Tashme e kam gjetur formulen e duhur per ta mbajtur sa me aktiv blog-un, pavarsisht kohes se limituar te ketyre javeve te fundit. Kur nuk kam kohe ne dispozicion per te shkruar ashtu si dua, e mbush me foto, ditet qe jam me e lire dhe kohen e kam ne favorin tim, ulem dhe shkruaj me gjate. Dhe pikerisht per kohen do te flas ne postin e sotshem. Frymezimin dhe nxitjen padyshim qe ma kane dhene disa prej jush, disa ndjekese dhe komentuese te rregullta te ketij blogu te cilat me kane kerkuar te shkruaj per menaxhimin qe i bej kohes, duke qene e mbushur me pune dhe aktivitet.
"AnonymousNovember 19, 2012 6:23 AM
Aulona,
te ndjek ne te gjitha "sipermarrjet" e tua; paloma, blogu, NRG radio,Thumbi, aktivite te ndryshme, e ftuar ne shume evente, di qe
vazhdon masterin, palester, i dashuri (qe sigurisht do kohen e tij),
familja, te pyes...... dite nata jote nuk eshte 24 ore???? si ja del????
Lira"
Frymezuar
nga komenti i Lires me siper doja te te ftoja dhe une te shkruaje nje
ose disa here per menaxhimin e kohes qe per shumicen e kohes eshte shume
problem."
Qe ne fillim dua te theksoj qe une e dashuroj te qenit aktive dhe e zene me pune gjithe diten. Gjate nje bisede me nje mikeshen time, te cilen kisha kohe pa e takuar dhe po me kerkonte "llogari" perse e kisha lene pas dore se fundmi, gjate rrefimit per ditet e mbushura dhe kohen e kufizuar i thashe se ne darke, kur shtrihem ne krevat dhe gjeja e pare dhe e fundit qe mendoj para se te mbyll syte eshte "o Zot sa shume jam lodhur sot" dhe kjo eshte kenqesia me e madhe per mua. E di qe ajo nuk me kuptoi dhe aq shume ne kete "rrefim" timin dhe mbase as ju nuk do ta beni, por kjo eshte e verteta. Te qenit aktive eshte kenaqesia me e madhe per mua, monotonia dhe plogeshtia me vret!
Une kam filluar te punoj qe ne moshen 20 vjecare, edhe pse do te kisha dashur ta nisja me heret, por prinderit e mi nuk ishin dakort: e para, sepse donin qe ti dedikohesha e tera shkolles dhe e dyta, sepse nuk e shikonin si te nevojshme qe une te merrja persiper angazhime aq te medha, ne nje moshe ende te re, mbi te gjitha duke i patur te gjitha kushtet dhe mundesite per te mos punuar edhe per disa kohe (derisa te mbaroja shkollen).
Kam pershtypjen se kjo eshte hera e pare qe e them publikisht, por puna ime e pare ka qene ne recepsion te Hotel Diplomati :) Serish kunder deshires se prinderve, te cilet me te vertet qe nuk e kuptonin kete ngutjen time per te filluar nje pune. Isha 20 vjec dhe sapo kisha nisur vitin e trete ne Fakultet, ku studioja per psikologji. Nderkohe qe kishte edhe nga ata ne shoqerine time qe me shikonin me habi, se perse duhet te zgjidhja te punoja, aq me shume ne recepsion, kur nuk kisha nevojen ta beja kete gje. Por edhe perse u mundova, nuk arrija ta pershkruaja dot sic duhet gjithe kenaqesine qe me jepte mua ideja qe pervec shkolles, isha dhe ne pune dhe keshtu e kisha gjithe diten e mbushur. Gjithesesi kjo eksperience e pare pune nuk zgjati shume (vetem nje muaj), sepse kishte nje mosperputhje mes orareve te punes dhe te shkolles.
Tre muaj ndenjta pushim, per te filluar me pas punen si gazetare te Paloma. Qe nga ajo periudhe, e deri tani nuk kam qene me asnje dite pushim :)
Sfida e pare e madhe per mua ka qene kur ne viti te kater Universitet, ne periudhen me te ngjeshur, kur perpara kisha diplomen, m'u ngarkuar detyra e kryeredaktores. Te them te drejten isha totalisht e papergatitur dhe fillimisht e kam refuzuar, sepse mendoja se nuk do t'ia dilja dot. Ose do te beja punen mire, nje pune qe per moshen time 22 vjecare, ishte nje pergjegjesi e madhe, ose do te mbyllja studimet me rezultate te mira. Te dyja bashke nuk i shikoja si te mundshme! Por ja qe ne fund ja dola mbane. E vetmja gje nga e cila hoqa dore ishin kafet dhe te ndenjurit lokaleve per periudha te gjata, por per asnje moment nuk jam penduar per kete!
Nuk dua te zgjatem me shume per periudhen e shkuar dhe po flas per te tashmen. Mund te them me bindje qe kjo eshte periudha me e ngjeshur dhe me e mbushur me angazhime qe kam patur ndonjehere. Sic i ka permendur edhe Lira ne komentin e saj, eshte Paloma, eshte shkolla, eshte Radio, eshte "Thumb-i", eshte palestra, eshte i dashuri, eshte familja, eshte patjeter dhe blogu :) Kur i lexoj keshtu, edhe mua me duket nje tmerr dhe them me vete, seriozisht i bej te gjitha keto? Por ja qe u bekan dhe mire madje, mjafton deshira, vullneti dhe serioziteti ne ate qe ben :) Dhe te gjitha keto pa hequr dore nga asnje kenaqesi, ose me sakte nga gjera shume te vogla, por qe nuk kane asnje ndikim te jashtezakonshem ne jeten tende, sic jane te dalat lokaleve, sidomos pasdite ose ne mbremje. Kjo nuk do te thote qe une jam ngujuar ne shtepi :) Por prej disa kohesh tashme preferoj me shume kafet paradite, kafet e shpejta, qofte ato per pune, qofte ato per qejf, e qofte ato te perziera bashke.Qejfi me i madh eshte kur futem ne shtepi ne oren 20.00, zakonisht pasi kam shkarkur gjithe energjite e keqija ne palester dhe me besoni nuk e ndjej aspak nevojen e nje gote te kthyer ne ndonje nga bar-et e Tiranes.
Fatkeqesisht, shpeshhere puna nuk mbaron kur futem ne shtepi, sepse nje pjese te shkrimeve dhe detyrave te Palomes i marr me vete dhe i perfundoj ne shtepi. Shto se fundmi, edhe shkrimin e skenareve qe duhet te bej per "Thumb"-in, puna vazhdon deri ne oret e vona te mbremjes. Kjo ka bere qe nje gje tjeter nga e cila kam hequr dore, jane dhe punet e shtepise, por kam nje mama te mrekullueshme qe me ndihmon, nje mama se ciles i jam mirenjohese per gjithcka kam arritur sot, pasi pa ndihmen, keshillat dhe perkrahjen e saj jam e sigurte qe nuk do kisha as gjysmen e atyre qe kam sot. Nderkohe qe pjesa e fundit e mbremjes kalon duke lexuar nje liber, pasi sic e kam thene edhe ne nje tjeter post, nje nga rregullat qe i kam vene vetes eshte qe mos te fle pa lexuar qofte edhe dy faqe cdo mbremje. Dhe kur them liber, kete vitin e fundit behet fjale me shume per librat e shkolles, sepse gjithmone kam qene sistematike ne te mesuar. E kam shume te veshtire ti le gjerat per ne fund, vetem per sezon, keshtu qe lexoj rregullisht gjate gjithe vitit.
Pjesa me e veshtire e gjithe kesaj eshte gjumi. Une jam shume gjumashe si natyre, mund te flija edhe 12 deri 14 ore rreshte (dhe i kam dhene provat per kete :D), prandaj ato ditet kur kam xhirime ne darke (qe zgjasin edhe deri ne 2 te nates) dhe me pas duhe te cohem ne 7.30 jane nje ferr i vertete, poooor kam kuptuar (me ne fund) edhe qe, te kalosh oret duke fjetur eshte humbje kohe e vertete, keshtu qe tani po filloj te mesohem me 7 oret e gjumit, qe them se jane te domosdoshme per kedo.
Huh sa kam shkruajtur. Nuk e di nese eshte tamam kjo qe ju kerkonit te lexonit, por jam e hapur per cdo pyetje me konkrete qe mund te keni. :)