Monday, September 3, 2012

Sekretet e fundjaves...

Kete fundjave zgjodha me vetedije dhe ndergjegje te plote ta kaloj ne Tirane! Pa u dukur vanitoze, por vjen nje moment qe edhe udhetimet, apo levizjet, qofte edhe deri ne Vlore te merziten dhe te lodhin, keshtu qe vendosa qe e vetmja gje qe do te beja kete fundjave ishte te rrija, te lexoja dhe te haja! Dhe ooo sa kam ngrene!
Sic e kam thene dhe ne shkrimin tim te pare per kete blog, une e dashuroj ushqimin. Eshte kenaqesia me e madhe, gjithe diten e kam mendjen te ajo qe do te ha gjate dites, madje, edhe kur jam duke ngrene rri dhe fantazoj per vaktin e rradhes. Dhe tortura me e madhe vjen kur nuk arrij te ha dot ate qe kam fantazuar, sepse metabolizimi im aspak i mire, nuk ma ka lejuar kurre kete lluks. Dhe une nuk jam as nga ato tipat qe fantazoj te ha lakra te egra, apo sinaq te zjerr, por...ok e pranoj publikisht vdes per junk food :( Sikur ta dija qe nuk ben keq jo vetem per fizikun, por edhe per shendetin, do haja vetem pizza, sufllaqe, sanduice dhe gjithe embelsirat e rruzullit toksor etj, etj. E di, e di nuk eshte kjo ajo qe duhet te themi ne publik, por kam dhe une nevoje per nje vend ku te rrefehem :( Gjithesesi tashme ja kam marre doren dhe arrij fare mire ti ve fre ketyre deshirave te mia te turpshme. Edhe pse ndonjehere, e leshoj veten fare si kete fundjave, e cila meqe i ishte rezervuar Tiranes dhe zakonisht kjo nenkupton qendrimin ne familje, e kalova pjesen me te madhe te kohes lokaleve duke ngrene gjithcka: nga specat me gjize, te gjiza me arra, nga pula me arra, te byftek me kerpudha, nga bakllavaja te torta, e shume e shume te tjera.
Ne fakt dhe kjo e ka nje justifikim (ose te pakten keshtu justifikoj une veprimet e mia te turpshme). Tezja ime kishte ditelindjen, 50 vjetorin, keshtu qe ne vendosem ta festonim dy dite, neper cdo lokal te mundshem. Ajo per vete s'ka probleme te tilla, ne rradhe te pare se nuk eshte fare hamse dhe ne rradhe te dyte se beri 50 vjec, po eshte me elegante se sa mua dhe duket si 30, keshtu qe rezultati eshte: ajo ka ditelindjen, ne hame e fryhemi, ajo rinohet dhe behet me seksi! Gjithesesi keto momentet e kaluara me familjen, nuk kane te paguar. Jane nder me te bukurat! Jemi duke pergatitur fundjaven qe vjen nje udhetim per ne Budva vetem me gra, po te shohim sa do te realizohet.
Ajo c'ka tjeter bera kete fundjave ishte te lexoja, nje nder aktivitet e mia te preferuara. Nuk para me pelqen te lexoj dy libra ne te njejten kohe, pasi shperqendrohem, por kete here s'kisha c'beja se e fillova njerin si padashje, nderkohe qe e kisha nisur nje tjeter dhe tani s'po di ke te marr e ke te le. "Gruaja qe i arratisej lajmit te keq" eshte njeri, i David Grossman, mbi 600 faqe qe duket sikur nuk do te mbaroje kurre. Ndersa tjetri eshte ne anglisht "The psychopath test; a journey through the madness industry". Besoj se titulli i thote te gjitha, por kur ta kemi mbaruar do te merrem me shume me te, se eshte liber vertet interesant, por dhe i frikshem!
Pjesa tjeter e fundjaves kaloi duke ndenjur. Eshte qejf ndonjehere kur thjesht rri kot, pa bere asgje. Qe mos me ngelej merak, meqe kisha drejtuar edhe floket dhe ky eshte event per mua, bera dhe disa foto. 

Po fundjava juaj si shkoi? Pati ndonje moment per t'u shenuar? 














8 comments:

  1. Sa kinge mami dhe tezja, ndersa ti me pelqen me floke te drejt por me pelqen me shume me kacurela ama. Edhe looku ne total nice

    ReplyDelete
  2. Ndersa mua me pelqen me shume me te drejta!! I love this outfit :D Ti i kishe ngrene te gjitha ato pjatat qe ishin bosh ne foton 2? :PPP

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk e di pse vazhdoj te emocionohem (po,po, edhe pas 12 vjetesh) sa here qe marr nje koment nga ty :D Une i kisha ngrene moj moter, une, madje kisha ngrene dhe ato qe ishin nga ana tjeter e tavolines dhe nuk duken ne foto :D

      Delete
  3. 'Deshirat e mia te turpshme' hahahhaahah... me kenaq me keto shkrimet :DD

    ReplyDelete
  4. sa e mire qe moj lonke na kenaqe me fotot thjesht dhe bukur sa me pelqen qe i kushton kohe dhe familjes mamit.... tezes

    ReplyDelete
  5. cfare mund te kerkosh me shume nga nje vajze si ty pune ,master ,radio aktivitete, pushime te organizuara bukur .Je kombinim i kohes se shkuar me te tashmen ,i modernes me te thjeshten.Me ngjyrat e tua ne kombininmin e veshjeve na fut ne kopesht me lule shumengjyreshe duke harruar per momentin qe lexojme kete blog rutiten,zymtesine etj,etj,etj,...Te lumte dhe per xhirot qe i ben mamit dhe....... tezes

    ReplyDelete
  6. Dhe ti dukesh sikur ke nje fare geni nga tezja :)

    love the outfit

    ReplyDelete