Sunday, September 22, 2013


Nese ka nje gje per te cilen nuk do te lodhesha kurre se foluri dhe se shkruari eshte aktiviteti fizik, i cdo lloji. Nese para disa vitesh, kur edhe e nisa aktivitietin fizik si nje regjim te rregull ditor, isha shume e dhene pas aerobise, dy-tre vitet e fundit pasioni im ishin veglat dhe peshat. Sa me te renda aq me mire. Por edhe kjo e ka nje kuptim, sepse nese ne fillimet e mia doja te humbja kilet e teperta, kur ja arrita qellimit, nje tjeter synim zuri vend ne axhenden time, duhet te definohesha dhe te shtoja masen muskulare. Megjithate, edhe pse e konsideroj veten njeri me shume vullnet, sidomos ne lidhje me aktivitetin fizik, vjen nje pike, sidomos pas tete vitesh te rregullta palester, qe ato ushtrimet dhe ajo rutina e perditshme fillon e kthehet ne bezdi. Pikerisht ne momentin kur nisa te kisha keto ndjesi, te cilat edhe po me trembnin, sepse une mendoj qe celsi i suksesit tim ne lidhje me aktivitetin fizik deri me sot, eshte fakti qe gjithmone e kam bere me kenaqesin dhe dashurine me te madhe, pa e pare ne asnje moment si siklet,apo bezdi, ne jeten time u shfaq Zumba. Ajo per te cilen kisha nevoje, ajo qe do te me ndryshonte rutinen dhe qe do te rizgjonte edhe nje here te mua te gjitha pasionet e shuara.
Seancen e pare te Zumbes e kam patur vjet ne nje shtator. C't'ju them...ishte dashuri me kercim te pare. E cfare mund te doje me shume nje njeri qe eshte aq shume i apasionuar pas aktivitetit fizik dhe kercimit ne te njejten kohe, sesa nje aktivitet qe i ka te perfshira te dyja keto disiplina? Nje aktiviteti fizik i cili sherben ne te njejten kohe si per te te dobesuar per ata qe kane nevoje, ashtu edhe per tonifikim. Por fat i madh per mua ishte edhe ambjenti shume i mire qe gjeta prane "Tirana aerobi zumba fitness dance", me zysh Geren, e vetmja ne Shqieri qe ka licensen nga Zumba Fitness per ta ushtruar kete disipline ne Shqiperi dhe qe here pas here shkon dhe trajnohet jashte. Me besoni, kam bere per rreth dy vjet rregullisht vegla me pesha goxha te renda per nje femer, por tonifikim qe kam patur gjate ketij viti ne Zumba, nuk e kam arritur ne dy vjet. Prandaj ne kete post te sotem, krahas eksperiences time personale me Zumben, duan te ndaj me ju edhe 11 benefitet e Zumbes, te dhena nga nje nder instruktoret me te mire te kesaj disipline ne Amerike, Kass Martin.


- Nga nje studim i bere gjate nje seance Zumba ne kaliforni me 12 pjesemarres, u vu re qe gjate nje ore mesatarja e kalorive te djegura ishte 817. Nderkohe qe pate dhe nga ata qe dogjen 1.050 kalori. Sa me forte te shkoni gjate nje ore, aq me shume kalori digjni.



- Gjate nje ore Zumba, ju arrini te aktivizoni shume muskuj ne te njejten kohe, sidomos nese ne koreografine e ushtrimeve tuaja instruktori perfshine edhe squats, apo lunges. Zumba forcon dhe tonifikon cdo muskuj, nga koka te kembet - thote Kass.



- Ju betohem qe ju do te ndjeni dhimbje dhe me pas efektivitet edhe ne ato pjese te trupit qe as nuk e kishit menduar me pare.



- Ushtrimet qe ngjajne si nje pune qe duhet bere dhe hequr qafe, nuk eshte se i bejne njerezit edhe aq entuziast.Nderkohe qe Zumba eshte kaq argetuese, saqe deshira per t'u kthyer serish vjen vetvetiu. Zumba e ndryshon totalisht kendveshtrimin per aktivitetin fizik dhe ju ben qe mezi te prisni sa te shkoje ora per te nisur klasen.



- Kam patur nje nxenese qe humbi plote 34 kilogram me Zumben dhe te mendosh qe ajo argetohej aq shume, sa here qe vinte ne klase - tregon instruktori Martin. Ka shume nga keta njerez, sidomos qe jane shume mbipeshe qe do ta kishin lene fare pas dore aktivitetin nese do ti duhej te shkonin ne palester dhe jo ne Zumba.



-Zumba eshte per te gjitha moshat. Une kam patur ne klase nxenes nga mosha 8 vjece me e vogla, e deri ne 84 me e vjetra. A nuk eshte fantastike?



- Une Zumben e quaj edhe "terapia e cclirimit". Kur babai im u diagnostikua me kancer, te shkoja ne klase per te dhene mesim ishte nje forme clirimi nga te gjitha streset dhe shqetesimet e dites.



- Nuk ka rendesi nese je fillestare, apo ke vite qe merresh me aktivitet fizik, ti mund ta besh gjithsesi zumben te jete shume efektive per ty.Mund ta ushtrosh per vite dhe serish te gjesh stimuj te rinj qe ta bejne gjithmone e me te pelqyeshem si aktivitet fizik.



- Thuajse te gjithe ata qe jane ne klase, nuk e ndjejne asnjehere se sa shpejt qe iken nje ore. Me thoni tani, sa nga ju peshengritesit mund te thone te njejten gje per oren qe iken pa e kuptuar teksa jeni duke u ushtruar?



- Nese ushtrohet rregullisht ne te njejten vend, Zumba sherben edhe si nje ambjent shume i mire per t'u socializuar me njerezit e tjere.Duke i takuar aq shpesh, fillon e te duket sikur ti je me miqte e tu dhe keni dale per te kercyer. E mrekullueshme!



- Sikur te mos mjaftonte mireqenia fizike zumba ndikon edhe ne humorin tuaj. Muzika ritmike, plus nje lloj endorfine qe clirohet gjate kercimit jane kombinimi me i mire, qe do te ndikojne pozitivisht ne humorin tuaj.


Te gjitha keto me siper, sic ju thashe i ka listuar ky zoteria me emrin Kass Martin dhe qe padyshim di me shume se sa une :) Une di t'ju them vetem qe nese doni rezultatet te dukshme dhe nese doni te vini ne forme duke u argetuar Zumba eshte menyra ideale. Nderkohe me poshte keni disa fotot te shkrepura per Revisten OK, e cila me beri pjese te faqeve te saj disa jave me pare, per te folur pikerisht per Zumben. Gjithashtu, per t'ju sjelle edhe pak nga atmosfera reale e nje seance Zumba keni nje video te xhiruar pak dite me pare ne klase. He c'prisni, akoma nuk keni filluar te kerceni? :)









14 comments:

  1. Aulona me ZuMben ke prekur nji tast te ndjeshem timin! Edhe une vjet e kam filluar e lash cdo gje tjeter! Dje kam bere Zumba Toning (me pesha) e ishte leksioni i pare pas pushimeve.... Me dhemb i gjithe trupi. :-((( Preferoj me shume Zumba-n :-)))
    Nuk e shof dot videon....mos eshte problem vetem i imi?
    Te pershendendes. k

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk e di e dashur, une per vete e shoh :D Mos nuk hapet me celularin, ose ipad. Ehhh dhe une sa here qe e le per pak kohe, kur rikthehem gjithmone perfundoj me dhimbje :D

      Delete
    2. Konfirmoj qe nga komp. shifet :-)) Dite te mbare!
      k

      Delete
  2. e para duhet te gjej kostum si i joti...pastaj vullnetin...pastaj do vi ;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahahahaha Tea vullneti eshte i pari me beso. Gjithe te tjeret pastaj jane element shtese dhe jo shume te rendesishem :)

      Delete
  3. Ah Sa do doja te kishte ndonje palester qe ben zumba dhe ne qytetin tim! :( Kam filluar palestren disa here, por te them te drejten vjen 1 moment qe me behet shume monotone. Nuk kam nevoje te heq kg, dua tonifikim dhe zumba duket zgjedhja me e mire (argetim + tonifikim).
    Ju paskam pak zili juve tek videoja :)
    N

    ReplyDelete
    Replies
    1. Edhe ne youtube ka gjithe ato video per zumben qe ti mund ta besh shume mire edhe ne shpine tende. ;)

      Delete
    2. Patjeter qe ka shume video te cilat i gjen ne Youtube dhe mund te ushtrohesh vete ne shtepi, megjithate une jam e mendimit qe aktivitetet te tilla jane shume me te mira dhe me efektive nese organizohen ne grup. Aty e kane edhe lezetin :)

      Delete
  4. Aulona, adresen e kesaj qendres pleaseeee...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Une e kam vendosur ne shkrim edhe faqen e saj ne Facebook, ku mund te marresh me shume info. Gjithsesi qendra ndodhet tek Drejtria e Policise, siper dyqanit BSB. Gjehet fate lehte pasi shkruan me te madhe Zumba dhe Yoga. Nese do mund te kontaktosh ne telefon me zyshen: 0672018291

      Delete
  5. Aulona, Dukesh shum profesionale, jep pershtyphen e aktores në Kung-Fu (ngase ende nuk e njoh Zumbën:p)
    P.S Nuk ke vendosur titull lart në post :D
    A.C

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sepse harrova fillimisht dhe tani qe tentoj t'ja ve, nuk e pranon :'(

      Delete
  6. Duket sh intetesante Aulona. A ben derman dhe per celulitin Zumba? :(
    Ana

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po Ana ben dhe shume madje, se edhe une ate te shkret celulit kam patur problem gjithmone :SSS

      Delete