Thursday, November 29, 2012

Stiletto...ose kepucet me maje


Ka mjaftuar gjithnje te degjoja togfjaleshin "kepuce me maje", qe instiktivisht ne fytyre te me shfaqej nje rrudhje buzesh aspak e hijshme, ndersa ne maje te gjuhes te kisha fjaline "kepuce grashe". Po do ti qe ka disa kohe qe po me ndodh krejt e kunderta? Sa here qe shikoj kepuce me maje, ose sic i thone fashionistat e jashtem "stiletto", rrudhja e buzeve eshte zevendesuar nga nje buzeqeshje simpatike dhe mendimi "kepuce grashe" ne "sa te bukura qe jane". Mos valle kjo ka te beje me faktin qe tani jam bere grua per vete? Nejse, muhabet tjeter ky. Deri me sot ne dollapin tim kam patur vetem nje model te tille kepucesh, ngjyre te kuqe, edhe ato nuk i kam blere vete, por mi ka selle nje kusherira ime nga jashte. Javen e kaluar, kepucet e mia te vetme me maje, u bene me moter :D Une me doren time, vajta dhe bleva nje pale te tilla, te cilat me pelqyen sapo i pash, si nga ngjyra dhe nga modeli. Jane kastor gri, ndersa pjesen e te maja e kane si metalike. Lehtesisht te kombinueshme me cdo gje, qofte per nga modeli dhe nga ngjyra. 
Heren e pare qe i vesha, ishte javen e kaluar kur isha e ftuar ne emisionin "Takimi i Pasdites", ne TV Klan. Duke qene nje emision pasditeje, nuk u "ngrefa" shume :P Zgjodha nje pale skinny jeans ngjyre ngri dhe nje kemishe nje ciiiiik te tejdukshe, ngjyre blu. Qe te mos rrezikoja shume, xhaketen e zgjodha te zeze stil boyfriend.
Sa nga ju e pelqejne kete stil kepuce dhe sa jane te vendosura qe nuk do t'i veshin kurre? Cila mendoni se eshte menyra me e mire per te veshur kete lloj kepuce? Uroj qe te marre sa me shume komente dhe rrahje mendimesh, ashtu sic dini vete ju ;)




9 comments:

  1. Mua me pelqejn si kepuce, jane shume elegante. Kombinimi qe i ke bere ti me pelqen sepse nuk te tregojne shume si grua, si thua ti vete :P Por mua me pelqeu shume edhe kemisha qe ate dite qe te ndoqa te Klani thash me vete, sa e bukur kjo kemisha e Aulones

    ReplyDelete
  2. Ne fakt fjala stiletto ka te beje me taken e kepuceve. Stiletto quhet cdo lloj kepuce qe ka taken e holle dhe jo domosdoshmerit kto kepuce jane me maje.

    ReplyDelete
  3. stiletoo jane ato keepucet qe kane taken e holle dhe jo kepucet me maje, ose ndryshe i thone take spil. ne fakt edhe mua kane filluar te me pelqej kohet e fundit por per mendimin tim lekure kan me sy se kastor, gjithsesi kombinimi shume i bukur.

    ReplyDelete
  4. Une vete nuk para vesh kepuce me take, por kur shoh neper blogs femra qe veshin kepuce te tilla lekure te zeze me pelqen si duken. Preferoj kombinimet me total black dhe sidomos lekure, si dhe super skinny & cropped jeans ne bojeqiell te hapur ose midwash blue. Kombinimi jot eshte klasik dhe chic, perfekt kur do te dukesh pak formale por jo teper :)

    ReplyDelete
  5. Duken shume te bukura me pantallona , ndoshta me fustan jane akoma me elegante.
    kisses Ada

    www.najadastyle.blogspot.com

    ReplyDelete
  6. i'm not a big fan of pointed shoes but they look very good on you! Love the whole outfit!

    The Chic and Cheap Blog
    The Chic and Cheap Blog Facebook Page

    ReplyDelete
  7. mua me pelqejne shume keto lloj kepucesh,maja nk eshte me ajo e disa vitve me pare, nk eshte e ekzagjeruar ndaj qendron fine dhe moderne njekohesisht me veshjen e duhur

    ReplyDelete
  8. Kjo lloj maje eshte ajo e duhura, klasikja, qe nuk del kure nga moda. Sepse edhe ne kohen e platformes dhe takes super te larte ka evenimente dhe vende ne te cilat kjo eshte taka qe duhet.
    Kemisha shume e bukur (une do kisha zgjedhur recipeta bezhe) :D

    ReplyDelete
  9. Ne rradhe te pare dukesh shume e mire ketu, shume elegante & seksi. Edhe pse pa asnje bizhuteri, shume bukur. Kemisha e tejdukshme - yll.

    Se dyti Stiletto jane tjeter gje. Stiletto u referohet te gjitha kepuceve (qofte te hapura tip sandalesh, qofte te mbyllura si keto) me taka shume te larta & fine, te pakten 10 cm te larta. Keto lloj kepucesh qe t'i ke blere dhe t'i gezosh quhen Pumps. Per te qene akoma me konkrete me termat (dhe keto termat e modes une i di sh.mire LOL) quhen Pointy Pumps. Ka Almond-Toe Pumps, Round-Toe Pumps, Pointy Pumps, etc. Une pumps si puna e ketyre kam veshur per here te pare nga fundi i gjimnazit, ne mature. Te mijat kane qene te bardha. Eshte nje nga stilet e mia me te preferuara dhe me klas dhe ky lloj stili kepucesh (Pumps me taka dhe me maje) nuk del kurre nga moda, mendoj une. Eshte teper klasik!

    ReplyDelete