Saturday, September 7, 2013

Ceshtje grash...apo burrash?!


Hmmm meshkujt, sa te cuditshem qe jane ndonjehere...Mesohesh me nje sjellje te caktuar te tij dhe pasi i ka dhene provat, ti e fle mendjen qe nuk do te ndryshoje me, kur pikerisht ne ate moment ai vendos te te habise. Per cfare jam duke folur konkretisht, se mbase nuk po kuptoni asgje? Po ja, une me partnerin tim nuk kam patur asnjehere probleme te tipit, mos e vish kete fundin se eshte i shkurter, mos e vish kete fustanin se eshte i ngushte, mos e vish kete bluzen se eshte shume e hapur te dekolteja, etj, etj. Me pak fjale, ai nuk nderhyn asnjehere ne zgjedhjet e mia per veshjen dhe tani qe po e mendoj, une nuk e di nese ne keto vite qe kemi qene bashke, ka patur ndonjehere ndonje veshje qe atij i eshte dukur e ekzagjeruar, apo jo. Prandaj u habita shume kur mengjesin e dites qe une isha veshur si ne kete post dhe u takuam per te pire nje kafe ne mengjes, ai shtremberoi pak turinjte sapo me pa: "Nuk eshte pak si shume e tejdukshme, kjo bluza per ta veshur qe ne mengjes?", ishte pyetja qe me la pa fjale. E para, sepse ai nuk i ve asnjehere re gjerat e tejdukshme, apo te hapura, apo te shkurtra. E vetmja gje qe e shqeteson tek mua, jane balerinat dhe kapelet, por kete muhabet do ta vazhdojme pak me poshte....Dhe e dyta, si ka mundesi qe e tha kete fjali kur kanatierja qe une kisha veshur nuk ishte aspak ne ate shkalle tejdukshmerie, sa t'i binte atij ne sy dhe per me teper ta shqetesonte...Nejse, kafja u pi normalisht dhe pas saj erdhi dhe kerkesa per te me shkrepur disa foto. Sic pritej, pergjigjja ishte qe nuk e kishte fare me qejf te bente foto me kete kantiere dhe se do te m'i shkrepte me te vetmin kusht, qe une te premtoja qe nuk do ta vishja me per paradite dhe per pune. Te themi u habita, eshte pak. Ai nuk eshte nga ata meshkuj qe vendos kushte te tilla per veshjet (serish e theksoj, vetem nese nuk jane balerina dhe kapele). Gjithsesi nga halli qe doja te beja fotot, i premtova qe nuk do ta vishja me, e sigurte qe nuk do ta mbaja premtimin (shpirt te dua, ne rast se je duke e lexuar tani kete post), pasi ai thjesht nuk ishte cuar mire ate mengjes dhe te nesermen as qe do ti binte me ne mendje per kantieren. Sic mund te kuptohet fare qarte dhe nga fotot, aparati eshte shkrepur pa piken e deshires, thjesht sa per te hequr qafe nje pune qe ju ngarkua.
Tani, une jam shume kurioze te diskutoj me ju dhe te di mendimin tuaj, per kete fenomenin e meshkujveqe japin mendim, fusin hundet, apo akoma me keq vene ultimatume per veshjet e partnereve te tyre. Ne fakt, per kete teme jam frymezuar edhe nga shume histori qe kam pare e degjuar perreth, debate te mikeshave te mia psh me partneret e tyre, te cilet nuk pelqejne nje veshje te caktuar dhe i kerkojne qe mos ta veshin. Duhet degjuar partneri ne kete rast, apo rendesi ka qe veshja te na pelqeje ne dhe te ndihemi ne mire me te? Sic e permenda me siper, partneri im vazhdon te mos me kuptoje sa here qe une vendos kapele, ose shaje ne koke, pasi mendon qe nuk me shkojne fare dhe acarohet kur une nuk e "degjoj" dhe vazhdoj t'i ve, sepse mua me pelqejne. Po ashtu, nuk kupton edhe kur vesh balerina te cilat i duken nje shpikje shume e shemtuar per kemben e femres. Te sheshta po, por jo balerina - eshte motoja e tij, te ciles padyshim qe une nuk i bindem, persa kohe motoja ime eshte "rehatlleku mbi te gjitha".
Po ju si i zgjidhni keto "minidebate" me burrat, te dashurit, partneret tuaj? I bindeni deshirave dhe shijeve te tyre, apo kur vjen fjala per rroba, beni cdo gje me koken tuaj. Do te isha me te vertete kurioze te dija mendimet dhe eksperiencat tuaja personale!
Ju uroj te gjithave nje fundjave te mbare!

32 comments:

  1. Tani qe u bera me aparat te ri,per probleme te tilla me thuaj mua,do i kisha bere me sh deshir madje se kanatjerja mpelqen sh :D

    ReplyDelete
  2. O katunare ku shkon me gjitha ato taka gurekal qe ne pike te mengjesit pupupup I dashuri jot ka shume te drejte se ti je skandaloze ne te veshur, rast I pashprese

    ReplyDelete
    Replies
    1. Une dhe nuk e kam shkruar kete koment dhe me vjen shume turp ta lexoj. Eshte keq qe ka raste kaq pa shprese si ky/kjo komentus me siper. Jam kurioze te di pse kaq ashper ne komunikim? Mund ta japesh idene dhe pa kete ton, thjesht nje sygjerim...
      D.

      Delete
  3. Tani burri jot nuk eshte totalisht gabim se kanatierja eshte pak transparente, dhe e ben te duket me shume fakti qe poshte ke recipeta te zeza dhe bien me shume ne sy. Kjo nuk do te thote qe ta vret syrin, perkundrazi duket shume bukur!! Me pelqen shume kjo ngjyre, fantastike!!!
    Per sa i perket temes...une jam e mendimit qe burrat duhen degjuar sipas rastit. Nese ti ke besim tek shijet qe ka burri mbi moden, ok mund ta degjosh; nese jo, mund te tentosh ti besh te kuptoje me lezet qe shija e tij ''sucks'' :-D :-D Tani per respekt te partnerit, ndonje veshje qe nuk i pelqen kategorikisht edhe mund ta eliminosh por varet si ta kerkon sepse imponimi nuk eshte gjelle qe shijon. Pastaj partner tamam eshte ai qe te thote ''nuk me pelqen shume si e ke veshur kete veshje por do ishte me mire po ta vishje ne kete menyren tjeter"....

    http://www.theromrom.com/2013/09/long-life-to-couple.html

    ReplyDelete
  4. Sinqerisht vishesh shum keq. Ke trup te mrekullueshem por ne blogun tend max 2 veshje me pelqejne gjithsej& atyre prap ju gjej dicka qe sshkon.kanatjerja nuk eshte stili im dhe smund ta gjykoj por ka ik koha kur veshim kto lloj strecesh me taka 20 cm qe ne pik tmgjesit. Doja te nderhyja dhe per ate kombinimin e fundit. Ato dy flower print skandaloze. Pantallonat I adhurova ne ate postin me xhaketen roze.nje post nder te vetmit te hajrit. Ama ajo bluza. E shumtuar!!! Nje keshill ose vishi kto gjerat me lule te nje printi pra dhe pantallonat dhe bluza I njejti dizenjo ose te pakten me ngjyra dhe modele te aferta. Ose mos I vish fare!!! Lulet kudo te vrasin syte. Te lutem per te miren e te gjithve blej rroba te kenaqshme per syrin. Xhepi ta mban besoj. Mos merr ca gjen ose te pakten shko me dike qe merr vesh nga moda kur ben shopping. Do ishte nje mrekulli jo vtm per ty por per te gjithe ne. Klm dhe besoj se do I marresh parasysh keshillat. Ah dhe te lutem mos justifiko veten duke permendur cmimet e rrobave se ska rendsi. Ti mund t veshesh dhe prada por po ske stil dhe klas te rrofte prada dhe kush e ka prodhu ate. Ciao ;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po ti pse e ndjek blogun e Aulones kur nuk te pelqen asgje tek ajo? Prandaj ekziston mundesia e zgjedhjes qe te bejme e te shohim gjerat qe na pelqejne, jo ato qe na vrasin syte!

      Delete
    2. Koment me te goditur dhe me te vertete skisha lexuar, bravo ke totalisht te drejte , blogu I modes hapet per te percjelle dicka, nje stil tendin qe mund te jet frymezim per vajzat e tjera, nderasa tek aulona te lodhet syri me keto kombinime fshatareske

      Delete
    3. Koment me te goditur dhe me te vertete skisha lexuar, bravo ke totalisht te drejte , blogu I modes hapet per te percjelle dicka, nje stil tendin qe mund te jet frymezim per vajzat e tjera, nderasa tek aulona te lodhet syri me keto kombinime fshatareske

      Delete
    4. Ke kthyer pergjigje pa lidhje. Keto komentet e tua mua me duken tipike si ato komentet pa lidhje qe shkruhen per te share dike dhe kaq. Ta perseris pyetjen: Cfare ben tek blogu i Aulones kur nuk te pelqen? Shko bej dicka qe te pelqen!
      Ka plot njerez qe e pelqejne blogun e Aulones dhe e mbeshtesin, ti ne vend qe te shkruash ne vazhdimesi komente negative dhe me te njejten permbajtje, shko shif ndonje faqe tjeter qe te pelqen!!

      Delete
    5. Shtoj edhe qe ti jo vetem e ndjek blogun e Aulones edhe pse e shan kaq shume, po je kaq pa pune sa arrin te komentosh cdo gjysem ore????!!!! Do tregoheshe me e zgjuar dhe komenti jot do kishte me shume vlere nese do e beje nje here dhe do zhdukeshe nga blogu (mundesisht edhe duke mos u fshehur nen Anonymous)

      Delete
    6. Si urdhron Aulona ;)
      ndonje kerkese tjeter kishe? Hahahaha
      Cdokush ka qefin e vet. Une ndjek sh blogje mode dhe si cdo njeri kam kritikat e mia. Jetojme ne demokraci.jo po se po sdeshe ti skomentoj me, me fal! Une mundem fare mir te dhkruj nja 20 komente dhe t them kot bla bla bla llafe t mira per aulonen po thjesht sma mbush mendjen veshja e sotme. Kam komentuar dhe ne poste te tjera qe ja vlejne dhe kam then fjale super t mira. Skam asgje me aulonen dhe spo shaj askend as nga aparenca as nga ana mendore.perkundrazi aulona me duket sh tip po veshja e saj sme ngjit.po kritikoj dhe po shpreh mendimin tim. Nqs aulona e shef t arsyeshme fare mir do ndrroj ndonje gje te garderoba nqs jo mund ta injoroje komentin. Sic duhet te kishe ber dhe ti. Mesa shoh ti qenke mr papunse se une qe cdo gjys ore pason ato qe kam then une. Si thua ta leme te zonjen e blogut te zgjedhe menyre me te mire e cila jam e sigurt qe do jet marrja me sportivitet? Po mduket diskutim kot ky dhe sdo e zgjas me.nqs te pelqen t flasesh me veten go ahead e dashur.klm

      Delete
  5. Amazing look!!!
    Would you liker to follow each other?

    ReplyDelete
  6. Eshte per te ven duret ne koke kur lexon komentet me siper se cka per kaq skandaloze kjo veshja vetem keto modernet me siper e dine. Nje pale strece nje kanatjere shume e bukur nje pale samdale shume yll dhe nje cante shume komode. Skandalozja dhe fshatarja ku eshte? Aulona keep rocking girl se gjithmone do kete fycka qe vetem pellasin ;)

    ReplyDelete
  7. Aulona Po i le psikopatet kesaj rradhe pA ju pergjigjur!!! Se nuk e kuptojne qe te nxjerresh vrere gjithmone ta ben edhe jeten tende me te keqe!!!
    Sa per temen e dashur eshte shume interesante!
    Une kam 10 vjet me burrin tim e shume, shume rralle (ndoshta 3here) me ka thene ndonje gje per veshjen!
    Nuk e ka problem fare se si vishem :-)) ama sic e ke shkruar ti varet si zgjohen se ato tre here qe me ka thene
    Ndonje gje (por kurre urdher) dukesh qe ishte zgjuar keq e pastaj disa ore me vone me ka cuar sms o me ka telefonuar per te me
    Thene qe veshja ishte ok. (une nuk eshte se u nderrova, keshtu qe .... Nejse... Perderisa nuk u nderrova ha ricevuto il messaggio!!!) Lol :-)))
    Biles te them te drejten familjaret e mij me thone me shume sesa me thote burri!! Sidomos motra qe nuk i do shume ngjyrat, kurse une
    Jam pak a shume si ti per ngjyrat :-))) nje dite do te te tregoj edhe pikturat e mija :-)) (gjithmone nqs te interesojne o do jesh kurioze)....
    Tani puna qe ke ti tek revista Paloma do pak dukshmeri, edhe tek Thumb Po ashtu keshtu qe .... Burri kesaj rradhe ja ka futur pak kot ;-))))
    Pastai nuk te ka thene mos e vish me! Por te ka thene mos e vish ne zyre, keshtu qe eshte e jeni ok :-)))
    Vazhdoj te te ndjek shume e dashur! Keep it up!!!
    Te pershendes :-)) k

    ReplyDelete
  8. Po shkruaj nga celi., me fal per gabimet drejtshkrimore ...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Cfare eshte Celi ?
      Provimi i gjuhes italiane ? :p

      Delete
    2. Celulari :-))) tani shume shoqe te mijat e perdorin si fjale e jetojne ne Tirane. :-))
      Sa do rrojme, do mesojme :-))

      Delete
  9. Pershendetje Aulona!E ndjek cdo dite me dashamiresi blogun tend po sot eshte hera e pare qe te shkruaj..Kam vene re shpesh(jo vetem ne kete post) komente dashakeqe,pa mirekuptim,te mbushura me ligesi dhe mungese edukate dhe qytetarie. Une jam shume dakort qe te gjithe kemi te drejten te shpehim mendimin tone,por jo duke perdorur terma te tipit fshatare,katundare,etj etj.,
    Sepse tjeter gje eshte te paragjykosh,e tjeter gje eshte te japesh mendimin tend pa prekur asnjeri.Te paragjykosh,do te thote qe vete te jesh perfekte,dhe kjo gje eshte e pamundur. Konkretisht une kete veshje nuk e preferoj per veten time sepse i kam punet shume keq me takat.dhe keto lloj takash nuk i mbaj dot as paradite as pasdite.Plus qe kur eshte thembra e zbuluar mezi eci se me duket sikur i terheq takat zvarre.Ky eshte problemi im. Po nqs Aulona ndjehet komode me kete veshje,eshte shume ok.
    Persa i perket kanatieres:Me duket sikur nuk ka asgje te ekzagjeruar dhe Aulones i shkon.Sdo me pelqente kjo lloj kanatiereje me nje gjoks shume te madh se do ngjante shume vulgare dhe provokuese per ambjentet e punes.Ky eshte mendimi im.Ndersa keshtu me duket shume ne rregull.
    Edhe dicka:Nuk eshte e thene qe kur ke nje blog te tille,duhet te sherbesh patjeter si frymezim per vajzat qe te ndjekin.Ky blog eshte si tip ditari(pasi shpesh ka edhe tema qe skane lidhje me moden apo paraqitjen),eshte nje nisme personale e Aulones qe ska te beje teresisht me moden dhe ajo ben cte doje dhe e menaxhon si te doje blogun e saj! Te pershendes Aulona!!!

    ReplyDelete
  10. Aulona e dashur me behet qejfi qe e preke kete teme... edhe i fejuari im nuk me ka then gje kurre per veshjen ,xvec faktit qe i urren xhinset e grisura (gje te cilen ma ka then qe ne fillim) dhe balerinat( x faktin se ai esht sh i gjate,e un edhe pse jam 1.70 dukem e shkurter para atij :-/ mendoj se mendimi i partnereve duhet marre parasysh , deri ne momentin qe nuk behen te besdisshem :-P . Te xshendes e te uroj gjith te mirat.Mila

    ReplyDelete
  11. nqs do ishte nje postim ku ti je super e thjeshte ateher do te thoja esht pikerisht ky,ose esht aparati ose nuk shikoj mir un :p po mua sme duket e tejdukshme,je brenda normave. :) me pelqen shume kanatjerja sandalet dhe canta,po do vecoja sandalet *.* Xh.

    ReplyDelete
  12. aulona je mahnitese e dashur me bukur se ketu nuk te kam pare...
    si gjithmone shkelqen , kam pershtypjen se je ti qe ja jep ate shkelqim...
    te adhuroj ty dhe gjithcka qe te perben je kaq e thjesht e dashur e kuptueshme dhe e sinqerte mbi te gjitha...
    vazhdo keshtu.
    (ne ka dicka te bukur ne ate veshje jan bluza dhe kepucet sandale njerez te trashhhhhhhhh )

    ReplyDelete
  13. Kjo puna e kapeleve duhet te jete gje mashkullore se edhe mua nuk m'i pelqen partneri fare po fare kur i perdor. Nderkohe qe une i pelqej shume dhe i perdor pasi perderisa mua me pelqejne une duhet te kem te drejte apo jo? A nuk jemi ne kritiket me te medhenj te vetvetes? Ai thote qe nuk me shkojne dhe une e besoj qe per syrin e atij nuk duhet te me shkojne pasi nuk ka arsye tjeter pse t'a bezdisin kapelet, kapucat, beretat. Zgjidhja i perdor kur nuk dalim bashke dhe jemi te lumtur te dy:)

    ReplyDelete
  14. ndoshta sepse dukesh shume e bukur dhe eshte bere xheloz ... ta siguroj qe vetem kjo arsye ka qene sepse ti dukesh mjaft bukur !
    te perqafoj <3

    ReplyDelete
  15. Hey :) Ndihem shumë bukur kur i dashuri vëren dhe komenton negativisht ndonjë veshje që e teproj, kjo dmth që për të nuk jam vetëm një PAMJE FIZIKE që dëshiron ta shohë me ëndje, por edhe një VLERË të cilën e ruan dhe e ka të shtrenjtë (si perla në guacë brënda). Kam filluar të pëlqej edhe veshjet islame elegante tepër. Vërtet më ka dalur mbi kokë kjo veshja ime që i kthen kokën të gjithëve, dua të dal dhe askush të mos më shqetësoj me shikime... S'di, por humbim shumë ne femrat nga vlerat tona ndonjëher.
    Sidoqoftë të përgëzoj Aulona për njeriun që ke në krah... Gjithmonë përmirësimi është i mirëseardhur.
    Si thotë dhe STRESI: "A a a a a don me ndryshu, nese ki noj vler BOJE TI PER VETEN JO JO PER MU".
    A.C

    ReplyDelete
  16. Bukur paster e pa gabime, ahh kohet e fundit hoby im eshte pervece atij te lexoj blogun tend, por edhe komentet e tij, te gjitha!!!!!!!!!

    xoxo Lulu.

    ReplyDelete
  17. Duhet te kete qene patjeter zgjim i keq, se kanatierja veten e tejdukshme qe s'eshte! Te dashurit tim i eshte bere e qarte qe ne fillim (nga une sigurisht :p) qe ai mund ta jape mendimin e tij, po nqs une s'jam dakord, nuk merret parasysh :p . Nuk ka te drejte te jape ultimatume dhe pike! u.u
    ps"kepucet me pelqejne shume!"
    Esi

    ReplyDelete
  18. Të them troç, vërtet qenka e tejdukshme përderisa dallohen të brendëshmet:(. Padyshim që nuk është veshje pune dhe as serioze.
    Të vizualizojmë pak këtë situatë: Paramendo si do të ndiheshe nëse i dashuri yt vishet në punë me një bluzë e cila nga beli e poshtë është e tejdukshme, pantallonat pak i kan rënë dhe i duken të brendshmet sipër ripit si dhe barku!!! Skandal!! Si do të bisedojë ai me koleget atë ditë, të gjithë do ta shikonin... si jonornal! Ndërsa ne femrat... jemi skalitur fare!

    ReplyDelete
  19. Partneti im nuk "i fut hundet" asnjehere ne ate cfare une vesh, komenton vetem per te me bere komlimenta kur realisht. Por nje dite edhe ai edhe ai e thyu kete rutine te bukur. Jo nuk ishte zgjuar ai keq, ne fakt isha zgjuar une. Duke qene se i kisha te reja me mposhti deshira per ti veshur pantallonat super te shkurtra qe u ben shkak qe ai te me thonte "ja ke fut kot". Dhe realisht ja kisha futur kot :P
    jam kurioze nese parteri jot ka ndryshuar mendje per kete bluze kaq te bukur apo jo ?_?

    ReplyDelete
    Replies
    1. .... kur realisht i pelqen dicka.

      Delete
  20. per te qene e sinqerte..ngjyra me pelqen po jam dakort me Tomin..nuk eshte per mengjes ,paradite apo pune edhe pse ske besoj pune zyre..ndersa per nderhyrjet e partnerit besoj jane normale..nese si pelqen dicka te tu dhe e argumenton edhe mund ta shmangesh se kjo eshte reciproke..edhe ty mund te te mos pelqeje ndonje gje dhe ia kerkon..nese sbehet fjale fare per nderhyrje te njeri tjetri ky sehste rasti im dhe sjap dot mendim se nuk e kuptoj dhe smund te me ndodh mua ;) nese se pelqej dicka se dua dhe pike...(po argumentin e perdor pa diskutim)..se di jane pak personale marredheniet..varet si i krijon..po meqe ai nuk nderhyn kurre..rasti ka qene ndoshta shqetesues per te..merre ne konsiderate per sa kohe ka dashuri aq te madhe..ah..dhe floket e mbledhura,dhe kur i kreh te drejta te shkojne shume...

    ReplyDelete
  21. Uhuuuu c'qenka bere ketu, namiiiiii :D Dua t'ju falenderoj te gjithave per mendimet tuaj. Me behet pa fund qejfi kur shoh qe nje post i caktuar, qofte per shkak te fotove, por po ashtu edhe per shkak te tematikes qe kam trajtuar ngjall kuriozitet dhe debat.Ne fund te fundit kjo eshte dhe aryseja kryesore e ketij blogu, nje hapsire per t'u mbledhur dhe per te ndare se bashku mendimet dhe eksperiencat, per fenomene te ndryshme te jetes se perditshme. Ne menyre te vecante dua te falenderoj te gjitha ato komentuese te cilat edhe kur kane nje mendim kunder, ose nuk ju pelqen dicka ne postet e mia dine si ta argumentojne mendimin e tyre. Sa per ate pjesen tjeter, ato qe "urrejne kete blog, por ama prape nuk shkulen dot prej ketej" :D, qe mesa kam vene re acaron edhe nje pjese e madhe te komentueseve, mos e vrisni mendjen, do te kete gjithmone ca dele te zeza qe vijne rrotull, por qe nderkohe e bejne edhe me argetues kete blog apo jo? Kjo eshte edhe arsyeja perse une vendosa te heq serish kontrollin paraprak te komenteve, pasi kur i kontrolloja me pare do t'i qe nuk vinte me asnje koment negativ. Keto "trimet" qe shajne pas anonimatit, kishin frike se mos i censuroja, prandaj sapo une e bera serish te lire komentin e mesazheve, u dynden :D Por e gjitha kjo eshte argetuese, pasi e ben blogun edhe me interesent, sepse sic shkruani edhe ju here pas here, nje nder pjeset me interesante te ketij blogu jane edhe komentet, apo jo? :D Kam vetem nje kerkese, mos i merrni shume seriozisht komentet dhe mos filloni luften me njera-tjetren, pasi nuk ka kuptim!
    Une ju dua shume dhe ju falenderoj nga zemra, qe e keni shnderruar kete blog ne nje nga kenaqesite dhe dashurite me te medha te diteve te mia :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk e kuptoj perse behen pjese e blog-ut kur nuk iu pelqen ti apo menyra si vishesh. Ok, eshte ndryshe te thuash qe ste pelqen 1 kombinim i caktuar sepse jo te gjithe kemi te njejtin stil apo na pelqejne te njejtat gjera dhe ndryshe te kalosh ne ofendime. Nejse jo te gjithe e kuptojne kete dhe kohet e fundit perdite e me teper shtohen njerezit te cilet duket se i kane vene vetes qellim x te prishur diten. Megjithese gjithmone kam qene e mendimit se njerezit xheloze apo ato qe kane komplekse ne lidhje me veten e bejne me se miri kete gje. ( mu kujtua dhe 1 shkrim i joti tani ne lidhje me kete teme qe me ka pas pelqyer shume). Nejse se u bera teper moraliste, por smund te dal pa thene qe kanatierja me pelqen shume. Eshte pikerisht stili im. :)

      Delete