Saturday, September 8, 2012

U be nami per nje pale pantallona...

E qe thoni ju, keto pantallonat qe shikoni ne keto foto dhe qe une i dua aq shume, per shkak te ngjyres qe kane, dikur kane ndezur nje debat aq te madh, jane kritikuar aq shume, e jane share, e jane ofenduar te shkretat saqe po te kishin vesh per te degjuar e sy per te pare,  nuk e di sa do ishin skuqur nga turpi. Ne fakt, skuqjen mund ta kisha perjetuar edhe une si e zonja e tyre, meqe nje pjese e ketyre kritikave mu adresuan mua per zgjedhjen shume te gabuar, po te them te drejten nuk e vrava shume mendjen...
Po ja si qendron historia. Sezonin e kaluar u ftova ne programin "E diell", ne pjesen e drejtuar nga Albana Osmani, me pranine e Niko Komanit, ku komentoheshin cdo jave veshje te personazheve te ndryshem publik. Meqe behej fjale per nje rubrike mode, mendova te vishja dicka pak me ekstravagante dhe qe do te binte ne sy. Dhe per mua ekstravaganca nuk nenkupton domosdoshmerisht nje minifund, apo nje dekolte te ekzagjeruar. Ekstravangance mund te perbeje edhe nje aksesor, ose nje ngjyre e theksuar. Si ngjyra e ketyre pantallonave.
Ne ate periudhe sapo kishte dale trendi i ngjyrave neon dhe ne Shqiperi ende nuk ishte futur ne masen qe eshte sot. Te them te drejten e kisha nje lloj pritshmerie, qe do kishte edhe komentet negative dhe qe ngjyra do kritikohej, pasi le ta pranojme, ne pergjithesi te pakta kane qene ato femra shqiptare qe kane luajtur me ngjyrat e forta, deri para ketyre muajve te fundit, kur u be nje trend ne mase. Megjithate gjithe ate sulme per nje pale pantallona nuk e kisha menduar kurre. E cfare nuk u tha, nga "La nam kjo, ku shkon me ato pantallona", "Kur u be dhe kjo te jape mend per moden, shiko cfare pantallonash ka veshur", "Mua m'u duk si polic trafiku me ate ngjyre" - thoshte nje tjeter, etj, etj me rradhe!
Te them te drejten gjeja e pare qe mendova pasi lexoja keto komentet ishte t'i merrja keto pantallonat dhe ti hidhja me vrap ne koshe te plehrave. Por vetem dy minutat e para ama! Une me keto pantallonat kam rene ne dashuri qe kur i kam pare per here te pare dhe vazhdoj te jem e dashuruar edhe pas nje viti, keshtu qe ato vazhdojne te jene ne garderoben time dhe te vishen vazhdimisht. Madje te kombinohem edhe me ngjyra te forta, per te rene edhe me mire ne sy...:P

P.S: Foto e fundit eshte marre nga emisioni. Fotot e tjera jane bere ne ambjentet e "Tea room", nje lokal shume i kendshem pas Drejtorise se Policise















12 comments:

  1. O.o vetem per t'u share qe nuk jane...kombinimi me bluzen e bardhe/pana i ben edhe me te thjeshta

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pikerisht Jonki, une prandaj i kisha veshur dhe me te bardhe qe ta thyeja pak ngjyren e ndezur te pantallonave. Imagjino ta kisha veshur ashtu sic di dhe dua une, do me kishin denuar me vdekje...hahhaha :P

      Delete
  2. Epo tani erdhi radha te skuqen te gjithe ata njerez !! :)

    ReplyDelete
  3. Shume te lezetshme pantallonat dhe shume i bukur ky colour blocking me bluzen jeshile!

    www.justgoshopping.net

    ReplyDelete
  4. Pantallonat me pelqejne shume, edhe pse vet nuk do kisha kurajon ti vishja

    ReplyDelete
  5. mbaj mend kombinime te guximshme ngjyrash sa here qe ke qene e ftuar te "pasdite ne top channel";geta me motive leopardi,por gri te "e diela shqiptare" .gjithashtu mbaj mend qe kam menduar: gati punk!sa mire.

    ReplyDelete
  6. lol! i remember i had a lot of bad comments when i bought my first pair of red jeans.. lol.. everybody kept saying i was looking alike a traffic light..

    but if we don't dare, we miss a big part of fashion.. !

    ReplyDelete
  7. Me vjen shume per te qeshur qe te paskan kritikuar per keto pantallona...!! Pantallonat jane shuuuume te bukura ngjyra i ben unike dhe me bluzen jeshile qe e ke kombinuar eshte akoma me e bukur leri kepucet se qenkan nami fare!! Me vjen mire qe si paske degjuar fjalet e tyre, se te jesh moderne per to do te thote fundin me te shkurter dhe dekolten me te hapur.

    ReplyDelete
  8. Sa garipe qe je! E para per zgjedhjen e guximshme qe paskershke ber atehere. E dyta per faktin qe flet edhe per hedhjen e pantallonave nga komentet negative. Kjo tregon tamam ciltersine e nji moskokecarjeje! Ema

    ReplyDelete
  9. Huh, keta qenkan si yje... e kombinojne edhe me murin e Tea Room :P

    ReplyDelete
  10. Keto pale pantallona me pelqejne, namin e kane bere kot :)... Vethet sdo i kishe vene... :)

    ReplyDelete