Saturday, September 28, 2013

Nje dashuri komode....


Posti i sotem eshte nje dedikim ndaj sandaleve te mia te reja, te cilat do ti cilesoja si te bukura, komode, te mira dhe te lira :D Dhe besoj se jemi te gjithe dakort qe kur mblidhen te katerta keto cilesi se bashku, edhe dashuria eshte me e madhe :D Teksa isha duke bere kerkimet e mia thuajse te perditshme online, me terhoqen menjehere vemendjen keto sandalet si per bukuri, ashtu edhe per cmimin qe kishin, prandaj nuk u mendova dy here perpara se ti porosisja. Por pjesa me e bukur ishte kur mberriten dhe pasi i vesha kuptova qe gjeja me e mire qe kishin ishte komoditeti. Edhe pse relativisht te larta, me keto sandale ne kembe, me besoni qe do mund te merrja pjese ne maratone dhe pse jo, edhe te fitoja :D E theksoj shume kete pjesen sepse te vraposh gjithe diten sa nga njeri vend ne tjetrin, sa nga nje takim ne tjetrin dhe te duash ta besh kete pa qene e detyruar te vishesh vetem me te sheshta per t'u ndjere rehat, keto sandalet ishin zgjidhja ideale edhe per t'u ndjere komode, edhe per t'u duk pak me mire sidomos pasi ke marre nja tre kile, te cilat per qamete nuk po i heq dore dhe qe e veshur pa taka duken edhe me shume :(
Prandaj per t'ja lene gjithe "skenen" dhe "shkelqimin" sandaleve pjesa tjeter e veshjes jane gjera qe tashme m'i keni pare edhe ne poste te tjera, fundin ketu dhe ketu, ndersa kemisha ketu
Une kaq kisha per sot. Ju uroj te gjithave te kaloni nje fundjave te kendshme. Une timen e kam parashikuar ne pushim absolut, duke qene se me nisjen e "Top Show Magazine" (per kete do te flasim ne postin e te henes) dhe me nisjen e provave te DWS javen qe vjen, kush e di kur do te kem serish luksin per te pushuar ne fundjave!











23 comments:

  1. sandalet super te bukura *_* edhe veshja ne teresi me pelqen shume :) Nje pyetje kisha un :P Shopping online ku e ben? Mund te na sugjerosh ndonje website :D ? Faleminderit

    ReplyDelete
    Replies
    1. E kam pas bere neper adresa te ndryshme,por prej nje viti tashme nuk i ndahem ASOS (www.asos.com) duke qene se ne te gjen gjithcka, ka gjate gjithe kohes ulje shume te mira dhe per me teper nuk ke shipping per te paguar.

      Delete
    2. Shume faleminderit :D

      Delete
    3. Aulona te lutem shumm mund te ma shpjegosh pak po spertove si behet kjo blerja online. Dmth duhet t kesh nje karte paypal ok dhe porosit nr qe do jep dhe adreden po pastaj? Duhet t shkosh ne post ti marresh?? Fl

      Delete
    4. Po ti e ditke shume mire si veprohet moj, c'te te shpjegoj me shume une? ahhahahahahaha :P Zakonisht te sjellin nje kupon tek adresa qe ti ke lene dhe me ate kuptonin ti shkon te posta, drenda 5 ditesh dhe terheq pakon. Mua nje here me ka ndodhur qe ma kane sjelle vete pakon te adresa, por kjo shume rralle ndodh. Nese nuk je qartesuar akoma, mos nguro te me shkruash serish :)

      Delete
    5. o flm sh. po kt kuponin e merr online??? apo ta sjellin ata

      Delete
    6. Aulon une do doja te dija per produktin qe ti porosit paguan prap shtese per doganen?, me ke i sjedhe me poste apo DHL? dhe sa vonojn zakonisht? plaseeeee ne kthe pergjigje

      Delete
    7. aulona te lutem nje pergjigje

      Delete
    8. aulona te lutem nje pergjigje

      Delete
    9. Asos i sjell me poste dhe Mark&Spencer me dhl. Dogane& tvsh paguan nese vlera e mallit eshte me e larte se 10.000 lek te rinj dhe sidomos nese te vijne me dhl e paguan gjithmone pasi me poste kalojne ndonjehere pa u vene re.

      Delete
    10. Dhe kuponi qe thote aulona quhet lajmerim dhe ta sjell postieri ne shtepi mbasi qe pakoja ka mberritur ne Shqiperi, pastaj me ate dhe karte identiteti shkon ne poste:)

      Delete
    11. Obobo sa shume pyetje :P Me falni nese ndonjehere me shpeton ndonje pyetje, por ju mos kini turp te me shkruani dhe te me bertisni :P Atehere Sa i perket pyetjes se pare per kuponin, kuponin ta sjellin ata te postes shqiptare te adresa qe ti ke lene. Eshte nje kupon/fature qe te lajmeron qe duhet te shkosh te marresh mallin. Duhet ta marresh deri brenda 5 ditesh, sepse pastaj te duhet te paguash per magazinim.
      Sa i perket pyetjeve qe ka bere anonimja tjeter :P Shtese per doganen une di qe paguhet vetem kur porosit mbi 100 mije leke mall, por une kam porositur gjithmone nen kete pagese. Ke dy alternativa me post ose me Dhl, por kjo e dyta paguhet shtes, prandaj nuk besoj se ja vlen vetem nese ke ndonje gje urgjente. Mua me post me ka ardhur edhe per nje jave, edhe per tre, varet. Nese ke prape pyetje mi beeeej :)

      Delete
  2. Sandalet qenkan me vrt dashuri, po me pelqen shume dhe fundi.Kombinim i kendshem

    ReplyDelete
  3. Veshja mjaft e lezecme dhe sandalet yll. Aulona doja te te pyesja per dicka. Te kerkoj ndjese qe po dal jashte nga natyra e postit sot. Te lutem mund te me sugjerosh nje parukier te mire ketu ne Tirane? Po nje te mire ama, qe di te beje nje prerje te sakte dhe jo te te beje te pendohesh qe i ke rene ne dore :p. Kam vertet nevoje per sugjerimin tend pasi me eksperiencat qe kam pasur une ndihem e pashprese :p Te uroj nje fundjave te kendshme :D

    ReplyDelete
    Replies
    1. E di qe po pyet aulonen po une di nje te mire fare prandaj po ta rekomandoj. Se di nqs aulona do bjeri dakord. Olti shulla make up artost dhe hair stylist.gjendet te m.shyri mu tek alpeti karburanti.pyt aty rrotull se e njogin te tere pasi parukeria gjendet ne kat 2 ne pallat.

      Delete
    2. nese te kan pelqyer floket e aulones kto kohet e fundit shko tek Mira e ke te drejtoria policis siper bsb. eshte super.

      Delete
    3. Uhuhu c'qenka bere ketu, lufte per parukierin me te mire :P Shoh qe komentueset paskan permendur pikerisht dy parukiere te cilet une i njoh dhe i kam frekuentuar. Moza patjeter qe jam dakort me ty, kam shkuar tek Olti per vite me radhe dhe sikur te mos mendoja qe ishte shume i mire kuptohet qe nuk do ta beja kete, keshtu qe te jap plotesisht te drejte ne mendimin qe ti ke. Por po aq te drejte i jap edhe komentueses tjeter qe permend Miren. Ne fakt tek Mira (Jetmira Dushi) kam rreth 7-8 muaj qe po shkoj dhe jam shume, shume e kenaqur, aq me shume duke marre parasysh floket e mi delikat dhe qe asnjehere nuk me kane lene plotesisht te kenaqur. Mire me pelqen shume si per prerjen, ashtu edhe per krehjen, plus qe une perdor nje kena e cila me ne fund po mi sjell pak floket ne terezi :) Sic ka shkruar edhe komentuesja me siper, e gjen te Drejtoria e Policise, siper dyqanit BSB

      Delete
    4. Shume faleminderit Aulona dhe ju goca :D

      Delete
  4. Me pelqen pa mase veshja ne teresi.fundi,kemisha,sandalet canta.sh kombinim i lezetshem... (y) Mila

    ReplyDelete
  5. Me pelqen pa mase veshja ne teresi.fundi,kemisha,sandalet canta.sh kombinim i lezetshem... (y) Mila

    ReplyDelete
  6. Shume bukur! Me DWS do i humbke per nji jave kg :-)))
    Te pershendes. k

    ReplyDelete
  7. Ajo canta qe te ka dhene vjehrra eshte kaq e bukur. Ti gezosh sandalet. Te pershendes,Paola

    ReplyDelete
  8. Me pelqen hsue kombinimi :)
    Ti gezosh sandalet!

    ReplyDelete