Thursday, October 18, 2012

Me te verdha, nga xhelozia qe Simone u be kengetar ndersa une akoma jo :)


Nqs ishit te shqetesuar se numri i kengetareve ne Shqiperi, nuk ishte i madh mjaftueshem, po ju jap nje lajm qe t'ja u heqi merakun: Simone Pigliacelli, balerini italian me te cilin te gjithe u njohem gjate dy edicioneve te "Dancing with the stars", sapo i eshte shtuar listes se kengetareve. Ai ka realizuar kengen dhe klipin e tij te para, qe titullohet "Pa kufij" dhe dje ne mbrejme, ka organizuar nje feste mes miqsh dhe kolegesh per te shfaqur premieren e klipit. Tani, te them te drejten kur e degjova per here te pare si lajm, qe Simone kishte bere nje kenge, isha shume skeptike, ngrysa vetullat dhe thash me vete: "Ohhh, jooo, mooos, nje tjeter kengetar...Sikur mos te na mjaftojne gjithe misset dhe modelet tona kengetare, tani duhet te na vije dhe nje balerine nga Italia qe do te provoje "talentin" e tij si kengetar ketu". Jo me kot e vura ne thonjza fjalen talent, sepse pa e degjuar fare, e paragjykova Simonen si nje djale te talentuar ne profesionin e tij si balerine, por pa talent ne muzike, te cilit dikush do ti kete thene se ne Shqiperi eshte e modes te besh nga nje kenge, keshtu qe ai sa te rrinte kot deri edicionin e radhes te "Dancing with the stars", do kete thene me vete, pse mos ta bej dhe une nje kenge.
Por ja qe, per te disaten here vertetova qe paragjykimet jane te gabuara! Kur kam degjuar Simonen te kendoje (live) kam mbetur e habitur. E kisha te ftuar para dy ditesh ne emisionin tim ne radio, "Sillikon" dhe ai pa asnje problem, ju pergjigj me shume dashamiresi fteses per te kenduar aty ne studio, para mikrofonit, live. Simone jo vetem qe kishte ze, por e kishte edhe shume me te mire sesa pjesa me e madhe e kengetereve qe degjojme neper televizione dhe festivale. Ai me shume sinqeriteti tha se, e kishte patur enderr kengen qe i vogel, por duke qene se ne Itali te realizosh nje kenge kushton shume shtrenjte, 20 deri ne 30 mije euro, Simone duke mos i patur mundesite as nuk kishte tentuar fare. Duke qene se ne Shqiperi, gjate "DWS" i ishte dhene mundesia te takohej me njerezit e duhur, ne kete rast Flor Mumajesi dhe Andy Dj, te cilet e kishin degjuar edhe teksa kendonte shpesh gjate provave, i kishin propozuar te bente nje kenge. Dhe ja ku tani Simone, nuk eshte me thjesht Simone balerini i "DWS",por edhe Simone kengetari i kenges "Pa kufij".
Kengen sic thash e degjuam dje per here te pare, gjate promovimit dhe ishte "WOW". Me besoni nese ju them qe eshte nje nder kenget me te bukura qe kam degjuar keto kohet e fundit. Jam e bindur qe sapo ta degjoni do te dashuroheni dhe ju me te. Per publikun do te shfaqet ne te gjitha ekranet dhe ne radio diten e shtune dhe une te them te drejten po e pres me padurim, se nuk di ku ta degjoj prape keto dite, aq shume me ka mbetur ne mendje :(
Historia e Simones eshte nje histori shume e vecante, me shaka mund te them se Simone eshte Kledi Kadiu ne versionin Italian :) Nese balerini shqiptar Kledi, vendosi te lere Shqiperine per te realizuar endrren e tij te madhe, baletin, ne Itali, Simone beri te kunderten. I suksesshem ne Itali, pjesemarres ne disa emisione te rendesishme duke filluar nga emisionet e Maria De Fillipi, Barbara D'urso, e te tjera, ai e gjen endrren e tij ne Shqiperi. Prej disa muaj Simone ka lene Italin dhe eshte zhvendosur ne Shqiperi, ku ka marre lejeqendrim nje vjecar dhe thote se eshte tmerrsisht i dashuruar me kete vend, qe jo vetem e ka mikpritur, por edhe i ka bere te mundur realizimin e cdo endrre qe ka patur qe ne femijeri, duke filluar nga baleti, kenga, por edhe prezantimi, pasi Simonen do ta shihini gjithashtu si prezantues te nje emisioni ne "Tring".
Kemi degjuar dhe degjojme vazhdimisht per histori te shqiptarve qe kerkojne dhe arrijne suksesin jashte Shqiperise, por eshte shume bukur kur degjon se ka dhe te huaj, te rinj te talentuar si Simone qe suksesin vijne dhe e gjejne ne vendin tone :)
Me poshte po postoj disa nga fotot e mbremjes, si dhe veshjen qe une kisha zgjedhur per kete rast

















15 comments:

  1. Kjo veshje po me pelqen shume,kombinimi ok.I ke zgjedhur me shume dashuri dhe kujdes.
    Me fal qe te nderhyj ne totalin tend,ndoshta do te ishte me mire pa aksesore ose vetem njeri krah a ndoshta dicka tjeter.
    Perzemersisht Elvi!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Elvi te falenderoj qe me ke shkruar! Te them te drejten mendoj se jam treguar shuuume e kursyer me aksesoret, aq me shume qe ato byrzylyket jane aq te thjeshte, saqe mua me duket sikur nuk bien ne sy fare :P Gjithesesi e vleresoj mendimin tend! :)
      Perzemerisht Aulona!

      Delete
  2. Per mua eshte veshja me e bukur ne blog. Perfekte ne cdo detaje. Sa per Simonen me bere kurioze tani,mezi po pres ti degjoj kengen,po perderisa e thua ti e bukur do jete

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj! Me beso qe kenga ka per te te pelqyer shuuuume! :)

      Delete
  3. Me pelqen shume veshja dhe ngjyrat qe ke zgjedhur per kete rast, te pershtatshme :) Ah po, dhe mungesa e aksesoreve te shumte te ben te dukesh shume " e paster" ne pamje.

    Tani, kete gje po ta thote nje njeri qe syzet e para dhe te vetme optike i ka ngjyre lejla, por po marr guximin te ta propozoj. Nje pale syze e zeza ne stil "nerd" ose "editor" me skelet pak me te vogel dhe pak me te holle per dimer? E marr me mend sa te lumtur te bejne syzet e tua roze por ndonjehere duket sikur interferojne keq me ngjyrat e veshjeve. Just saying :P

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahaha t'i mire ben qe ma thua, se keshu me shtin me shume ne mendje nje gje qe une e di edhe vete...:D Une i kam syzet me skelet pak me serioz, kam dhe syzet me skelet te kuq, por ka vetem nje problem, ngaqe ne fillim i kam dashruar keto syzet me kete skeletin, tani sa here qe behem gati te dal nga shtepi dhe ve syzet e tjera, ne momentin e fundit i heq se me duket sikur s'me shkon me asgje pervec ketyre :(

      Delete
    2. E di shume mire si ndihesh. Cfaredo qe te kesh veshur e sido qe te dukesh, je e sigurte qe duke patur syzet e tua roze do dukesh ashtu sic do ti dhe jo serioze apo "nerd".
      Te kuptoj shume mire :)

      Delete
  4. Kete fundin duhet ta kesh H&M. Si fundin tend kam un nje kemishe. Me pelqen shume veshja! Po evulon cdo dite e me shume per mire stili yt.

    ReplyDelete
  5. edhe mua me pelqen kjo veshje dhe me pak guxim do ta quaja veshjen me te mire te blogut tend :))

    ReplyDelete
  6. Me kaq publicitet sa i bere ti Simones, tani edhe une mezi pres ta degjoj kengen e tij "Pa Kufj". Sa per balerin eshte i talentuar. Me vjen mire qe ka shume e me shume te huaj qe zgjedhin Shqiperine per te qendruar, jetuar, punuar dhe argetuar, per vite me rradhe. =)

    Sa te bukurrrrr fundi & xhaketa!!! Ne fakt gjithcka qe ke veshur ketu me pelqen: kepucet, fundi, rripi, byzylyket, canta, bluza (kam nje shume te ngjashme me tenden), varesja, xhaketa (nga kembet te koka pra). Por ne vecanti fundi & xhaketa. Ku e ke blere nje xhakete ne ate te verdhe aq te bukur & virbrante? Do shkojme ndonjehere shopping bashke? Kjo veshje eshte 100% stili jot. Mgjth eshte edhe dicka qe une do e vishja se i adhuroj fundet e shkurter, xhaketat me ngjyra dhe feminitetin sikurse elegancen.

    ReplyDelete
  7. Edhe mua me pelqeka shume veshja! Nje pyetje per ty po edhe per gocat komentuese: A mos duheshin reçipetat ngjyre bezhe? Ta kem parasysh dmth po pata ndonje bluze te ngjashme.

    P.S Adela qenka shemtuar pak :/
    Fatma shume e mire.
    M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. M. ne fakt recipetat bezh i kam, po nuk e di pse duken te bardha :(

      Delete
  8. Mooosss! Nuk mjaftoi qe Shqiperia te huazonte prej Italise menyren me te shpifur te arritjes se suksesit - kompromisin nepermjet zhveshjes nga vlerat - por tani i duhet t'i dhuroje famen disa talenteve qe kerkojne ta arrijne ate me nje hapje-mbyllje sysh. Kledi Kadiu, Saimir Pirgu, e shume te tjere, iu eshte dashur te bejne pune nga me te rendomtat ne Itali per te mbijetuar dhe fale talentit dhe kembenguljes se tyre ia kane dale mbane, kurse ky tipi (per te cilin skam degjuar ndonjehere, ndoshta ngaqe urrej gjithçka made by maria de filippi) na u be VIP me te zbarkuar ne toke shqiptare. PFFFF

    ReplyDelete
  9. lat nam, si ne vitet 90 nderroni bluzat akoma...

    ReplyDelete