Tuesday, October 30, 2012

Samara wanna be :D


Gjithe jeten time, nje nder endrrat me te medha qe kam patur ka qene te kisha floket e drejta dhe te gjata, shuuume te gjata, aq te gjata sa Samara te filmi "The ring" :D. Kohe me pare, kur isha ende e re :P, kisha dhe une floke te dendur, me onde te bukura dhe shume te shendetshem, deri kur ne moshen 15 vjecare njoha bojen dhe hekurin e hekurosjes...Dmth, une hekurin e njihja dhe e dija qe ai hekuroste rroba, por kur ne adoleshence zbulova se me hekur mund te hekuroseshin edhe floket (mbi te gjitha floket), m'u duk sikur zbulova parajsen. Per te kuptuar vetem disa vite me vone qe, ajo "parajse" ishte rruga qe do te me conte drejt "ferrit".
Sot, qe jam 27 vjece, kam me shume tru ne koke (por me pak floke), mund te them qe une jam sjelle ne nje menyre, shume, shume te keqe me floket e mi. Kjo sjellje perkon me periudhen e adoleshences dhe rinise se hershme, deri nga mosha 21 vjec. Per here te pare i kam lyer floket pak para se te mbushja 16 vjece. Ju luta, ju pergjerova, qava, kercenova, e nuk e di c'metoda te tjera perdora, qe ti mbushja mendjen mamit qe te me linte t'i lyeja vetem me dy fije te kuqe. Ne fund ajo u dorezua! Une vajta i leva te nje kusherira jone, vetem se fijet ishin paaaak me shume te trasha nga sa i kisha shpjeguar une mamit dhe nga sa i kishte imagjinuar ajo. Fijet ishin te tilla, qe po ti bashkoje te dyja bashke, behej shuma e gjithe fijeve te flokeve qe une kisha ne koke :D Qe nga ai momenti, koka ime i provoi te gjitha ngjyrat e ylberit. Pasi i mbajta disa kohe me "fije" te kuqe, i leva te gjitha kafe te hapur, pastaj ngjyre mjalti, pastaj i futa disa fije jeshile, blu, roze, portokalli, lejla (keto te gjitha ne te njejten kohe), pastaj vendosa t'i beja te zeza sterr, pastaj nero blu, pastaj kalova direkt te e kuqja. Te e kuqja bera nje pit stop te gjate. I mora me radhe te gjitha nuancat e te kuqes, nga ajo e zjarrta fare (prej se ciles shume vone e kuptova perse kudo ku isha une do kishte dhe ndonje zjarrefikes afer :P), te patellxhani, te portokallia, karrota (karrote e fresket dhe e prishur), et, etj. Te gjitha keto ndryshime me nje interval prej tre deri kater jave. Ah dhe tmerri i tmerreve ishte qe, boja qe zgjidhja per t'i lyer ishte Palette, e cila asokohe kushtonte vetem 2000 leke (te vjetra). Zgjedhja kuptohet nuk behej prej cmimit, por sepse Palette kishte nuancat me te jashtezakonshme te se kuqes, qe as bojrat me te shtrenjta nuk i kishin. 
Dhe keshtu zgjati nja 6 vjet te mira odisea ime me ngjyrat dhe modelet e flokeve, per stilimin e se cileve vazhdonte nje ndihme te madhe te ma jepte hekuri. Derisa nje dite te bukur kuptova qe....kisha mbetur pa floke!
Ketu fillon dhe kalimi, nga parajsa te ferri. Pasi, me ne fund, u ndergjegjesova qe e kisha tepruar vertet dhe se po te vazhdoja me ate ritem, do te kisha probleme serioze ne te ardhmen, vendosa te heq dore per pak kohe dhe mos t'i lyeja me floket. I bera ne ngjyren time natyrale, i preva shume te shkurtra dhe i lash te me rigjeneroheshin me shpresen se do te me ktheheshin serish si dikur. Vitet kaluan, por floket nuk u shtuan. Sikur te mos mjaftonte kjo per te me "nxire jeten", por mbi te gjitha sikur mos te mjaftonte fjalia e mamit "ta kisha thene", qe u be refren i mengjeseve, darkave dhe drekave te mia, shkoj dhe mbaj nje diete te shkurter (te paren dhe te vetmen ne jeten time) qe ndikoi ne nivelin e hekurit ne gjak, duke ma ulur shume. Dhe keshtu, nje dite te bukur e gjej veten pa hekur dhe pa floke ne trup :P Duke i lene shakate menjane, e kam vuajtur vertet ate periudhe... Kot nuk thone qe floket jane gjysma e bukurise se njeriut dhe duke qene vete nje njeri me gjysem bukurie, hiq ketu dhe pjesen e bukurise se flokeve, imagjinoni cfare tmerri isha ne ate periudhe :D Pervec faktit qe bojes se flokeve nuk doja t'i degjoja me emrin, e jo ta shihja me sy, hoqa dore dhe nga shume gjera te tjera. Hekuri padyshim qe u thye nga inati :P, piaster, tharese, difuzor, llak flokesh, xhel, madje dhe shkume, nuk u perdoren per nje kohe te gjate. Mora disa preparate nga goja, por edhe disa ampula, derisa gjendja filloi te permiresohej disi. Gjithesesi demi qe ishte shkaktuar, nuk eshte riparuar me as sot e kesaj dite. Edhe pse kam me shume se pese vjet qe nuk i lyej, tashme e kam mbledhur mendjen, floket e gjate dhe te dendur te Samares nuk do t'i kem kurre.
Kjo eshte dhe arsyeja perse une, pavarsisht se me pelqejne shume dhe do t'i mbaja vetem ashtu, i drejtoj shume rralle floket. Ne jeten e perditshme i mbaj gjithmone kacurela, ose te kapura. Vetem ne ato raste kur me duhet te dale ne ekran, zgjedh t'i drejtoj dhe meqe gjatesia dhe dendesia e flokut tim s'me pelqen, zgjedh qe ndonjehere te vendos extensions. Ka shume qe me pyesin perse nuk i mbaj edhe ne jeten e perditshme, por une perfundimisht jam nje njeri totalisht anti extensions.
Dhe meqe dje, ngaqe ashtu ishte nje muhabet :P, u "detyrova" t'i drejtoj, zgjas dhe "zgjeroj" :P floket, nuk mund te humbja rastin pa bere disa foto, bashke me "autfitin" perkates:P





Monday, October 29, 2012

Burrat Vs Balerinat


Perpara se te filloj postin e ri, dua te di urgjentisht se kush nga ju me ka marre mesysh?! :P Pasi bera nje post ku flisja gjithe zell per aktivitetin fizik, per kujdesin qe duhet te tregojme per te mbajtur trupin ne forme, shkoj dhe e kaloj gjithe fundjaven duke ngrene mish, ne pasivitet te plote.Kjo koha me shi me pelqen vertet, po kur e mendoj mire mire, nuk eshte se sjell ndonje gje shume pozitive ne jeten time, pervecse nje plogeshtie totale dhe nje deshire per te mos bere asgje. Ky ishte dhe aktiviteti im i preferuar kete fundjave te mos beja asgje! :D
Nderkohe qe sot dua te shkruaj pak, per nje nga temat me te diskutura me partnerin tim dhe meshkujt ne pergjithesi: balerinat! Eshte hera e dyte ne fakt qe shkruaj per nje teme te tille (ketu). E dini ju qe sa here do te hapet biseda me te dashurin tim ne lidhje me balerinat, do te perfundoje ne nje sherr te madh? Ai i urren balerinat. Dhe mesa kam pare, nuk eshte i vetmi. Kam kuptuar qe meshkujt ne pergjithesi i urrejne balerinat. Po zgjedh mos ta shkruaj ketu termin qe ai perdor per te treguar gjithe inatin, mllefin dhe antipatine qe ka per kete lloj kepuce, por qe ta keni te qarte idene, po bashkangjis me poshte nje foto, te cilen ma beri tag disa jave me pare ne Facebook dhe prej se ciles lindi nje debat shume i madh, qe perfshiu edhe nje cift tjeter miqsh. Si gjithmone, ne vajzat ishim nga njera ane duke bere tifo dhe duke bekuar balerinat dhe shpikesite e tyre. Dhe nga ana tjeter partneret tane qe mallkonin jo vetem ate qe kishte bere kete shpikje, po arriten deri te katragjyshet!



"Balerinat nuk jane absolutisht nje aleat i ju femrave, sepse ato ju tregojne te shkurtra, te shendosha, pa forma dhe nuk i japin shije asnje veshjeje" - me tha nje here, gjate nje diskutimi qe po benim ne lidhje me balerinat, pa harruar te shtoje neper dhembe: "Unless nuk e ke trupin si Naomi Campbell..." Une e degjova dhe se si vazhdoje debati, nuk po e them, po jam e sigurte qe mund ta imagjinoni vete :P Por kam pare gjithashtu se, neper disa anketime te ndryshme qe jane bere me meshkuj neper bote, balerinat jane pjese e top three, veshjeve me te papelqyera. Tani, jam dakort qe balerinat nuk jane maksimumi i "seksllekut", jo me kot edhe neper filmat erotik te gjitha llojet e kepuceve i kemi pare, madje edhe atlete, ndersa balerinat kurre (me te degjuar e kam kete eee...kjo ishte per mamin, per t'i evituar ndonje infarkt meqe lexon blogun :D), por gjithe kete urrejte vertet qe nuk e kuptoj. Edhe ne femrat nuk eshte se i kemi me aq qejf ato carapet tuaja te bardha qe dalin nga kepucet, apo ato kanatieret e bardha te cilave u duket forma poshte kemishes, apo ato bluzat shume te ngushta, qe ju bejne te dukeni si gra shtatezena, ama nuk e bejme kaq tragjike!
Po ju keni diskutuar ndonjehere me partneret, apo miqte tuaj ne lidhje me balerinat? Jane dhe ata kaq antibalerina, apo vetem partneri im eshte i cmendur pas Nicki Minaj dhe kepuceve te saj 30 centimetra, qe e kane bere t'i mohoje baleriant perfundimisht, duke mos dashur me asnje lloje marredhenie me to?
Gjithesesi une vazhdoj ti dua balerinat, aq me shume ato te ketij posti, te cilat vetem nje jave me pare m'i solli mami nga Vjena dhe u dashurova menjehere me ngjyren. Mes shume angazhimeve te dites, levizjeve sa ne njerin vend te tjetrin, ka dite qe kur kthehem ne shtepi e derrmuar, para se te mbyll syte per te fjetur them: "Zoti i bekofte balerinat"...(pasi te kete bekuar Xhemin kuptohet) :D









P.S: Kjo foto eshte per ata qe nuk kane kuptuar batuten me Xhemin, ne fund te shkrimit :D

Saturday, October 27, 2012

Go hard, or go home!




Kam vendosur që sot të flas për sportin, ose më saktë për aktivitetin fizik. Kam hyrë në vitin e nëntë tashmë, që kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me palestrën dhe të them të drejtën, kjo është një nga gjërat  më të mira që kam bërë në jetë deri më sot. Kam vendosur të ndajë me ju eksperiencën time, me shpresën që dikujt mund t’i shërbejë për diçka J
E gjitha nisi nëntë vjet më parë, kur unë sapo kisha nisur vitin e parë të fakultetit dhe pesha ime kishte arritur kulmin, 69 kilogram, për 1.70 m gjatësi. Nuk kisha qenë kurrë më e shëndoshë, edhe pse gjithmonë, që fëmijë kam qenë një trup i mbushur. Në atë periudhë fillova të ndihesha keq, nuk ndihesha aspak komode me trupin tim dhe kjo gjë më shqetësonte çdo ditë e më shumë. Kështu që një ditë mora vendimin: do nis palestrën. Edhe pse rrjedh nga një familje sportistësh, deri para nëntë vitesh sporti nuk ka qenë një ndër aktivitetet e mia të preferuara, përkundrazi. Në tetëvjeçare sa herë që ishte ora e fiskulturës, që zakonisht kalohej duke luajtur futboll, ose volejboll, unë isha gjithmonë rezerva që nuk I binte kurrë rradha për të luajtur (sepse nuk dija) dhe të them të drejtën për këtë s’më vinte keq aspak. Ndërsa në gjimnaz, ndërsa të gjithë e prisnin me padurim orën e aktiviteti fizik, mua më kapte tmerri dhe pjesën më të madhe të rasteve e lija. Dhe të mendosh që nxënësit normal linin orën e fizikës, e të matematikës, ndërsa unë lija fiskulturën… Madje po ndaj me ju edhe një sekret të vogël (dhe shumë të turpshëm), në vit të tretë gjimnaz, ndërsa të gjitha lëndët shoqërore I kisha dhjeta, ndërsa ato shkencore jo më poshtë se teta, fiskultura më doli pesë. Po, po, pesë. Kur e ka parë babi notën në dëftesë është shokuar. Imagjino çfarë zhgënjimi për dikë i cili ëndërronte, që unë të kisha lindur djalë dhe të isha bërë sportist.
Por gjithë kjo eksperiencë e hidhur, ardhur si pasojë e një marrëdhënie të vështirë mes meje dhe sporteve në përgjithësi, mori një kthesë të paimagjinueshme që ditën e parë që unë vura këmbë në palestër. Në atë kohë palestrat nuk ishin të përhapura në masën që janë sot dhe të thoje që shkoje në palestër ishte dhe një lloj mburrjeje. Kishte dhe nga ata që nuk të besonin, prandaj duhej të kishe patjetër rezultat që t’i bindje njerëzit për të kundërtën. Në fakt nuk e di nëse ishte kjo arsyeja (edhe pse nuk e besoj të ketë qenë tamam kjo), apo fakti që I vura një qëllim vetes dhe u betova që unë do e ndryshoja trupin tim dhe nuk do lejoja më, të mos ndihesha mirë me veten, vetëm prej peshës.
Për një vit arrita të dobësohem 8 kile, pa mbajtur asnjë llojë diete, padyshim duke u kujdesur për ushqimin, por mbi të gjitha duke u ushtruar shumë seriozisht. Që ditën e parë që e nisa këtë “aventurë” e kuptova që nëse do rezultate, duhet ta marrësh shumë seriozisht. Nuk ka kuptim të shkosh në palestër dhe të rrish me stresin se do të të prishen flokët e sapo krehura, apo mos të djersitesh sepse të ikën tualeti. Ka një shprehje shumë të bukur në lidhje me këtë që sapo thash: “Nëse ende vazhdon të dukesh e bukur pas palestrës, atëherë nuk e ke bërë siç duhet”. Nuk I kam kuptuar kurrë ato femra që vijnë në palestër dhe rrinë; vijnë dhe bëjnë muhabet; vijnë dhe merren me telefonin gjithë kohën’ vijnë dhe janë të lodhura, përtojnë të ushtrohen. Për çfarë harxhojnë ato lekë xhanëm? Dhe të mendosh që në fund, edhe ankohen kur nuk kanë rezultate! 

Kam kuptuar që në përgjithësi, ne, në Shqipëri kemi një koncept shumë të gabuar për sportin. Për mua sporti dhe aktiviteti fizik është filozofi jete, por derisa të arrish ta kuptosh këtë, ta përvetësosh dhe më pas ta vendosesh në praktikë, nuk ke për të patur kurrë rezultate. Padyshim që do kohën e saj, edhe mua më është dashur kohë, por në fund jam e lumtur me rezultet që kam arritur, sepse kam bërë diçka të mirë për veten time. Nuk kam asnjë pishman, që pasditeve kam hequr dorë nga kafet lokaleve dhe këtë periudhë kohore ja kam dedikuar sportit dhe rrjedhimisht vetes time. Nëse ti nuk investon për veten tënde, nëse ti nuk tregon respect për të, nëse nuk e trajton me dashuri dhe përkushtim, nëse nuk I dedikohesh asaj vetëm një orë në ditë, atëherë si mund të presësh që të gjitha këto t’i bësh për dikë tjetër, apo për një punë, apo një çështje të caktuar?
E dini çfarë? Një nga vështirësitë e mia më të mëdha ka qenë të mësohesha me idenë që duhet të pija dy, ose tre litra uji në ditë. Pasi të gjithë e dimë besoj, çdo këshille që japin specialistët e kësaj fushe, nis pikërisht nga kjo: pini sa më shumë uji gjatë ditës. Dhe unë, meqë në fillim e kisha të vështirë të mësohesha, e dini ç’bëja? Vendosja zile në celular çdo një orë, që më kujtonte që duhet të pija një gotë ujë J Fillimisht ishte pak e bezdishme, aq më shumë të pijë ujë kur nuk kishe fare etje, por ja që pak nga pak e përvetësova si praktikë dhe tashmë është kthyer në një rutinë shumë të bukur dhe mbi të gjitha të vlefshme. Rrallë ndodh që unë të mos kem në tavolinën e zyrës time shishen time prej dy litrash, të cilën duhet takonsumoj patjetër gjatë orarit të punës, për të vazhduar me shishen tjetër kur shkoj në shtëpi. Dakort e pranoj që kjo ka dhe anën e saj pak negative, sepse mund të të ndodhë të të kapë cici në mes të trafikut :), apo të ndonjë takimi të rëndësishëm, por vjen momenti që t’I mëson të kontrollosh edhe fshikzën tënde dhe atëherë cdo gjë shkon perfekt :)

Për t’u rikthyer te palestra, që kur e kam filluar nëntë vjet më parë, maksimumi I shkëputjes që kam bërë ka qenë dy muaj dhe zakonisht kjo ndodh gjatë muajve të verës (edhe pse, edhe gjatë kësaj shkëputjes përpiqem të mos ta lë fare pas dore dhe I dedikohem vrapit nga liqeni). Ka patur një periudhë 3-4 vjeçare që shkoja përditë, përveç të dielës, (dhe kjo për arsyen e vetme se palestra ishe e mbyllur, se të ishte për mua do shkoja dhe të dielën), ka patur një periudhë tjetër që rrija nga tre orë (dhe kur them tre orë, shkonte dhe tre orë e gjysëm), ka patur plot raste që kam qenë e lodhur, e sëmurë, në ditën e parë të ciklit dhe palestrën nuk e kam lënë, ka patur raste që kam dashur të dorëzohem dhe ta lija ushtrimin për gjysëm, që shaja dhe mallkoja instruktorin me mendje që po e zgjaste aq shumë ushtrimin, që më janë mbushur sytë me lot nga dhimbja, por e kam vazhduar deri në fund!
Ka patur periudha kur e kisha ëndërr të isha e dobët, siç nuk kisha qenë kurrë në jetën time dhe ja arrita kësaj. Para tre vitesh kapa peshën 56 kile. Kurrë nuk mund ta kisha imagjinuar që do të kisha parë ndonjëherë veten time aq të dobët. Dhe isha e lumtur për këtë, ndihesha kaq mirë me trupin tim. Për herë të parë dhe pas një “lufte” të gjatë, kisha dalë fitimtare ndaj celulitit, një nga problemet dhe shqetësimet më të mëdha që kam patur që nga hera. Edhe pse atë periudhë kushdo që më shikonte më pyeste: “Aulona çfarë ke, je sëmurë?”, sepse nuk ishin mësuar kurrë të më shikonin aq të dobët, për mua nuk kishte rëndësi. E rëndësishme ishte që unë ndihesha mirë me veten. Derisa ja nxorra dhe lezetin dobësisë dhe I vura një qëllim tjetër vetes, të bëhesha me muskuj. Kjo është dëshira që vazhdoj të kem edhe sot, por ky është edhe objektivi më I vështirë. Kam arritur të bëj squat (për ato që bëjnë palestër besoj se e dinë cfarë është) me 70 kile, aq sa instruktori është habitur dhe më ka thënë se dhe meshkujt e kanë të vështirë ta bëjnë këtë. Ka qenë e vështirë? Shumë! Ama ky ka qenë misioni që I kam venë vetes dhe siç besojmë të gjitha e dimë, nuk ka gjë në këtë jetë që të arrihet kollaj. A jam e kënaqur me rezultatin? Jo edhe aq! Dhe është pikërisht kjo pakënaqësi që kam, që më bën të vazhdoj!


Së fundmi kam zbuluar sportin e ëndrrave të mia, Zumba! Kisha dëgjuar dhe lexuar shumë për të, sidomos gjatë vitit të fundit. Kisha dëgjuar për vende që e praktikonin në Shqipëri, por s’më ishte mbushur shumë mendja. Për fatin tim të mirë, Zumbën që doja, e gjeta vetëm 5 metra larg zyrës. Bëhet fjalë për të vetmin vend në Tiranë ku Zumba është e licensuar, pasi instruktorja e saj, e cila ka jetuar për shumë vite jashtë Shqipërisë dhe e ka ushtruar aktivitetin fillimisht atje, ka marrë një license për të hapur këtë aktivitet edhe në Shqipëri. Është një vend ku përveç Zumbës, praktikohet dhe Yoga dhe mund të them që unë kam gjetur parajsën time atje. Zumba erdhi pikërisht në momentin që kisha nevojë për të bërë një pauz nga palestra, sepse pas nëntë vitesh kisha filluar të mërzitesha pak nga I njëjti ritëm dhe e njëjta rutinë. Për zumbën kam vendosur t’ju shkruaj në një post më vete, sepse për mua ajo e meriton me patjetër, t’I dedikohet një post, aq fantastike është. Ndërkohë po ju lë linkun në Facebook, në rast se do jeni të intersuar për ti hedhur një sy.
Më duket se shkruajta gjatë, por kur bëhet fjalë për sportin nuk lodhem kurrë së folur dhe së shkruari, ashtu siç nuk lodhem kurrë së ushtruari. Shqetësimi më I madh I këtyre ditëve, është që për shkak të angazhimeve të mëdha që kam patur dhe që më presin, nuk kam mundësinë të ushtrohem më shumë se sa katër herë në javë dhe kjo gjë më mërzit shumë.
Të gjithë këtë shkrim, nuk e bëra për t’u mburrur, apo për të treguar shiko se çfarë bëj unë, unë jam më e mira, unë di, unë ju jap këshilla, sepse tashmë jam e përgatitur dhe e di filozofinë e një pjese të madhe prej atyre që e ndjekin këtë blog. Prandaj vendosa të shkruaj në vetë të parë, sepse kjo është një eksperiencë personale, të cilën vendosa ta ndaj me ju, meqë shpesh më ka ndodhur të bisedoj me mikeshat e mia për këtë temë dhe e di që marrëdhënia me trupin, është një nga shqetësimet më të mëdha që ka çdo femër.
Në fund, më lejoni t’ju jap dhe një këshillë të vogël. Gjithë këto fotot me shprehje që i kam bashkangjitur këtij posti, mund t’i merrni dhe t’i vendosni si background në kompjuterin, apo celularin tuaj. Të jeni të sigurta që funksionon.
Do isha e lumtur po të ndanit me mua eksperiencat tuaja “sportive-gjimnastikore” :P, apo per cdo pyetje qe mund te keni të mos nguroni të më drejtoheni.
Fundjavë të mbarë dhe sa më shumë aktive të gjithave!










Dy fotot e meposhtme me tregojne mua ne periudhen me te dobet, 56 kile, dmth  sic thoshin miqte dhe te afert e mi: si e semure :P


Ne hapat e pare te berjes se "breshkes" ne pjesen e barkut dhe ca muskujve (ende te padukshem) ne krah...:P




Thursday, October 25, 2012

Takim me librin...



Më ka kapur kohët e fundit një “sëmundje”, quhet sëmundja e të lexuarit. Jo se më parë nuk e kam patur, “simptomat” e saj mbaj mend të më jenë shfaqur që nga fëmijëria; atëherë kur në vend që të lexoja librat e shkollës, lexoja “Torta që ra nga qielli”, libër të cilin edhe pse e kisha mësuar përmendësh isha gjithmonë e gatshme ta filloja nga e para. Apo kur në klasë të gjashtë, I merrja mamit fshehurazi nga vendi ku e kishte fshehur (dhe unë pas një përpjekje të gjatë dhe këmbngulëse arrita ta gjeja se ku ndodhej ky vend) librin “Sikur të isha djalë”. Një libër që edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet ndër të preferuarit e mi; mbase për arsyen se ishte i pari libër që më shoqëroi në periudhën e kalimit nga fëmijë në adoleshente; mbase sepse ishte libri që ndikoi në krijimin e asaj feministes së “ccmendur” që jam sot, por që në shumë moment e rrethana, ashtu si edhe Dija (personazhi kryesor) e viteve 30, them nën zë “Sikur të isha djalë…”
Këto kanë qenë shenjat e para të lidhjes sime me librin dhe leximin, lidhje që nga viti në vit u bë edhe më e fortë. Aq sa një ndër qëllimet që I kam vënë vetes që shumë kohë më parë, është të pasuroj sa më shumë biblotekën time. Dua një biblotekë të madhe, të mbushur me emra librash e autorësh, të cilën më pas ta trashëgoj si thesarin më të vyer fëmijëve të mi.
E dini cila është një ndër dëshirat e mia më të ccuditshme?! Të jetoj brenda një librarie për disa muaj, derisa mos të kem më fuqi për të lexuar, derisa sytë të më lodhen e mendja mos të ketë më vend për të bërë të sajën njohuri të reja! Vetëm ideja e të qenit e rrethuar nga aq shumë libra, nga aq shumë dije, më dhuron emocione, është si një formë orgazme e mendjes, të cilën më duket se shumë pak njerëz e provojnë. Madje kam përshtypjen se as nuk e dijnë që ekziston! Dhe nuk kanë faj. A mund të provosh dot vallë një orgazëm të tillë, kur te vetmet gjëra që ke lexuar gjithë jetën tënde janë statuset e miqve në Fb? A mund ta kuptosh dot vallë atë kënaqësi sublime që të dhuron një libër, duke filluar që nga momenti kur e merr në dorë, e shfleton e deri tek leximi, bërja njësh me personazhet, përjetimi i ngjarjeve sikur të ishe ti vetë personazhi?
Shkrimtari i madh Izraelit Amos Oz, ka bërë përshkrimin më të bukur sa i përket marrëdhënies së tij me librat. Të njëjtën ndjesi përjetoj dhe unë ccdo herë, prandaj po citoj fjalët e tij, sepse është e sigurtë që nuk do të mund ta përshkruaja dot më bukur: “Në rradhë të parë librat për mua janë diccka shpirtërore, diccka me vlerë që e prek, e ndjen,diccka erotike, diccka sensuale. Librin para se ta lexoj, në rradhë të parë e njoh duke e prekur me mollëzat e gishtërinjve të mi. Më pëlqen ta prek librin, ta fërkoj atë , ta ndjej atë. Gjëja e dytë që bëj është ta nuhas atë. Ccdo libër ka aromën e tij specifike, ka aromë prej libri të ri, aromë prej libri të vjetër, aromë prej libri këndej, aromë prej libri andej. Vetëm pasi unë arrij ta njoh librin nga prekja me gishtërinjë dhe nga aroma, filloj të shikoj ngjyrat e kopertinës, fotografitë që mund të ketë, shkronjat dhe mandej, si një dashnor i ngadaltë dhe i duruar filloj dhe hyj ngadalë-ngadale në libër. Filloj ta lexoj atë”.
A mund të përshkruhej më bukur vallë, marrëdhënia me librin, proccesi i leximit, i cili është një art më vete? Dhe, sado që jemi në kohën e teknologjisë, ku ccdo gjë po vjen e po kompjuterizohet, kur të kesh një iPad, është ëndrra e ccdo të riu (edhe pse shumica nuk e kanë idenë se ccfarë është konkretisht, thjesht e kanë dëgjuar të përdoret si emër shpesh kohët e fundit), sërish nuk ka shpikje në botë që mund të zëvendësojë librin.

Ka vetëm një problem, gjithnjë e më shumë të rinjë në ditët e sotme, po i largohen librave, duke zgjedhur të tjera mjete zëvendësuese për marrjen e njohurive, dijes dhe argëtimit. Televizori, interneti, celulari, iPad, janë të gjitha këto shpikje të reja që duket se po e zbehin fuqinë e librit dita ditës. Prandaj, si një e dashuruar e përmotëshme me librin, kam vendosur që me aq sa kam në dorë dhe me aq pushtet sa më jep të qenit drejtuese e njërës prej gazetave më të lexuara në Shqipëri, të jap një kontributë sado të vogël në ringjalljen e dëshirës së të rinjve shqiptar për librin. Do të sjell ccdo javë disa nga tituj kryesor të librave që gjendet në libraritë tona, bashkë me përmbajtjen dhe ndonjë histori interesante që fshihet pas subjektit, apo autorit të tij.
Tani më falni, unë po largohem sepse Remarku po më pret....




Wednesday, October 24, 2012

Me te bardha, me te bardha veshur o (part 2) :P


Ky fillim jave ka qene nje tmerr i vertete, nuk kam marre vesh kur ka nisur dita e kur ka mbaruar. Kam qene shume e angazhuar, shume gjera neper duar, shume pune dhe kush eshte bere "kurban" ne kete rast? Blogu! Zakonisht kam deshire qe mos te le asnje dite pa postuar dicka ne blog, por kjo eshte praktikisht e pamundur. Me nje dite mund edhe te beja kompromisa, por me dy nuk ka shanse, keshtu qe vendosa qe sot te postoj dicka shpejt e shpejt, edhe pse jam me nje kembe brenda dhe nje jashte zyre. Edhe pse kam nje takim mbas pak minutash, edhe pse pikerisht kur une dua qe kompjuteri te punoje me shpejt, ai bllokohet fare, arrita ta bej gati kete post.
Keto dite ne fakt kam qene edhe shume bosh sa i perket fjaleve, edhe pse besoj se kjo ka te beje me kohen e pakten ne dispozicion.Kur nuk ke kohe te mendosh, imagjino te shkruash. Por ndonjehere fotot vlejne me shume se sa fjalet dhe ne kete post, kam vendosur disa foto qe mua personalisht me pelqejne. Ngjyra e bardhe eshte nje ngjyre qe mua me pelqen shume ta shoh te te tjeret, por ne garderoben time e kam me "kursim". Kjo per te vetmen arsye, se me duket gjithmone nje rrezik me vete te vishesh me te bardha, duke qene se eshte ngjyra qe te nxjerre ne pah me shume se cilado ngjyre tjeter difektesh, duke i bere te duken jo mire, ose me disa kile me shume, edhe ato qe trupin e kane perfekt, jo me ne "humaneve te thjeshte" :P Gjithesesi dje guxova dhe u vesha e tera me te bardha...jo, jo nuk u martova, deri ne zyre dhe ne radio vajta :P E kam pare shpesh kombinimin e te bardhes me te bardhe keto kohe, i cili eshte dhe nje nga trendet e ketij sezoni, por une nuk pata kurajon te vishesha nga koka te kembet me kete ngjyre, keshtu qe e theva me pak roze dhe te kuqe. Si ju duket? Cilat jane ndjesite qe ju keni per ngjyren e bardhe? Mendoni se ajo eshte ngjyra qe i shkon vetem pranveres dhe veres, apo jeni dhe per "winter white"?