashtë Shqipërisë, në Amerikë. Ajo ka një blog të saj-in dhe me fshehtësinë më të madhe, sikur të ishte ndonjë secret i CIA-s, më dha link-un dhe m’u lut të mos ta përhapja. “Në Amerikë blogu është kënaqësi” – tha – “ndërsa këtu të kthehet në stres, kështu që preferoj të mbaj vetëm atë rreth miqsh që kam që nga Amerika, që nuk futen në blog vetëm për të të kritikuar, apo për të të bërë të ndihesh keq, sesa ta bëj më public dhe të filloj të merrem me sulmet e shqiptarve.” E dëgjoja dhe mendoja se kishte shumë të drejtë.
Të njëjtën bisedë po bëja në chat dhe me një të afërmen time që jeton po në Amerikë. Kishte parë njërin nga emisionet që trajtonte temën rreth blogjeve dhe ishte habitur. “Po blogu është për të gjithë moj Aulona – më tha – “C’është ky concept i çuditshëm që keni atje, që vetëm disa njerëz “të privilegjuar” mund ta hapin. Blogjet nuk janë krijuar për të pasurit, por për të gjithë. Tani në Amerikë thuajse një në dy vetë e ka një blog të tijin” – vazhdonte ajo bisedën e çuditur në maksimum. I dhash të drejtë. Unë e dija këtë, e kam studiuar në shkollë gjerë e gjatë se çfarë janë blogjet, si kanë lindur dhe shumë e shumë informacione të tjera, por e di që do të ishte një lodhje e madhe të rrija dhe të bëja teorira, e të shkruaja leksionet në këtë post.
Por mendoj se bazikja dhe ajo qw duhet dhe, besoj tw gjithw e dimw wshtw qw blogjet bëjnë pjesë e asaj kategorie që quhet “social networking”, njësoj si Facebook-u, njësoj si Twitter, e shumë faqe të tjera që përdoren masivisht nga njerëz nga e gjithë bota. E veçanta e rrjeteve sociale është pikërisht sepse janë gjithëpërfshirës, nuk ka kritere përcaktuese për atë që mundet, apo nuk mundet të hapë një faqe në Facebook, apo në Tëitter dhe kjo vlen pa dyshim edhe për blogjet. Ti nuk duhet të jesh I bardhë, apo I zi, adoleshent, apo në moshën e tretë, I pasur, apo I varfër, I bukur, apo I shëmtuar për të hapur një blog. Ajo për të cilën të gjithë kanë rënë dakort është që blogjet, ndryshe njihen dhe si ditare online ku t’i mund të vendosësh të ndasw gjithcka nga e përditshmja jote, që nga ajo që mendon, që vesh, që ha, vendet ku shkon, njerëzit me të cilët rri, e shumëçka. “Të diskutosh këtu ku jam unë, apo të thuash fjali të tilla si “kur u bë ajo të hapi një blog, do të shqyejnë sytë dhe do të të shikojnë si UFO” – më tha mikja ime me humor.
Por ja që në Shqipëri, blogjet një pjesë e madhe e njerëzve i shohim si një rast i mirë për të shprehur gjithë vanitetin që kanë (shpesh të tepruar për vendin ku jetojmë). Kjo nuk më duket e drejtë. Dhe kete e kam thene qe ne shkrimin e pare qe kam bere kur hapa blogun dhe po e perseris edhe nje here (per te mos ju rikthyer me kurre :D): "Ky blog do te me sherbeje si nje ditar, per aq sa mund te jete ditar nje faqe publike, ku do te ndaje emocionet, ndenjat, mendimet, shqetesime, deshirat dhe gjithcka tjeter timen. Nje gje eshte e sigurte ne kete blog nuk do te flitet per marka dhe firma te shtrenjta. Jam e ndergjegjshme qe jam thjesht kryeredaktore e gazetes "Paloma" dhe jo e revistes "Vogue", rroga qe marr me del per te bere nje jete te kenaqshme, per t'i plotesuar disa deshira vetes, por jo per te shitur mend per veshje firmato qindra dhe mijera euroshe. Prandaj nese po kerkoni per te tilla, po ja u them qe ne fillim, mos beni fare pitstop ne kete blog, se do dilni te zhgenjyera. Per gjithe te tjerat qe duan te me bejne shoqeri, te ndajne mendime, ide e shumcka tjeter, jeni te mirepritura."

Dhe pikërisht në lidhje me këtë çështje të fundit, dua të ndaj me ju një shkrim shumë të mirë, që mua më ka pëlqyer dhe shijuar shumë kur e kam lexuar, realizuar nga një kolege e imja, Elda Laze kryeredaktore e revistës Harmony, me të cilën së fundmi kam kënaqësinë të bashkëpunoj dhe për gazetën Paloma.
Lexojeni dhe do të doja me të vërtet të ndanit edhe ju, mendimin tuaj në lidhje me këtë temë.

Thursday, September 27, 2012

Per revisten Anabel







COLORBLOCKING AULONA

Aulona Mustën mund ta shohësh në një ditë gri me shi, të veshur nga koka te këmbët me rozë, jeshile, portokalli dhe të kuqe. E dashuruar me ngjyrat ajo nuk e koncepton dhe veshjet e saj pa to. I pëlqen kaq shumë ngjyrat sa i do të gjitha njëherësh. Duart me manikyr shumëngjyrësh, sytë me tone të ndryshme dhe veshjet me ngjyra të forta që dallohen kilometra larg.


Tani mund ta gjesh të zhytur me kokë në ndonjë nga dyqanet që kanë sjellë koleksionet më të reja me tendencën e kësaj vere, ngjyrat neon!


I konsideron si një terapi


Të bëjnë të ndjehesh mirë dhe të japin energji. Nuk është e thënë të vishemi gri si koha në dimër, çkuptim do të kishte? Kur njerëzit vishen me ngjyra duket sikur janë më pozitivë sipas saj dhe është më e thjeshtë të kesh një komunikim. I gjykon automatikisht më të çiltër dhe më solarë.


Një stil që e dashuron ose e urren


Rruge tw mesme nuk ka, dikujt mund ti merren mend me gjithë këto ngjyra ndërsa e kundërta ndodh me Aulonën, që vdes për colorblock. Madje edhe pa u bërë ende tendencë ajo i miksonte veshjet duke shkaktuar reagime nga më të ndryshme, “Mos të ka rënë gjë ylberi në shtëpi?” kjo ishte batutë që ka shkaktuar shumë të qeshura.

Ngjyra e preferuar

Në fakt nuk ka ndonjë ngjyrë që se pëlqen përveç grisë dhe kafes që i duken shumë monotone dhe janë mungesë në garderobë. Por ka një pasion për ngjyrën lejla dhe ka pothuaj nga çdo veshje dhe aksesorë me këtë ngjyrë. “Nëse të gjithë do të visheshim me ngjyra, do ishte shumë më bukur bota” thotë ajo” Duket si një slogan për lëvizjen LGBT dhe në fakt, s’është keq si ide! J

Ndër tendencat dhe veshjet më shumëngjyrëshe pëlqen ato me floral prints dhe getat me ngjyra, madje ka aq shumë sa mund të quhet pa frikë një koleksion!

Ka mbi 60 palë geta me ngjyra

Tregon duke qeshur se nuk ngurron ti pyesë njerëzit që janë në një ambient me të, se ku i kanë blerë getat, ose i shpreh pëlqimin për getat: “Më pëlqejnë shumë getat e tua”, nuk ngopet me to dhe ka mbi 60 palë, me të gjitha ngjyrat. Kështu edhe nëse ndonjë ditë (shumë rrallë) jam veshur me ndonjë veshje “serioze” , e çdramatizoj me një palë geta mustardë ose të kuqe, blu etj. Janë një aksesor shumë i preferuar nga unë, më pëlqen shumë ti përdor në veshjet e mia. I përdor shumë ato me ngjyra por urrej getat ngjyrë mishi ose me shkëlqim. Prishin dhe veshjen më të bukur dhe janë të panevojshme, celuliti të duket gjithsesi, kot ta bësh që të shkëlqejë!”

E mbështjellë si një dhuratë festive, ajo ndjehet më e mbrojtur dhe më e sigurt me veshjet e saj shumëngjyrëshe, merr energji kur hap dollapin në mëngjes dhe para saj “derdhet” një garderobë ylber me veshje. Edhe dita më e mërzitshme dhe gri, nis mirë, deri në momentin kur kapet ndonjë fije e getave....! 

Wednesday, September 26, 2012

Rastesisht patriote....


Me ndodh rralle qe ne veshjet e mia te kem nje kombinim kuq e zi, sepse gjeja e pare qe bejne njerezit sapo te takojne e lidhin veshjen tende me ndjenjen e patriotizmit. Edhe pse dje, nuk e di se c'me zuri guxova dhe u vesha si "patriote e vertete"...Mbase pa vetedije, me ka infektuar dhe mua ky 100 vjetori i Pavarsise dhe  e pandergjegjshmja ime me tha te vishesha kuq e zi, pikerisht ne kuader te 100 vjetorit te Pavarsise...
Gjithesesi sa i perket kesaj ceshtjes se patriotizmit une kam nje teori dhe opinion timin, te cilin e kam shprehur ne nje shkrim para disa kohesh dhe po perfitoj nga rasti ta postoj edhe ketu...



Patriotizëm virtual!



Edhe pak muaj na ndajnë nga festat e 28-29 nëntorit. Festat e 28-29 nëntorit janë ato që si gjithmonë, çdo vit zgjojnë te ne ndjenja të fuqishme atdhe dashurie. Dy janë momentet kur shqiptarët ndihen patriot të mëdhenj, para ndeshjeve të Kombëtares dhe për festat e 28-29 Nëntorit. Faqet e Facebookut u skuqen nga fotot e profilit me flamuj kuq e zi. Statuset gjallonin nga shprehje e poezi për dashurinë ndaj atdheut. Të guxoje mos të shprehje patriotizmin tënd në ndonjë formë “facebook-ore”, se menjëherë do të etiketoheshe si një njeri jo patriot, që nuk e do atdheun.

E kam dëgjuar vërtet shumë shpesh fjalën patriot, apo patriotizëm këto ditë, ndaj u bëra kureshtare  të di: a ja dinë vërtetë kuptimin, peshën dhe rëndësinë shqiptarët kësaj fjale? Çfarë do të thotë të jesh patriot? Me siguri jo të presësh pyjet e mrekullueshëm të vendit tënd, të shkatërrosh shtretërit e lumenjve, të shkatërrosh bregdetin që ta ka zili shumëkush, të betonosh çdo bukuri natyrore që të ka falur Zoti, të hedhësh plehrat nga kati i pestë i ballkonit, të përdhosësh në mënyrën më të shëmtuar emrin e vendit tënd! Realisht nuk e kuptoj çfarë kemi parasysh ne shqiptarët kur përdorim fjalën patriot dhe patriotizëm, kur çdo ditë të vitit tregojmë jo vetëm që nuk e duam këtë vend, por bëjmë gjithçka është e mundur për ta shëmtuar dhe shkatërruar gjithnjë e më shumë! Apo thuaj, ashtu siç tregohemi trima, të mençur, të bukur e interesant në Facebook, të njëjtën gjë bëjmë edhe me çështjen e patriotizmit.

Më vjen keq por ne e duam në mënyrë shumë të gabuar atdheun tonë. Dhe nuk dimë as ta respektojmë! Nëse e doni vërtet kaq shumë këtë vend, në vend që ta tregoni dashurinë me poezi e fjalë boshe jepni kontributin tuaj për zhvillimin dhe çuarjen përpara të tij. Mos recitoni vargje në Facebook “Ti Shqipëri më jep nder”, apo duke shprehur mllef ndaj vendeve fqinj që nuk na nderojnë e respektojnë siç duhet, po nderojeni ju të parët këtë vend. Dilni pastroni territorin përpara shtëpisë tuaj; bëni një xhiro nga kopshti botanik që është kthyer në një magazinë të madhe plehrash dhe filloni ta pastroni; mos e shpërdoroni ujin e pishëm, apo energjinë elektrike për të cilën aq shumë ankoheni se ju mungon, ndërkohë që jeni vetë ju të parët që nuk kujdeseni për ta patur e për ta ruajtur. Nuk është çështja, kush bërtet më fortë “o sa mirë me qenë shqiptar” fiton çmimin e patriotit të vitit. Kam përshtypjen që patriotët e vërtetë, ata që e ndjenjë vërtetë këtë vend dhe kanë lenë vend në zemrën e tyre për dashurinë ndaj mëmëdheut nuk janë ata që flasin shumë, por ata që punojnë e veprojnë shumë.

Shembuj të tillë padyshim që kemi shumë edhe ne në vendin tonë. Ka mjaft personazhe, dhe këtu i referohem atyre publik që e kanë treguar dashurinë që kanë për vendin e tyre, me anë të kontributit që kanë dhënë. Janë të shumtë ata që edhe pse të talentuar, kanë vendosur që talentin që kanë ta vënë në përdorim të vendlindjes. Por ka edhe nga ata që edhe pse jetojnë, punojnë dhe arrinë suksesin jashtë, me vepra tregojnë se e duan këtë vend dhe Shqipërinë e madhe, më shumë se sa ne që jetojmë këtu. Të tillë për mua, janë edhe ato pesë futbollistët shqiptar që luajtën me ekipin e zvicrës disa javë më parë…
Një ditë para ndeshjes Zvicër-Shqipëri, zhvilluar për eliminatorët e botërorit Brazil 2014, zjente Facebooku nga statuset plot pathos, nerv dhe zhgënjim ndaj pesë futbollistave shqiptar, që atë mbrëmje do të luanin me ekipin e Zvicrës, kundër Shqipërisë. Në mënyrë unanime ata u quajtën tradhëtar të kombit. Ju vunë lloj lloj epitetesh, “antishqiptar”, “materialist që vendosnin lekët para atdheut”, “të pa besë”, “të pafytyrë e të pa cipë”, për pak sa nuk i quajtën edhe kriminela për atë që kishin bërë. “Eja mblidhuni këtu, këtu, eja mblidhuni këtu, këtu gjithë shqiptarët kuq e zinj” ishin statuset me parrulla, që të dukeshin si ndonjë thirrje për tubim ndaj ndonjë armiku që kishte për qëllim të na pushtonte. Për të mos folur pastaj për të famshem “O sa mirë me qenë shqiptar”, referen të cilin askush nuk mund ta këndonte dhe ta ndjente më shumë se sa ne atë ditë. E aq më pak mund ta bënin këtë ata pesë djemtë e rinj, ata tradhëtarët që mohuan atdheun e tyre, mohuan flamurin dhe himnin e tyre, mohuan ekipin e tyre kombëtar për të luajtur për një tjetër ekip, për  një tjetër fanell, e për të kënduar në një tjetër himn.
Po prit një minuta se njëri prej tyre, Xhaka tha në një intervistë se nuk kishte marrë asnjë ftesë nga kombëtarja shqiptare për të luajtur me të. Këtë pohoi edhe Shaqiri... Po të njëjtën gjë thanë edhe tre të tjerët. Atëherë i bie që nuk paskan dhe aq faj…Duhet patjetër ti kishim kryqëzuar në këtë mënyrë këta të rinjë që kanë vetëm një passion dhe ëndërr ta madhe, të luajnë futboll. Dhe këtë mundësi po ja u jep pikërisht vendi ku disa prej tyre kanë lindur, ndërsa disa të tjerë kanë vajtur në moshë fare të vogël, Zvicra. Dhe ai vend po i jep jo vetëm mundësinë për të prekur, me gjithë fuqinë endrrën e tyre, por edhe po I shpërblen financiarisht. Pra këta djem të rinj dhe të talentuar punojnë dhe shpërblehen për punën e tyre, ashtu sicc bëjnë mijëra emigrant të tjerë shqiptar kudo ku janë nëpër botë, që punojnë dhe japin kontributin e tyre për vendin ku jetojnë. Pse ata nuk na qenkan tradhëtat? Apo do vazhdojmë edhe për disa shekuj të tjerë me parulla të llojit komunist: “Ne me ajër do jetojmë dhe atdheun s’e tradhëtojmë”
Eh mor shqiptar, kur do ta kuptosh që nuk tregohet dashuria ndaj atdheut me parrulla të tilla në Facebook? Atdhedashurinë dhe patriotizmin e kemi në dorë ta tregojmë për ditë me dhjetra gjëra të vogla që mund të bëjmë, por që të gjitha bashkë marrin një vlerë të madhe për këtë vend dhe për ne që jetojme në të. E kam thënë dhe nuk do të lodhem së përsërituri, nuk tregohet patriotizmi me fjalë, por me vepra. E nuk tregohet as me tifozllik shkallëve të stadiumit, apo karrikege të festivaleve të ndryshme ndërkombëtare. A, po, nëse vëret doni të bëni tifozllik, atëherë bëhuni gati të brohorisni fortë, pikërisht për këto pesë emra që I gjykuat kaq shumë me pa të drejtë, sepse në Brazil të jeni të bindur që ato do të jenë të vetmit shqiptar për të cilët do të keni mundësi të bëni tifozllik, sepse ata shqiptarët e tjerë, ata për të cilët brohoritët aq shumë të martën, ashtu sicc keni vitet që bëni, do të jenë duke e parë ndeshjen nga televizori njësoj si ju!








Tuesday, September 25, 2012

Një psikopate më përndjek...







E di që tani po bëj pikerisht atë që s'duhet të bëja, ti dedikoj një post të tërë, po gjithsesi duke u frymëzuar prej saj, do e prek më gjerë si temë.
Ashtu sicc jemi mësuar tashmë prej kohësh në Shqipëri, t’i hap një blog për qejfin tënd, të miqve të tu, apo të atyre 5 njerëzve që të vlerësojnë për gjërat që bën dhe ccfarë ndodh? Plas lufta e dytë botërore! Pse? Sepse një psikopate (meqë kam lexuar dhe një libër së fundmi që ka për temë pikërisht gjithë gamën e psikopatëve që ka nëpër botë jam dhe e frymëzuar), s'ka gjë më të mirë për të bërë merret me blogun tim dhe me komentuesit e tij. Pse marr përsipër unë ta quaj psikopate këtë njeri? Po ja, kam disa aryse:

  • Në radhë të parë ky “person/psikopat”, ccdo mbrëmje fillon rreth orës 23.00, të marrë me radhë postet në blogun tim dhe të bëjë komente negative në to. Unë ja fshij dhe ajo prapë të nesërmen në të njëjtën orën bën të njëjtën gjë. Unë ja fshij prapë dhe ajo prapë vazhdon...
  •  Në radhë të dytë, ky “person/psikopat” thote se e urren blogun tim dhe se i vjen për të vjellë sa herë e shikon. E megjithatë sërish vazhdon ta ndjek ccdo natë. Kjo gjë më bën të mendoj që: ose është bulemike dhe preferon të provokojë ushqimin jo në mënyrë tradicionale duke futur gishtat, por duke parë blogun time (dhe kjo më bën të ndihem mirë, se të paktën po bëj një veprim bamirësie, edhe pse padashje); ose personi në fjalë është mazokiste dhe ka gjetur mënyrën që të torturojë veten duke lexuar blogun tim që aq shumë e urren dhe aq shumë ja shpif...
  •  Në radhë të tretë ky “person/psikopat” harxhon kohë pa fund jo vetëm duke shkruar, por edhe duke lexuar postimet e mia dhe te komentuesve të tjerë në këtë blog dhe i kthen përgjigje të gjithëve me radhë. Kjo gjë më duket pak pa shumë logjik, sepse sic I kam shkruar edhe asaj në një nga dhjetra komentet e bëra: “Ekzistojne me qindra, miliona, blogje. Aq shume sa po te kishim 100 jete nuk do te na dilte di vizitonim te gjithet. Keshtu qe te humbesh kohen duke ndjekur blogje qe ta shpifin dhe aq me shume te kalosh mbremjet e se premtes, te shtunes dhe te dieles, duke bere komente kilometrike, duhet te jesh mazokiste, ose e semure mendore, ose duhet te kesh ndonje inat te madh personal me mua. Ose te treja keto se bashku :D”. Kjo zonjusha në përgjigje më tha që s’kishte asgjë personale me mua, madje as nuk më njihte far, edhe pse vetëm disa rreshta më poshtë harroj që nuk më njihte fare dhe më tha që të këshillohesha me Niko Komanin për ceshtje mode, meqë e kisha dhe mik…Dmth një njeri që nuk më njeh fare, di se kë kam mik unë….Si e cuditshme tingëllon kjo…

E kështu që thoni ju, se sic shkruajta edhe në fillim, mbase nuk duhet ta kisha bërë kaq të madhe, sepse në fakt nuk ka asgjë për të bërë të madhe, por ky është një fenomen që e vë re përditë, sidomos nëpër rrjetet sociale. Janë disa njerëz që gjithë kënaqësinë më të madhe të ditës së tyre e kanë tek të vjellurit vrerë mbi të tjerët. Dhe ajo cc’ka më bën më shumë habi është që zakonisht ato që shajnë më shumë, janë ato femra që me gjithë respektin do bënin mirë të dilnin një herë para pasqyrës dhe të shikonin veten e tyre. Pikerisht ne lidhje me këtë kam bërë një shkrim para disa kohësh të cilin po e botoj këtu. E di që me këtë që bëra I kam hapur punë vetes, se do më përmbytet blog-u nga komentuesit “anonym”, po në fund të fundit, po bëj atë opsionin e kontrollit të komenteve më parë (që e kam shumë inat, sepse nuk më pëlqen censura) dhe po bie të gjithë rehat! :)




Luftëfemrash...

Si shpjegohet që femrat e shëmtuara janë ato që shajnë më shumë femrat e tjera? Më ka bërë gjithmonë përshtypje ky fakt! Po të shohësh nëpër blogje të ndryshme online ose në rrjetin social Facebook, komentet që bëjnë femrat për njëra-tjetrën janë të frikshme. Poshtë fotove të artisteve botërore, që shquhen për bukuri dhe që gjithmonë janë lakuar si ndër femrat më seksi e të dëshiruara të botës, si Angelina Jolie p.sh., lexon komente të tipit: Ua, sa e shëmtuar kjo! Kjo është shumë e shpifur. Kjo të tremb fare... Kur i lexon këto gjëra, pa e ditur se kujt i drejtohen, e vetmja gjë që mendon është se janë duke komentuar foton e shtrigës te Borëbardha! Por ja që kur shikon se personi të cilit i adresohen këto “komplimente” nuk është as më shumë e as më pak por Angelina Jolie, tronditesh pak.
Tronditja bëhet më e madhe kur shikon fytyrën e personave që nxjerrin helm të tillë nga goja. Një katastrofë! Unë mendoj se femrave të bukura edhe u lejohet të shajnë ndonjëherë, se të paktën nisen nga vetja e tyre për të bërë krahasimin dhe për të dhënë gjykimin. Po kur një e shëmtuar shan një copë ylli, që s'do shumë sy për t'u parë e shumë tru për t’u vlerësuar, këtë nuk e kuptoj hiç!
Për të mos folur pastaj për personazhet shqiptare, të cilat masakrohen sistematikisht me epitete nga më të frikshmet. Episodi më i fundit ishte vetëm dy ditë më parë, gjatë garës së “Dancing ëith the stars”, ku personazhet femërore u shndërruan në tabelë qitjeje të “shtëpiakeve të dëshpëruara” dhe “të histerikeve të shëmtuara”, të cilat mesa kam kuptuar të vetmin argëtim që kanë në jetën e tyre është të nxjerrin vrer e të hedhin baltë mbi këdo që qëndron më lart se to, si nga statusi e mbi të gjitha nga pamja e jashtme. Këmbët e Afërditës; sytë e Adelinës; dhëmbët e Anjezës; gjoksi i Ornelës; barku i Amit; dobësia e Elvanës... të gjitha e kishin nga një defekt, por që në gjuhën e popullit përkthehen në komente të llojit: “Elvana si fytyrë patate, vetëm hunda i kishte mbet”.
Personalisht më trembin reagime të tilla, të mbushura me kaq mllef, pasi tregojnë qartë që ka frustrime dhe komplekse të mëdha në jetën e këtyre femrave, të cilat gjejnë mënyrën më të mirë për t’u shfryrë dhe për të nxjerrë gjithë inatin që kanë me botën dhe me veten e tyre, duke sharë të tjerët.
Unë jam totalisht kundër të sharave masive nëpër faqe kolektive Facebook-u, ku për pak sekonda qindra femra me probleme të mëdha personaliteti dhe botëkuptimi të cekët, gati-gati arrijnë në orgazëm mendore duke ofenduar dhe përbaltur figurën e tjetrit. Por padyshim jam një fanse e madhe e kritikave! Do të doja shumë që në këtë vend të kishte kritikë të mirëfilltë, që të mos u dridhej syri e as zëri kur dalin në ekran, e të mos ndrydheshin nga frika se personazhet do të mërziten, por t’i thoshin gjërat hapur. Do të doja shumë të kishte njerëz specialistë, që bëjnë kritika konstruktive, me argumente, me logjikë dhe jo njerëz që kritikojnë sa për të thënë një gjë të keqe dhe kaq. Por fatkeqësisht këtë lloj kritike rrallë e ndeshim në vendin tonë.
Dhe në mungesë të saj na duhet të përballemi e të durojmë çdo ditë turma femrash të harbuara, të cilat shëmtinë e fytyrës së tyre, në vend që ta zbusin me sjellje dhe shpirt të bukur, e theksojnë akoma më shumë me fjalë e gjeste të shëmtuara. Kësaj kategorie femrash i trembem! Sepse ato nuk do të dinë dhe nuk do të munden dot kurrë ta vlerësojnë të bukurën. Dhe kjo pamundësi, i shndërron në qeniet e vogla dhe të cekëta që janë.



Monday, September 24, 2012

Nje "spec djegs" ne Adriatik...:D



Kisha fiks 14 vjet pa bërë plazh në Adriatik, Durrës. Edhe pse kujtimet më të bukura të periudhës së verës, gjatë fëmijërisë dhe fillim adoleshencës, i kam të lidhura me atë vend (besoj si të gjithë), vitet e fundit jam larguar me dëshirë të plotë prej atij bregdeti. Arsyet nuk ka nevojë të numërohen, pasi janë të qarta për të gjithë. Por këtë fundjavë, pikërisht ai Adriatik ndaj të cilit nuk i kursejmë kritikat dhe të sharat gjatë gjithë vitit, m’u duk një mrekulli. Ishte shumë qetë. Edhe pse moti ishte mjaft i mirë, koha perfekte për plazh do të thoja, kishte shumë, shumë pak njerëz. Kështu që atë detin famë keq, me objekte të ccuditshme notuese mbi të :P e kisha të gjithin për vete.
Fakti që ishim mbledhur një tufë me femra nga fisi, gra, të reja e fëmijë e bëri edhe më të bukur këtë fundjavë. Se që thoni ju ne jemi një fis që bëhemi shumë me njëri-tjetrin. Në fakt kjo nuk e di në është gjë e mirë, apo e keqe, se duke qenë se jemi dhe ca si shumë në numër, nuk ka javë që mos të festojmë fejesa, martesa, e mbi të gjitha ditëlindje, duke filluar nga ata që festojnë një vjetorin, e deri tek ata që festojnë 80 vjetorin :D
Disa nga momentet me te bukura te kesaj fundjave në gjirin e fisit ishin: të fjeturit 8 veta ne një dhomë (kjo nga qejfi, jo nga halli); gratë mbi 50 vjecc, që me një gotë verë dhe një shishe birrë bëhen tap dhe fillojnë tregojnë histori nga më të ccuditshme të rinisë së tyre (histori që ti i ke dëgjuar edhe nja 100 herë të tjera, në cdo mbledhje familjare, por që për të mos ja prishur bën si e habitur, ose qesh me të madhe me to); dhe padyshim momenti i ushqimit dhe të ngrënit, “Vertigo” ishte emri i restorantit ne katin e 14, qe mesa me thane eshte hapur prej pak kohësh dhe qe kishte nje gatim dhe sherbim te jashtëzakonshëm. Ndërkohë që momenti më I pakëndshëm ishte përcëllimi në diell…Epo njeri që të digjet nga dielli në shtator, vetëm unë mund të jem. Duke qenë se dielli ishte shumë I butë dhe duke qenë se këtë verë kam bërë shumë plazh (dhe gjoja jam nxirë pak) mendova se nuk duhet të tregoja aq shumë kujdes për t’u mbrojtur (edhe pse e di dhe e them gjithmonë që mbrojtja nuk duhet kursyer asnjëherë, po si thotë ajo shpreshja bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë…:P), por ja që isha gabuar! Rezultati? U ktheva në Tiranë si spec djegs ^_^
Kaq nga fundjava ime, jo e jashtëzakonshme, por e këndshme!

Po fundjava juaj si shkoi? Cfarë bëtë ndonjë gjë të vecantë? Beri ndonje prej jush plazh? Do kem ndonje "spec djegs" qe do te me beje shoqeri kete fundjave neper Tirane? :P
 














P.S: Nje pjese e mire e fotove, ato me gallate, m'u censuruan nga grate e turpshme te fisit :S :P