Monday, September 30, 2013

Top Show Magazine


Pas lajmit per pjesemarrjen time ne "Dancing with the stars" kete sezon, projekti i radhes per te cilin ju kisha folur por pa mundur t'ju thoja konkretisht per cfare behej fjale, u zbulua te enjten e shkuar: per gjithe sezonin une bashke me Fatmen do te jemi pjese e "Top Show Magazine", ku se bashku me Alban Dudushin do te diskutojme, analizojme dhe padyshim thumbojme ngjarjet dhe personazhet kryesore te showbizit, artit dhe kultures ne Shqiperi. Thjesht fakti qe do te jemi ne krah te Alban Dudushit dhe te nje emisioni si "Top Show" eshte nder dhe kenaqesi e madhe, per te mos folur pastaj per formatin e "Top Show Magazine" i cili mendoj se na qendron shume per shtat si mua, edhe Fatmes, duka na ardhur si nje oferte te ciles, pavarisht angazhimeve te shumta qe kemi, nuk mund t'i thoshim dot jo.
Lumturia me e madhe per ne ishin reagimet pozitive qe morem nga audienca, gjate dhe pas perfundimit te puntates se pare. Pjesa me e madhe e publikut e ka kuptuar si format dhe e pelqen "Top Show Magazine", si dhe rolin qe ne kemi ne te. Nje rol i cili nuk eshte ai i policit te keq dhe as ai i te berit te personazheve te ndihen keq. Mendoj se eshte roli qe cdo gazetare duhet te kete, jo vetem te beje qejfin, te komplimentoje dhe te beje furca, por edhe te guxoje ndonjehere me pyetje qe te gjithe i bejme me njeri tjetrin neper tavolina, por qe askush nuk ka kurajon t'ja drejtoje ne fytyre personazheve. 
Une nuk dua te zgjatem shume me fjale, por ajo qe pres ng ju sot eshte te me shkruani dhe te me shprehni mendimin tuaj, si ju duk "Top Show Magazine", cfare ju pelqeu dhe cfare jo, cfare do te deshironi te shikonit ndryshe, cfare verejtjesh dhe sugjerimesh keni? Do te isha me te vertet mirenjohese te lexoja komentet tuaja, si per mua personalisht, ashtu edhe per formatin ne teresi. E kush nuk ka patur mundesi ta ndjek, ne fund do te gjeni edhe videot e emisionit.
Jam e sigurte qe edhe me skeptiket dhe te pakenaqurit, thelle thelle brenda vetes do ta ndjekin dhe do ta pelqejne "Top Show Magazine" kete vit ;) :)









Saturday, September 28, 2013

Nje dashuri komode....


Posti i sotem eshte nje dedikim ndaj sandaleve te mia te reja, te cilat do ti cilesoja si te bukura, komode, te mira dhe te lira :D Dhe besoj se jemi te gjithe dakort qe kur mblidhen te katerta keto cilesi se bashku, edhe dashuria eshte me e madhe :D Teksa isha duke bere kerkimet e mia thuajse te perditshme online, me terhoqen menjehere vemendjen keto sandalet si per bukuri, ashtu edhe per cmimin qe kishin, prandaj nuk u mendova dy here perpara se ti porosisja. Por pjesa me e bukur ishte kur mberriten dhe pasi i vesha kuptova qe gjeja me e mire qe kishin ishte komoditeti. Edhe pse relativisht te larta, me keto sandale ne kembe, me besoni qe do mund te merrja pjese ne maratone dhe pse jo, edhe te fitoja :D E theksoj shume kete pjesen sepse te vraposh gjithe diten sa nga njeri vend ne tjetrin, sa nga nje takim ne tjetrin dhe te duash ta besh kete pa qene e detyruar te vishesh vetem me te sheshta per t'u ndjere rehat, keto sandalet ishin zgjidhja ideale edhe per t'u ndjere komode, edhe per t'u duk pak me mire sidomos pasi ke marre nja tre kile, te cilat per qamete nuk po i heq dore dhe qe e veshur pa taka duken edhe me shume :(
Prandaj per t'ja lene gjithe "skenen" dhe "shkelqimin" sandaleve pjesa tjeter e veshjes jane gjera qe tashme m'i keni pare edhe ne poste te tjera, fundin ketu dhe ketu, ndersa kemisha ketu
Une kaq kisha per sot. Ju uroj te gjithave te kaloni nje fundjave te kendshme. Une timen e kam parashikuar ne pushim absolut, duke qene se me nisjen e "Top Show Magazine" (per kete do te flasim ne postin e te henes) dhe me nisjen e provave te DWS javen qe vjen, kush e di kur do te kem serish luksin per te pushuar ne fundjave!











Thursday, September 26, 2013

Nostalgji fëmijërore…


Të gjithëve ne, në momente të caktuara, na ndodh të kthehemi pas në kohë me kujtime. Fatmirësisht, si qenie njerëzore, e kemi fatin ta bëjmë këtë gjë; t’i “hipim” makinës së kohës dhe të kthehemi pas në të. Të paktën me kujtime, mendime, imazhe e ndjesi...
Stacioni në të cilin më pëlqen të ndaloj gjithmonë është ai i fëmijërisë. Nuk e di përse! Mbase sepse kujtimet për atë periudhë nuk janë shumë të qarta. Imazhet që vijnë në mendje janë të ngatërruara me njëra-tjetrën dhe filtrat nëpër të cilat kalojnë lënë jashtë çdo ngjarje apo histori negative që mund të ketë ndodhur në atë periudhë, duke sjellë vetëm momentet e bukura dhe të lumtura. Prandaj periudha e fëmijërisë kujtohet gjithmonë si një ndër më të bukurat e jetës.
Kujtimet e fëmijërisë janë speciale për këdo. Zakonisht ato janë të bukura dhe risillen në mendje me një vello nostalgjie dhe keqardhjeje. Keqardhje që bashkë me vitet që ikin ato kanë marrë me vete dhe gjithë pafajësinë dhe naivitetin që karakterizon një fëmijë. Ç’ka m’i solli në mendje të gjithë këto ishin disa foto te femijerise dhe adoleshences qe me duhet te skanoja per nje emision ku jam e ftuar, nje pjese te te cilave po i ndaj edhe me ju. Por jo vetem, ishte edhe një lojë e thjeshtë që u përhap në Fb para disa kohesh. Sugjerohej që për një javë të gjithë të mbanin të vendosur në foton e profilit heroinën e tyre të preferuar të filmave vizatimorë. 
Filmat vizatimorë - një tjetër kujtim i lidhur ngushtësisht me fëmijërinë e secilit prej nesh. Madje për disa (si puna ime) edhe me periudhën e adoleshencës apo rinisë. Orë e orë të tëra të “ngujuar” para televizorit duke shijuar e adhuruar idhujt tanë. Ah, sa do të kisha dashur edhe unë të bëhesha e fortë si Sailor Moon-i, e bukur si Sailor Mars, inteligjente si Sailor Merkuri apo çapkëne si Sailor Jupiter! Lumturia e ndjerë gjatë atyre minutave, përfshirja me aq pasion në çdo ndodhi të episodeve, diskutimet të nesërmen me shoqet dhe identifikimi me secilin personazh, të gjitha këto janë më bëjnë që edhe sot kur e kujtoj atë kohë të ndiej po të njëjtin emocion.
Po ajo rrahja e parë e zemrës ju kujtohet? Zakonisht dashuritë e para të të gjitha vajzave të vogla kanë qenë sërish për personazhet e tyre të preferuar të filmave vizatimorë. Unë u dashurova me Milordin dhe ashtu si unë, 90% e shoqeve të mia. Por kjo nuk përbënte asnjë problem dhe nuk ndikonte aspak në marrëdhëniet tona. Sa ndryshe nga 10-12 vjeçaret e sotme, për të cilat dashuritë platonike, pa kontakt fizik, janë kaq demode. Për të mos folur pastaj për “dashuri” me personazhet e filmave vizatimorë. Kjo u duket qesharake! Ndërsa brezi ynë, i vajzave që ndjesi të tilla i kemi provuar vërtet, është i dalë mode.
Po ato gabimet e para, të bëra pa dashje, të cilat shoqëroheshin me gënjeshtra të vogla dhe totalisht të pafajshme ju kujtohen? Vetëm e vetëm për të mos zhgënjyer dhe mërzitur prindërit. Dhe padyshim për të mos provuar ndonjë shkulje veshi apo “dackë” të lehtë faqeve. Edhe për këto kam mall e nostalgji.
E ndërsa vitet kalonin, mbaj mend të kem thënë shumë herë: “Unë nuk dua të rritem. Nuk dua, nuk dua, nuk dua...”. Por ja që, ndryshe nga ata filmat e famshëm vizatimorë, në të cilët mund të ndalosh kohën, ta kthesh atë pas apo të vdesësh e të ngjallesh sërish, në realitet duhet t’u dorëzohesh viteve që ikin, por duke u zhytur  herë pas here në kujtime aq të bukura të një kohe për të cilën do të kemi nostalgji…

 






Wednesday, September 25, 2013

Easy tiger :P


Te them te drejten, nese nuk behet fjale per kepuce, une nuk jam ndonje fanse e madhe e animal print. Kjo eshte pak e cuditshme duke ditur qe nje nder stilistet e mi te preferuar eshte pikerisht Roberto Cavalli, i cili karakteristik te veshjeve te tij ka pikerisht kete print. Por kur behet fjale per nje fustan animal print te vete Roberto Cavallit, ndryshon pak puna....ndryshon aq sa edhe pse me frike, zgjedh ta veshesh per dasem. Frika me e madhe qe kam me kete lloj printi eshte pikerisht frika e te dukurit vulgare. Mbase ngaqe ne syrin tim ne Shqiperi eshte abuzuar pak me keto copa, une vete e para i paragjykoj. Por ky fustan me pelqen aq shume, jo vetem si cope dhe si model, por edhe si me rri mua ne trup, saqe me vota unanime edhe nga dy pjestaret e tjera femra te familjes ishte alternativa qe fitoi mbi dy te tjeret. 
Alternativa e pare ishte nje fustan i bardhe, i ngushte i ngjitur pas trupit. Te ishte per mua do te kisha zgjedhur pikerisht kete fustan, i cili ra poshte per dy arsye. E para, sepse rregullat thone qe ne dasem e bardha nuk duhet veshur duke qene se eshte ngjyra qe i takon nuses. Dhe mua rregullat me pelqen ti zbatoj :) E dyta, sepse mami dhe motra menduan qe ishte pak me shume seksi dhe ekstravagant per nje dasem ne fis, keshtu qe me mire ta ruaja per ndonje rast tjeter :P Alternativa e dyte ishte nje fustan i shkurter ngjyre blu, te cilin do ta vishja me sandalet e mia te reja blu me roze. Te them te drejten fustani eshte shume i bukur, por edhe shume i shkurter dhe shume i ngushte, qe do te thote pak i parehatshem per nje dasem ku e kisha parashikuar qe do te kerceja gjithe kohen, prandaj e hodha poshte edhe kete alternative. Nderkohe qe kur vesha fustanin qe shikoni ne foto, te treja ishim ne nje  mendje: ky duhet te ishte zgjedhja. Mendoj se eshte nje fustan seksi pa qene vulgar, i pershtatshem per dasem, po pa ekzgjerime te kota, prandaj dhe jam munduar ta mbaj shume thjesht pjesen tjeter, duke zgjedhur vetem nje varese, e cila pervecse i shkon modelit te fustani perpara, eshte edhe nje dhurate shume e shtrenjte nga mamja ime. Fustanin zgjodha ta vesh pa recipeta, kuptohet pas nje depati te gjate me mamin e cila mendon se dekolteja ime nuk ka luksin te rrije pa recipeta :D :P dhe argumentave te mi se pikerisht fakti qe kam gjoks te vogel (ose qe nuk kam gjoks varet nga kendveshtrimi :P) me krijon mundesine te beje edhe pa to. Mendimi im eshte se me kete lloj fustani, me kete print dhe dekolte te hapur perpara, nje pale recipeta qe do ta ngrinin qofte edhe fare pak gjoksin do te rrezikonin ta benin te gjithe pamjen te dukej vulgare. Ju jeni dakort me mua, apo me mamin? 
Pres mendimet tuaja. Faleminderit qe me lexoni dhe qe prisni me padurim postet e mia. 

P.S: Po me kercimin si mendoni qe i kam punet? Edhe pse video me poshte eshte shume e shkurter, mendoni se kam ndonje shans te arrij ne finalen e "Dancing with the stars", meqe kete vit jam zyrtarisht nje nder konkurentet e spektaklit qe nis ne date 21 Tetor? (E thashe moooo se plasaaaa :D )

P.S.S: Ata dy djemte qe shikoni ne foto dhe qe i kam hedhur krahet jane "krenaria" e fisit. Dy velinet, njeri brun e tjetri bjond me te cilet mburremi kudo :D Per numrat e telefonit mund te diskujtojme :P:P